Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan – Korçë, ka pezulluar 19 punonjës policie. AMP ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë. Ndërkaq, AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve, përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë.
Author: tirana
Aleatët e NATO-s janë pajtuar t’ia japin Ukrainës 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për vitin e ardhshëm, raportuan mediat të mërkurën. Diplomatët kanë thënë për Reuters dhe agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u kishte kërkuar aleatëve që para samitit të muajit të ardhshëm në Uashington të zotoheshin për ndihmë vjetore prej 40 miliardë eurove për disa vite për Ukrainën, por vendet anëtare nuk e mbështetën kërkesën e tij. Megjithatë, ato u pajtuan që marrëveshja të përfshijë një provizion për rivlerësimin e kontributeve të aleatëve në samitet e ardhshme të NATO-s, sipas një…
SHBA- Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin e parë të Kategorisë 5 këtë vit dhe shtete si India dhe Kina po përballen me reshjke rekord shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem do të bëhet normë si rezultat i ndryshimeve klimatike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aru Pande njofton nga Uashingtoni, ku Presidenti amerikan Joe Biden shpalli masa të reja klimatike për rimëkëmbje. Uragani Beryl po i afrohet Xhamajkës pasi kaloi nëpër pjesën juglindore të Karraibeve. Peshkatarët si Clive Davis po përpiqen të përforcojnë barkat e tyre. “Stuhia tropikale u shndërrua shumë shpejt në uragan. Kaq…
Tre prindër janë proceduar nga policia e Durrësit, pasi kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e plazhit. Konkretisht tre shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S., akuzohen nga autoritetet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë sot e pranishme në ceremoninë shtetërore të përcjelljes në banesën e fundit të Ismail Kadaresë. Përmes një statusi Osmani ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja teksa shkruan se veprat e Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Më tej Osmani shprehet se aftësia e tij për të ndërthurur mitet dhe realitetin e bëri një nga më të veçantët dhe të fuqishmit në letërsinë bashkëhore. Postimi i plotë i Osmanit: “Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të Laert Haxhiut, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të masakrës së Lushnjës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar. Sakaq, Balla ka theksuar se po vijon puna për të goditur pandëshkueshmërinë. Reagimi i ministrit Balla: GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave…
Vlora, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, ka shumë për të ofruar. Zbuloni plazhet e tij të mrekullueshme, historinë spektakolare dhe kompleksin e ri të Marinës, shkruan Joseph Reaney në një artikull të botuar në “National Geographic”. E rrethuar nga ujërat blu dhe peizazhi i gjelbër, me detin Adriatik të pabesueshëm të kaltër në njërën anë dhe Malet e Vetëtimës të mbështjellë me pisha nga ana tjetër, Vlora ka magjepsur vizitorët vendas që nga ditët e Homerit. Por vetëm tani – pasi Shqipëria po bëhet një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë – më…
Në javën e parë të qershorit, Fredi Beleri, u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”. Por ndonëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me dy vjet burg për blerje votash, i ka kundërshtuar pa reshtur akuzat e ngritura kundër tij, Gjykata e Posacme e Apelit vendosi sërish ta lërë në qeli. Mechtild Roos, lektore në Universitetin e Augsburgut në Gjermani, eksperte e Studimeve Europiane dhe veçanërisht Parlamentit Europian, i tha DW se…
Getoar Selimi feston sot ditëlindjen dhe urimi i Marinës ishte vërtet special. Ajo zgjodhi disa fjalë romantike për ta uruar bashkëshortin për ditëlindje. Përkrah një fotoje të tij, moderatorja ka shkruar: “Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Unë lutem që kjo flakë të mos vdesë kurrë. Gëzuar ditëlindjen, zemër. Ti je burri dhe babai më i mirë ❤️
Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e tentativës për vrasje. Sipas mediave vendase, i riu shqiptar ka goditur me thikë dy persona pas ndeshjeve evropiane të futbollit. Dy rastet kanë ndodhur pak ditë më parë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani ku garonin skuadrat e Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Spanjës. Gjithçka ka ndodhur pasi disa shqiptarë kanë nisur të festojnë për fitoren e Italisë kundrejt Shqipërisë. Sherri ka degjeneruar me përdorimin e thikës, ku njëri prej tyre ka plagosur një tjetër të ri me origjinë shqiptare. Po ashtu,…
Laert Haxhiu është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Greqia. 32-vjeçari është sjellë në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”. Në një moment, teksa është i ulur në furgonin e blinduar të RENEA-s dhe me pranga në duar Haxhiu kërkon që të mos filmohet “Hiqe kameran ooo”, dëgjohet të thotë ai. Laert Haxhiu është i dënuar me përjetë për vrasjen në 2017 në Lushnjë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës.
Tashmë gjithmonë e më shumë vendi ynë po vizitohet nga emra të njohur botërorë dhe jemi të bindur që shumë shpejt një gjë e tillë mund të kthehet në një gjë të zakonshme, duke qenë se çdo vit e më shumë Shqipëria po promovohet dhe kërshëria për ta vizituar vendin tonë të vogël sa vjen edhe shtohet. Këtë herë bëhet fjalë për regjisorin e famshëm Oliver Stone, i cili ka ardhur në Jalë dhe ka zgjedhur të drekojë në një prej restoranteve që ndodhet aty. Kujtojmë që Oliver Stone, regjisor i njohur, producent dhe skenarist amerikan, gjatë karrierës së tij…