Author: tirana

Një tjetër kategori e punonjësve në institucionet arsimore që do të përfitojnë nga rritja e pagave janë edhe oficerët e sigurisë në shkolla. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në një takim me oficerët e sigurisë në shkollat e Tiranës, foli për rritjen e pagave dhe nënvizoi forcimin e ndikimit të rolit të tyre në perimetrin e shkollës, për parandalimin e fenomeneve dhe ngjarjeve që cënojnë sigurinë e fëmijëve. “Për oficerët e sigurisë në shkolla do të kemi një rritje page mesatare rreth 13 mijë lekë të reja për këtë pozicion pune dhe në tërësi rritja e pagave do të shkojë…

Read More

Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, me pretendimin se ka përfunduar dënimin. Në kërkesë thuhet se “lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit”. Kërkesa e Dajtit vjen pak ditë pasi Gjykata e Lartë e dënoi atë me burgim të përjetshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit, që e dënonte Dritan Dajtin me 25 vjet heqje lirie. Dajti u cilësua fajtor për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në masakrën…

Read More

Policia ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës një shtetas nga Kosova, i dyshuar për kontrabandë ilaçesh, ndërkohë që është proceduar penalisht një tjetër person, pasi nuk deklaroi në kufi shumën prej 13 mijë euro, e cila është mbi kufirin e lejuar të mosdeklarimit. Policia bëri të ditur se ka sekuestruar sasinë e medikamenteve, por edhe shumën e parave. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Morinë, në hyrje/dalje, të bazuar në analizën e riskut, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi, u goditën 1 rast i kontrabandimit…

Read More

Policia greke ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollet në burgjet e Janinës, pas skandalit të publikuar pak ditë më parë, ku një shqiptar që ishte edhe kapoja i një bande kriminale festoi në qeli ditëlindjen me kokainë, celular dhe tortë. Mediat greke bëjnë me dije se së fundmi në burgun e Janinës është gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë, e cila ishte e ndarë në disa pjesë dhe i përkiste grupit të “shkatërruar” pak ditë më parë. Lexo edhe : Gjatë një kontrolli emergjent nga punonjësit e burgut , mesditën e së enjtes, në ambientet e përbashkëta të…

Read More

Një 23-vjeçar në Divjakë është plagosur me thikë nga babë e bir pas një sherri për motive të dobta. Policia bën me dije se për këtë ngjarje është arrestuar shtetasin M. M., 54 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i riu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Laert Haxhiun Masat janë marrë në lidhje me Masakrën e Lushnjes dhe deklarimet e Artan Tafanit. Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Apelit më 24 prill 2024, si autor i masakrës së Lushnjës ku humbën jetën dy të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Read More

Sërish tym e goma të djegura në protestën e opozitës të organizuara paraditen e sotme para bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 15-të e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Pasi vendosën 4 goma njëra mbi tjetrën e hodhën një shishe me benzinë të shkujdesur i vunë flakën. Një militant u gjet në befasi e gati sa rrezikoi të përfshihej nga flakët. Ndërkohë një militant hidhte vezë. Protesta zgjati për gati 30 minuta dhe pjesëmarrja ishte e vogël.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premte zonën e Riminit në Itali. Një nënë e re është hedhur nga pallati së bashku me djalin e saj të mitur 6-vjeç, duke ndërruar jetën në vend. Sipas policisë, dyshohet se gruaja vuante nga depresioni, ndërsa deri më tani nuk janë zbardhur aryset e vërteta të kësaj ngjaejë të rëndë. Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte lënë në banesë edhe një shënim, që e kishte shruar para se të ndërmerrte aktin ekstrem.

Read More

Në protestën e 15 para Bashkisë së Tiranës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka sulmuar Altin Dumanin. “Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, pas telefonatës nga një turist çek që kërkonte ndihmë sepse i kishte humbur dokumenti i identifikimit, gjatë kohës që lëvizte me biçikletë, bashkë me një turiste tjetër çeke, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, shërbimet e Policisë iu kanë shkuar në ndihmë 2 turistëve dhe së bashku me ta kanë kërkuar përgjatë itinerarit të lëvizjes, por nuk kanë mundur ta gjejnë dokumentin e identifikimit. Më pas, turistët janë mirëpritur në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe turisti që kishte humbur dokumentin e identifikimit u pajis me vërtetim për humbje dokumenti, dokument që mund ta përdorë për të marrë…

Read More

Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), eksperti i sondazheve Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër anketë elektronike më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Gjithashtu, Zaloshnja ka kryer edhe një analizë të vdekjeve/plagosjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore për dekadën e fundit. Gjetjet e analizës së sigurisë dhe barometrit të funditGjatë 6-mujorit të parë të parë…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë këtë të premte vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash. KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. “Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim. Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.…

Read More