Author: tirana

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Vendimi është marrë me kërkesë të SPAK, ndërsa Goro dyshohet se ka konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës. “Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi J. G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi A. B. dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim me nenin…

Read More

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u bë i famshëm për një seri kontratash kontroverse koncesionare në sektorin e shëndetësisë, dy prej të cilave janë nën hetim, por në fakt arsyeja se pse ai përfundoi në pranga mëngjesin e së enjtes nën akuzat e korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private lidhet me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi, detyra e së cilës ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të donatorëve, të cilat përfunduan,…

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bota islame duhet të marrë menjëherë iniciativa dhe të punojë së bashku për të ndaluar Izraelin, gjatë një takimi me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Ata u takuan me rastin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, samiti ku mori pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë mesditën e sotme në një banesë në afërsi të shkollës Raqi Qirinxhi, në lagjen numër 18. Mësohet se në banesën në fjalë ka rënë zjarr, e për pasojë një grua që ndodhej brenda ka tentuar të largohet dhe ka rënë nga ballkoni i katit të 4-rt. Sipas dëshmitareve në vendngjarje gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është mbajtur tek kondicioneri, por është rrëzuar. korce Mësohet se ajo është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa thuhet se ndodhej e vetme në banesë. Aktualisht vendngjarje ndodhet policia, e cila…

Read More

Vendimi që rishikon në rritje pagat e punonjësve mësimorë në institucionet e arsimit tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet nga 1 korriku e në vijim. Sipas vendimit me tabelat e publikuara përbri shkrimit, në këtë rritje përfshihen punonjësit mësimorë (mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në: a) arsimin parashkollor; b) arsimin fillor; c) arsimin e mesëm të ulët; ç) arsimin e mesëm të lartë; d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve; dh) qendrat kulturore të fëmijëve; e) konviktet…

Read More

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria shqiptare do të financojë 5 qarqet më të mëdha për votimin elektronik. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Gjiknuri ka thënë se në këtë formë numërimi votash, kursehen para dhe rezultati del brenda 1 ore. Damian Gjiknuri: Nuk kemi asgjë konkrete nga opozita për të adresuar votën e diasporës mbi parimet siç i kanë propozuar përfaqësuesit e diasporës, të cilët së bashku me disa deputetë të opozitës, ne kemi marrë për bazë propozimin që kanë sjellë disa deputetë të opozitës për të përfshirë votën e diasporës. Ajo duhet të jetë baza…

Read More

SPAK ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas SPAK, Beqaj abuzoi me fondet e SASPAC kur ishte në krye të këtij institucioni përgjatë vitit të fundit. Prokuroria e Posaçme thotë se Ilir Beqaj kreu procedura prokurimi fiktive në krye të këtij institucioni, duke organizuar një skemë mashtrimi për përfitim në lidhje me një restorant në qendër të Tiranës, pas të cilit fshihet vetë Beqaj. Gjithashtu, SPAK thotë se Ilir Beqaj e ka fshehur pasurinë që nga viti 2020 e në vazhdim. Njoftimi zyrtar i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…

Read More

Armand Duka, kreu i FSHF-së, në një intervistë për “Sportitalia”, preku shumë tema, nga Evropiani, te yjet kuqezi, e deri tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho: “Treguam gjëra të bukura në këtë Evropian për të cilat jemi krenar, pavarësisht se ndodheshim në atë që u cilësua si grupi i vdekjes. Mendoj se kemi bërë paraqitje të mira në të tre ndeshjet, jam i kënaqur, përveç rezultateve. Nëse do të ishim pak më të kujdesshëm dhe interligjent mund të kalonim grupin, u shpreh Duka duke u ndalur më pas tek e ardhmja e Sylvinho-s: Kontrata e trajnerit përfundoi pas Evropinait, por…

Read More

Krijimi i Qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira është opsion i duhur politik për Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. “Patjetër që duhet një qeverisje kujdestare për zgjedhjet e cila të ndalojë burimet e shtetit për interesa zgjedhore. Të shkëpusë marrëdhënien e shtetit me krimin e blerjeve të votave”, tha Mediu. Por në intervistën për RTSH-në, Mediu shtron pikëpyetje për mënyrën sesi shkohet tek krijimi i kësaj qeverie, apo tek mjetet me të cilat opozita duhet t‘i imponohet mazhorancës për ndryshimet në kodin zgjedhor. Skeptik se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, apo do të ndryshojë kodin…

Read More

Partia Socialiste ka gati pr/ligjin për votën e diasporës. Nga foltorja e Kuvendit Damian Gjiknuri bëri thirrje për ta kaluar pr/ligjin brenda korrikut dhe zbulon detajet. “Opozita nuk kishte një drejtim t saktë, se kush do të merrte përsipër që të udhëheqtë tryezën për reformën zgjedhore. Më vonë u përçanë se ishte problemi i vulës. Dështimi i reformës zgjedhore qe i parashkruar. Me vullnetin e mirë si maxhorancë krijuam një mekanizëm dialogu. Duhej të adresohej vota e diasporës. Ne ofruam që të përfshijmë votimin dhe numërimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit.”, tha ai.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit: P. D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën; Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Projekti ambicioz i vajzës dhe dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit merr sërish vëmendjen e mediave amerikane. Gjatë një interviste në podcasting e Lex Friedman, Ivanka Tramp ishte entuziaste për Eko-resorti luksoz në ishullin e Sazanit që po e zhvillon së bashku me bashkëshortin Jared Kushner. Bëhet fjalë për disa vila që sipas projektit do të jenë gjysmë të futura në tokë, me pamje spektakolare nga bregu i Sazanit dhe ballkon panoramik. Ajo tregoi se po bashkohet talenti arkitekturor dhe market me prestigjioze botërore për investimin në Shqipëri prej 1 miliardë dollarësh. “Tani për tani unë jam duke…

Read More