Numri i familjeve që nuk kanë pronësi mbi banesën e tyre është rritur në mënyrë dramatike mes viteve 2011 dhe 2023, pavarësisht se në Shqipëri ka sot 326 mijë banesa më shumë se sa familje. Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë dramatike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, tregues ky i politikave abuzive në sektorin e ndërtimit dhe i përmasave dramatike të pabarazisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani. Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të Mërkurë në Prokurorinë Speciale. Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, në lidhje me problemin e disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga…
Partia Demokratike i ka dërguar një letër deputetit Lulzim Basha ku i kërkon të dorëzojë gjithçka që i përket PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Sekretari i Përgjitshëm i PD, i ka kërkuar Bashës të dorëzojë ndërtesat që partia ka me qera në të gjithë vendin si dhe domainin zyrtar pd.al si dhe llogaritë e PD në facebook, instagram e tik tok. Nga ama tjetër Noka në letrën që ua ka çuar edhe bankave për dijeni, i ka kërkuar Bashës të mos shpenzojë më nga fondet e PD, duke e paralajmëruar me padi në SPAK.
Njëjtë si numri i maturantëve, edhe ai i studentëve që hyjnë në auditorë sa vjen e ulet. I pari që e reflekton është më i madhi, Universiteti i Tiranës, i cili sa vjen e tkurret. Në tetor do të hyjnë më pak se pesë mijë studentë në vit të parë në gjashtë fakultetet, si dhe filialet e gjuhës angleze dhe administrim biznesit në Sarandë. SHIFRAT Pasi ka marrë propozimet e fakulteteve, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar jo më shumë se 4752 kuota pranimi për vitin e ardhshëm akademik 2024-2025. Ky numër ka ardhur në zbritje graduale, si…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, amanetet e fundit të gjeniut të letrave. Ai tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve. “Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime…
Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama. “Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, u…
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut, përcillet sot për në banesën e fundit. Të shumtë janë personalitetet që kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Homazhet kanë nisur në orën 9:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në homazhe u panë edhe dy ish-presidentët, Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, të cilët nderuan Kadarenë.
Janë mbyllur aplikimet për kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Janë 6 kandidatë që kanë aplikuar për kreun e Gardës, mes tyre edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor dhe aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm. EMRAT: Artan Didi Dritan Osmani Krenar Carcani Klajdi Hajredinaj Ermal Onuzi Jona Lamko Kush është Artan Didi Artan Didi dhe dorëheqjen nga posti i dejtorit të Përgjithshëm i Policisë më 31 mars 2015, detyrë që mbante…
Tre të katërtat e votuesve amerikanë thonë se Partia Demokratike do të kishte një mundësi më të mirë për të mbajtur presidencën në vitin 2024 me dikë tjetër përveç Presidentit Joe Biden në krye të listës, sipas një sondazhi të ri të CNN të kryer nga SSRS. Vlerësimi i tij ka rënë gjithashtu në një nivel të ri të ulët pas performancës në debatin e parë të fushatës presidenciale të këtij viti. Në një përballje midis kandidatëve të supozuar të partive të mëdha, votuesit në mbarë vendin favorizojnë ish-presidentin Donald Trump mbi Biden me 6 pikë, 49% me 43%, identike…
Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest në burg për Islam Sefa, i njohur si një trafikant droge. Këto janë pamjet e prangosjes së tij ditën e mërkurë, vetëm 100 metra larg godinës së SPAK. Arrestimi është bërë në një kafene ku mësohet se po priste një avokat, kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t’i vënë prangat. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se prej disa javësh ndaj Sefës kishte një masë siguri në mungesë, ndërsa mesditën e djeshme ai është lokalizuar në një bar kafe përballë Prokurorisë së Posaçme. Bujar Sefa u dënua vetëm dy ditë më parë me…
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka filluar turin e konsultimeve për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”. Takimi u mbajt fillimisht në Kurbin së bashku me Kryetaren e Bashkisë Majlinda Cara dhe një grup të rinjsh nga Kurbini dhe zonat përreth, dhe më pas në Shkodër me praninë e Nënkryetares së Bashkisë dhe një grupi të rinjsh të gatshëm për të dhënë sugjerimet e tyre. Gjatë këtyre takimeve, të rinjtë patën mundësinë të shpalosnin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e legjislacionit që prek rininë dhe vullnetarizmin. Në…
Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 7 korrik. Tubimi Kombëtar i Marine Le Penit siguroi më shumë vota në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që u mbajt më 30 qershor, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë. Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan për rundin e dytë nga aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, dhe nga koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, u tërhoqën, për t’i…