Author: tirana

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda. Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse. Presidenti Begaj e konsideroi domethënës faktin që vizita e tij përkon me vitin kur Polonia kremton 25-vjetorin e anëtarësimit në NATO, 20-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe 35-vjetorin e shembjes së komunizmit. Biseda mes Presidenti Begaj dhe homologut polak Duda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin përballë zhvillimeve rajonale…

Read More

Socialistët po bëhen gati për planin B për Reformën Zgjedhore në kohën kur opozita këmbëngul për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, si kusht i panegociueshëm. Partia Socialiste nga ana e saj, koalicionet i cilëson si kapitull i mbyllur pas ndryshimevë kushtetuese të 2020. Tv Klan mëson së antarët e mazhorancës që janë pjësë e grupit të dialogut per amendimet në kodin zgjedhor, me ndihmën e ëkspertëve të tyre, po hartojnë një draft të pavarur me ndryshimet që ata mendojnë së i duhet bërë ligjit elektoral. Pika e parë dhe më e rëndësishme është vota e emigrantëve. Në dokumentin jokonsensual të shumicës…

Read More

KSAMIL- Dy jet ski u bllokuan në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit pasi drejtuesit e tyre kryenin manovra të rrezikshme dhe i publikonin në rrjetet sociale. Gjithashtu ata janë gjobitur me me masa administrative. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit u gjobit me 110000 lekë. Ndërsa drejtuesi i mjetit ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar u gjobit me 100000 lekë. Policia e Shtetit Kryenin manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe Shëngjinit, ndëshkohen me masa administrative…

Read More

Liliana Hoxha, bashkëshortja e djalit të dytë të diktatorit Enver Hoxha, Sokolit, ka reaguar e pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Ajo thotë se ai është një legjendë, duke e renditur krah Balzakut, Dostojevskit e të tjerëve. Ajo thotë se ndonëse Kadare ka ikur fizikisht, ai është mes shqiptarëve me veprat e tij dhe ashtu do të jetë gjithmonë “Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan çdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk…

Read More

KOSOVË- Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestua në Lipjan, pasi bëhet me dije se ai ka dhunuar një vajzë. Gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka. Ndërkohë Beka tha se si pjesë e procedurës për ngjarjen është njoftuar AKSP dhe PK. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të…

Read More

Reshjet e shiut që janë duke rënë në qytetin e Vlorës kanë bërë që pushuesit të largohen nga plazhet. Shiu vijon me intesitet në të gjithë qytetin e Vlorës, duke freskuar disi motin, por dhe duke larguar pushuesit nga plazhet e qytetit. Në orët e mesditës reshjet prekën pjesën më të madhe të territorit. Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Read More

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke sjellë si pasojë mosaplikimin e tatimit 15% menjëherë d.m.th. që nga 1 janari 2024 për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale ka krijuar një situatë pak konfuze te subjektet që preken nga ky vendim. Sipas tatimeve janë 25 mijë subjekte që janë klasifikuar si profesione të lira.Sipas tatimeve janë 25 mijë subjekte që janë klasifikuar si profesione të lira. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor në datën 27 qershor. Ndërkohë 1 korriku (pasi data 30 ishte e diel) ishte afati i fundit për subjektet që ta paguanin këstet…

Read More

SHBA – I munguar gjatë fitores kundër Perusë (2-0), për shkak të shqetësimit në kofshën e kontraktuar gjatë ndeshjes së mëparshme kundër Kilit (1-0), Lionel Messi u rikthye në stërvitjet kolektive këtë të hënë me Argjentinën. Ai mori pjesë në të gjithë seancën, por prezenca e tij për çerekfinalen kundër Ekuadorit, e planifikuar për natën e së enjtes deri të premten (3 orë), mbetet e pasigurt. Para ndeshjes kundër Perusë, zv.trajneri Walter Samuel shpjegoi se çështja do të trajtohej në baza ditore. Ky kthim është në çdo rast një shenjë positive, në lidhje me një aktivizim të mundshëm ndaj Ekuadorit.

Read More

Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Sipas demokratëve, Tonin Marinaj: “akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës”.  “Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit…

Read More

Një shtetas italian është arrestuar në Portin e Sarandës pasi iu gjetën në automjet, disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin. Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e…

Read More

Komisioni hetimor dëgjoi sot drejtuesen e shërbimit sekret shqiptar Vlora Hyseni, dëshmi e cila u zhvillua pa praninë e medias për shkak të informacionit të klasifikuar. “Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, tha Vlora Hyseni. Shefja e shërbimit sekret shpjegoi se e kishte të pamundur të paraqitej më herët në komision për shkak të takimit me asistentin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për inteligjencën. Ky sqarim u pasua nga reagimi i mazhorancës e cila i bëri apel kryetarit të…

Read More