Gjendja e fushës Air Albania është dëmtuar dhe rrezikon ndeshjet e Evropës të dy skuadrave të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, në Conference League. Për shkak se ka qëndruar rreth 1 muaj e mbuluar dhe në tapetin e saj janë zhvilluar dy koncerte, gjendja e fushës aktualisht nuk është e përshtatshme për lojën e futbollit. UEFA është ankuar dhe momentalisht gjasat më të mëdha janë që Partizani me 11 korrik të luajë në Elbasan Arena dhe Tirana me 15 korrik në Durrës ose Laç. Gjithsesi si Tirana ashtu edhe Partizani shpresojnë te ndonjë rikuperim dhe që UEFA të mbyllë një sy.
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.Begaj thirri në konsultë Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.Pas kësaj konsulte, Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për…
Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të hetojë çështjen e 21 janarit. Vendimi u vihet në dispozicion edhe palëve. Kujtojmë se në 21 janar, gjatë demonstratës humbën jetën 4 protestues. Ngjarje ende nuk është mbyllur dhe zbardhur plotësisht.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Llogara të Vlorës ku po inaugurohet tuneli më i gjatë në Shqipëri. Rama u prit me iso dhe me daulle, ndërsa disa qytetarë i uruan dhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin e lindjes. Më pas u ngjit në autobusin me qytetarë për të përshkuar tunelin 6 km. “Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë,…
Policia e Tiranës ka vendosur 13 mijë gjoba vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, në lidhje me shkeljen e nenit 189, ku parashikohet vepra e mos respektimit të këmbësorëve.Blutë i bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullate qarkullimit rrugor.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni do të jetë në një ekip tjetër sezonin e ri. Drejtuesit e Eintrakt Frankfurtit e kanë huazuar tek një klub tjetër gjerman, Igolstad që është pjesë e ligës së tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.
Këshilli i Ministrave ka nisur procedurën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, pasi KQZ shpalli sot të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, duke hapur kështu vakancën për një kryetar të ri. Me anë të një kërkesë zyrtare drejtuar Presidentit Bajram Begaj, Këshilli i Ministrave ka njoftuar kreun e shtetit për krijimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, duke kërkuar kështu caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor. “Nisur nga sa më sipër dhe në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe neni…
Autoritetet në Shqipëri janë indiferente për kapjen, për tregtinë dhe për eksportin e shpendëve të rrallë. Qindra dyqane dhe dhjetëra faqe online plotësojnë dëshirat e atyre që duan të kenë në shtëpinë apo në lokalin e tyre një shpend ose një kafshë të egër ose të rrallë. Organizatat, që mbrojnë kafshët, japin alarmin për fenomenin që shtohet. Ligjet lënë hapësirë për institucionet, që ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit. “Papagallin e rrallë, që e kisha parë në internet, e gjeta më lehtë nga sa e mendoja”. Kështu e nis rrëfimin Daniela, një 16-vjeçare nga Tirana, e cila tashmë po e rrit shpendin…
Ish konkurrentja e edicionit të parë të spektaklit televiziv “BBVK”, Juliana Nura feston sot ditëlindjen. Që pas daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, ajo është bërë një nga personazhet më të diskutuara të showbizit shqiptar. Po e themi këtë, sepse Xhuli ka festuar ditëlindjen deri në orët e para të mëngjesit me një emër shumë të njohur. Bëhet fjalë për futbollistin Amir Rrahmani. Goxha interesante apo jo? Xhuli është përfolur shumë për një romancë me reperin Noizy, histori të cilën ajo e rrëfeu përgjatë izolimit në BBVK. Në anën tjetër, Amiri mbetet i dashuri i fundit publik i këngëtares…
Pas një pushimi 2-ditor, Euro 2024 rifillon sot me dy supersfida, që konsiderohen si finale të parakohshme. Në orën 18:00 do të luhen ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë. Të dy ekipet janë ndër skuadrat pretendente për të fituar Kampionatin Europian. Ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja tjetër Portugali-Francë, ku nuk do të mungojë dueli Ronaldo-Mbappe.
Metorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme. Sot na pret një ditë plot me diell. Intervale të gjata me kthjellime. Më të dukshme gjatë vijës bregdetare dhe zonën e ulët. Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave që janë më të fokusuara në zonat malore. Në orët e para të mëngjesit kemi pasur një rritje të lehtë të temperaturave. Në mesditë presim që temperaturat të ngjiten në 36 gradë celcius. E shtuna dhe e diela do jenë mjaft të favorshme për ata që…
Gati 90 emigrantë që ishin nisur drejt Evropës vdiqën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Mauritanisë në fillim të kësaj jave, thanë të enjten agjencia shtetërore e lajmeve dhe një zyrtar lokal. “Roja bregdetare mauritaniane gjeti trupat e 89 personave në bordin e një anijeje të madhe që u fundos të hënën më 1 korrik në brigjet e oqeanit Atlantik” rreth katër kilometra (2.5 milje) nga qyteti jugperëndimor i vendit, Ndiago, tha agjencia e lajmeve, raporton The Guardian. Agjencia citoi të mbijetuarit të thoshin se anija ishte nisur nga kufiri…