GJKKO ka lënë në fuqi masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest me burg’ për tre trafikantë shqiptarë që ishin pjesë e një grupi kriminal që e kishte bazën në Francë. Bëhet fjalë për shtetasit Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. NJOFTIM PËR MEDIAT
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai hyri në SPAK rreth orës 10:00. Është e paqartë arsyeja për të cilën Dogjani është thirrur në SPAK.
Opozita ka thirrur një protestë kombëtare mbrëmjen e 11 korrikut, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi i ftuar në “7pa5” në Vizion Plus ka treguar se cilat janë dy kërkesat kryesore të opozitës. Sipas tij gjatë protestës do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit 2023 si dhe krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Luçiano Boçi: Ajo që kërkojmë është që liderit të PD-së, Sali Berisha t’i jepet liri, pasi ndaj tij ka hetim politik. Jo vetëm…
Komisioni i Ligjeve mblidhet këtë të mërkurë për të diskutuar projekt/rezolutën për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku kërkon ndër të tjera më shumë vëmendje për krimet zgjedhore. Në draft, renditen 10 kërkesat e Kuvendit për SPAK-ut. Ligjvënësit kërkojnë hetime financiare për rastet e krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm, terrorizmit dhe pastrimit të parave, hetimet për kriptovalutat. Projekt/rezoluta drejtuar SPAK:
Përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë kolosi i letërsisë Ismail Kadare. Homazhet po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, aty ku shkrimtarit të njohur po i jepet lamtumira e fundit. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.
KPK ka konfirmuar në detyrë Flamur Kapllanin, kryetarin e Gjykatës së Tiranës. Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.
Vlora, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, ka shumë për të ofruar. Zbuloni plazhet e tij të mrekullueshme, historinë spektakolare dhe kompleksin e ri të Marinës, shkruan Joseph Reaney në një artikull të botuar në “National Geographic”. E rrethuar nga ujërat blu dhe peizazhi i gjelbër, me detin Adriatik të pabesueshëm të kaltër në njërën anë dhe Malet e Vetëtimës të mbështjellë me pisha nga ana tjetër, Vlora ka magjepsur vizitorët vendas që nga ditët e Homerit. Por vetëm tani – pasi Shqipëria po bëhet një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë – më…
Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili u vetëvra duke pirë fostoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive. Trashaj u shpreh se janë të shkuar për ngjarjen tragjike, ndërsa ka treguar dhe bisedën e fundit që i ati ka bërë para se të ndërmerrte aktin. “Ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë”, u shpreh ai. Ndër të tjera ai theksoi se…
Është zbardhur dëshmia e oficerit të krimeve, Vilson Zhuri, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Efektivi Zhuri ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me persona, por dyshon se ngjarja lidhet për shkak të detyrës që ushtron. Prej dy vitesh, Vilson Zhui punon si oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit dhe sipas burimeve policore sulmi me tritol mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në këtë zonë. Efektivi herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela droge. Ngjarja ndodhi rreth orës…
Disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Durrës, nën akuza të ndryshme. Policia e Durrësit ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte; Po ashtu arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka ndaluar edhe shtetasin në kërkim V. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim,…
Do të përcillet sot për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqip, Ismail Kadare! Homazhet po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës. Kortezhi pritet të niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahen një minutë heshtje për nder të Kadaresë.
Pas dy tërmeteve me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter, që tronditën Kretën mbrëmjen e së martës, një lëkundje e re sizmike ka ndodhur në ishull. Më konkretisht, në orën 02:50 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, me qendër 19 kilometra në jug të Porteve Kala të Heraklionit.Thellësia fokale e lëkundjes sizmike u vlerësua në 16.5 kilometra. Kujtojmë se fillimisht në orën 21:52 të së martës mbrëma ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter me epiqendrën e tij 16 kilometra në jug të Kala Ports të Heraklionit (kishte një…