‘Ndizen’ gjakrat në Kuvend. Pasi iu ndërpre fjala dhe nuk iu dha për procedurë, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka i janë afruar foltores së Kuvendit. Kjo ka bërë që punonjësit e Gardës që ngriheshin dhe të vendoseshin në rresht para Nikollës dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Nikolla; Boll me fyerjet! Uluni në vend, uluni në vend zoti Bardhi.Bardhi: Duam fjalën për procedurë!
Author: tirana
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka krijuar tension në seancën plenare të së enjtes në Kuvend. Bardhi u revoltua pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj, nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Bardhi, pasi mori fjalën, u tregua i ashpër, duke thënë se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën.Në fund të fjalës së tij, Bardhin nuk e mbajtën nervat dhe theu mikrofonin në foltore.
Me tone të ashpra ka nisur seanca e Kuvendit, teksa Çuçi kërkon përjashtimin e Bardhit pasi ky i fundit u përplas në debat me Erion Braçen. . Bledi Çuçi: Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që nuk është për një kryetar grupi. Duhet të përjashtohet!
Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke Braçe nuk dëgjohet Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty Ti mos folfare zëdhëns i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jotë që nuk ndërhyni në kreditë e kqia Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalin që përdori ai.
Nikolla: Është kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit. Kërkesa për interpelancë nuk pranohet. Argumentat i kam parashtruar në shkresën e përmendur më herët në bazë të nenit 89 pika 3 e rregullores. Bardhi: Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ty. Interpelanca nuk është mjet për debat politik por mjet për llogari dhënie. Kushtetuta që zotrote që je betuar mbi të, kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës për interpelancës. Një frikacak ka frik të japë shpjegime dhe llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Ka…
Policia e Shtetit ka publikuar sot masat në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme. Njoftohet se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Policia ka bërë thirrje për drejtuesit e protestës për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, referuar ngjarjeve në protestat e mëparshme. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit bën me dije…
Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë një 35-vjeçar ka humbur jetën. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Pas një njoftimi, një ekuipazh patrullë radio i policisë e Oberhausen shkoi në Gertrudstrasse në Altstaden-Ost në Gjermani. Efektivët vunë re një dritare të mbuluara me fletë metalike. Zhurma nga një sistem ventilimi, shtoi dyshimet për funksionimin e një plantacioni të paligjshëm. Një urdhër kontrolli në iniciua nga Departamenti i Hetimit Kriminal 12 i Departamentit të Policisë Oberhausen dhe u lëshua nga një gjykatë në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut. Pas hyrjes në shtëpinë e një familjeje, kontrolli zbuloi një plantacion të madh me rreth 1200 bimë marijuanë në disa dhoma. Një mashkull shqiptar 31 vjeç është gjetur në vend…
Drejtoria e Tatim Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë ka njoftuar se, duke filluar nga ky vit, të gjitha detyrimet vjetore të bizneseve do të dërgohen edhe përmes postës elektronike. Ky ndryshim nuk përjashton ende dërgesën e njoftimeve me postë tradicionale, por ka për qëllim të lehtësojë procesin e informimit të bizneseve dhe të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve publike. “Ne jemi të përkushtuar për të modernizuar dhe përmirësuar shërbimet tona për qytetarët dhe bizneset. Dërgimi elektronik i detyrimeve vjetore është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të këtij procesi dhe do të sjellë lehtësime të mëdha për bizneset, duke…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, me një 64-vjeçar që ka plagosur me thikë dhëndrin e tij. Sipas raportimit të Policisë, 46-vjeçari me inicialet L. D. Është shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu Policia njofton se falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin P. D., 64 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi P. D., e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçarit fillimisht…
Presidenti Joe Biden në mënyrë absolute “nuk po e konsideron” dorëheqjen , tha të mërkurën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ndërsa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me gjendjen e presidentit pas performancës së tij të dobët në debat javën e kaluar. Guvernatorët demokratë shprehën mbështetje për Biden pas takimit me të dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë. Të martën, presidenti pranoi privatisht se ditët në vijim janë sa i takon zgjedhjeve. Ndërkohë, ish-Presidenti Donald Trump nuk pati asnjë zhvillim në fushatë, por vazhdon të ketë aktivitet lidhur me betejat e tij të shumta ligjore.…
Radhë të gjata me dy korsi në tokën neutrale në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kristopologys. E gjithë kjo bëjnë me dije burime të siguruara ka ardhur për shkak se pala greke punon me personele të reduktuara pasi ka mungesë personeli. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm janë të detyruar të presin mes dy doganave për më tepër se një orë. Autoritetet tona të kufirit mësohen të kenë patur takime me homologët grekë për gjetjen e një zgjidhje për të shmangur keshtu radhët pasi fluksi në orët në vijim mund të rritet me tepër. Pala…