Beleri në KQZ: Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotme, dikush do të nxjerrë gështenjën nga zjarri me duart e KQZ. Të gjithë institucionet janë bërë pjesë e padrejtësive që më janë bërë mua. Siç erdha sot këtu, mund të kisha shkuar në Himarë të betohem. Unë duhet të betohem jo të më shkarkojnë, jam i qartë që mandati im ka mbaruar. Duket arroganca e tyre, duan të bëjnë zgjedhje në mes të gushtit kur gjithë bota bën pushime dhe në Himarë bëjnë të ardhura për të gjithë vitin. Pse KQZ duhet t’i bashkohet kësaj. Kanë frikë se do…
Author: tirana
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armë dhe municion në çantë. Si rezultat i operacionit të koduar “Second”, u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak. Blutë njoftojnë se gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan.
SPAK kërkoi 1 vit burgim për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj. Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore. Zenelaj është i pandehur për akuzën “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur”.
Tubimi Kombëtar mund të dështojë të marrë shumicën absolute në Parlamentin francez pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë. Sipas një sondazhi nga Elabe për BFMTV dhe La Tribune Dimanche, i publikuar këtë mëngjes, RN mund të arrijë 200-230 vende në parlament, nga 289 vende që kërkohen. Rezultatet e sondazhit Tubimi Kombëtar 200-230 Fronti i Ri Popullor 165-190 Aleatët e Macron 120-140 Por Marine Le Pen e konsideron si një shans serioz për shumicën absolute, raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë. Është mëngjesi i së premtes dhe fushata së shpejti po arrin në përfundimin e saj. Marine Le…
Fredi Beleri është shoqëruar sot në ambientet e KQZ, ku në orën 10: 30 do të mbahet mbledhja për shqyrtimin e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Mbledhja e cila u mbajt fillimisht paraditen e djeshme, u shty për sot pas kërkesës së Belerit për të qenë i pranishëm dhe për të shtruar argumentet e tij.
Policia e Shkodrës vijon kontrollet intensive në të gjithë qarkun në kuadër të operacionit “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe asgjësuar 14 209 fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë kontrolleve: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi; -shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi; -shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi; -shërbimet e…
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion blic në orët e para të mëngjesit të së premtes për personat e shpallur në kërkim. Bëhet me dije nga burimet për media se janë kontrolluar disa banesa. Burime bëjnë të ditur gjithashtu se janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për drogë. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia e qytetit në lidhje me këtë operacion.
Argjentina fitoi kundër Ekuadorit me penallti 4-2, pasi koha e rregullt mbaroi në barazim 1-1, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Amerikës. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lisandro Martinez për argjentinasit, duke i dhënë avantazhin të tijve, rezultat që do të arrinin ta mbanin deri në minutën e dytë shtesë të lojës. Pikërisht në “frymën e fundit”, Ekuadori provoi shanset e fundit për të gjetur baraspeshën dhe e bëri, pasi Kevin Rodrigez shënoi për ta, duke e dërguar ndeshjen në penallti. Ju rikujtojmë që formati i Kupës së Amerikës është i tillë, që nëse koha…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën ku gjendet vatra e zjarrit e cila u aktivizua ditën e djeshme në Qafën e Llogarasë. Në një postin më rrjetet sociale, Peleshi shkruan se vatra është shuar plotësisht. Ai është treguar i rreptë edhe me autorët e ngjarjes. “Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, shkruan Peleshi.
Një azilkërkuese shqiptare lezbike mund të deportohet pas një beteje ligjore gjashtëvjeçare, në të cilën apeli i saj “i pashpresë” kundër largimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë. E njohur vetëm si L.A, e cila hyri fshehurazi në Britani në anën e pasme të një kamioni në nëntor 2018, pohoi se si lezbike myslimane do të persekutohej nëse largohej nga Britania e Madhe dhe kthehej në Shqipëri. Kjo ndodhi pavarësisht se një gjykatës vendosi se nuk kishte asnjë provë për ndonjë rrezik që ajo të lëndohej ose persekutohej nëse kthehej në vendin e saj. Tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë…
Policia e Skraparit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar vëllanë e tij pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë asgjësuar 342 bimë cannabisi, ndërsa janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. “Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. Q., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krastë”, njofton policia. Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari është autor i kultivimit të 342 bimëve narkotike, në fshatin Krastë, si dhe se kishte hapur 100 gropa në zonë, me…
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se është fatkeqësi që flamuri i luftës antikorrupsion i është lënë nga opozita, Edi Ramës, për të cilin u shpreh se është arkitekti i korrupsionit. Ai tha se opozita duhet të bëjë luftë të ndershme dhe totale jo vetëm ndaj Ramës, por ndaj regjimit të tij të kalbur. “Edi Rama do ta përdorë dhe ka për të bërë spektakël me arrestimin e Beqajt dhe është fatkeqësi, sepse ky është arkitekti, që ky lloj flamuri i luftës kundër korrupsionit i lihet Edi Ramës nga opozita. Gabimi që bën opozita është obsesioni…