Katër persona janë ende të zhdukur në Zvicrën juglindore pasi moti i keq goditi rajonin gjatë fundjavës, duke e rritur numrin në katër të vdekur dhe gjashtë të zhdukur në vend, thanë autoritetet. Sipas policisë së kantonit Ticino – ku lugina Maggia u prek rëndë të shtunën nga shirat e rrëmbyeshëm – katër personat e zhdukur janë dy gra dhe dy burra. Hetimet po vazhdojnë, sqarohet në një deklaratë të lëshuar dje, të hënën, në mbrëmje. Tre persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu që ndodhi gjatë fundjavës në këtë kanton të Zvicrës juglindore. Fati i një burri ishte tashmë…
Author: tirana
Pas ndarjes nga Elia Zharia, Princ Leka nuk fshihet teksa jo vetëm që de në publik me të dashurën e tij Blerta Celibashi, por edhe puthen dhe përqafohen në publik. Në një video të shpërndarë në TikTok, ata janë parë në një qendër tregtare, teksa zbresin shkallët elektrike. Leka e përqafon dhe e puth të dashurën, ndërsa më pas vijojnë pazaret së bashku.
Paraditen e kësaj të marte është finalizuar operacioni policor “Stampa”, ku është arrestuar Metodi Marku, pasi ishte i shpallur në kërkim për për falsifikim të stampave dhe formularëve. “Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës…
Ka reaguar edhe Presidenca Franceze për vdekjen e Ismail Kadaresë. “Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e lëshuar nga Presidenca. Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e…
Hapet gara për aplikime në Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për 400 vende në polici. Sakaq, janë përcaktuar kriteret për aplikantët, vajza dhe djem. NJOFTIMI I POLICISEPolicia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor (DVP, DVKM dhe struktura të veçanta), si vijon: Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125 Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35 Në strukturat…
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, foli në lidhje me të dhënat e Censusit të raportuara nga INSTAT javën e shkuar.Ajo kërkoi që Komisioni Ekonomisë të mbajë një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me tre tema kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.Për Tabakun shqetësimi ka lidhje me procesin dhe mbarëvajtjen e tij duke theksuar një vonesë shumë më të gjatë për disa shifra që mund të dilnin më shpejt dhe së dyti për mungesën e transparencës që sipas saj është një sëmundje e qeverisë dhe institucioneve në varësi të…
Kreu i demokratëve Sali Berisha, në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu. Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse. Referuar fotove të shpërndara, pjesë e delegacionit turk në Tiranë janë ish-kryeministri Davutoglu dhe tre pjestarë nga ekipi drejtues i Partia e së Ardhmes, e hapur nga ish-kreu i ekzekutivit turk pas shkarkimit që i bëri Erdogan. Mësohet se Davutoglu…
Sigurimi i mbrojtje sociale për çdo qytetar në vështirësi dhe garantimi i një jetese me dinjitet përgjatë ciklit të jetës dhe në një mjedis mundësues dhe fuqizues, është vizioni i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Në prezantimin sot të këtij dokumenti strategjik merrnin pjesë Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona Mccluney, Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas si dhe Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi…
Mbrojtësi italian, Comunardo Niccolai ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 77-vjeçare. Klubi i futbollit shkruan për mbrojtësin se ai la në kujtesën e të gjithëve një sportist të madh, një njeri të sjellshëm dhe shumë miqësor. Niccolai hyri në histori si “mbreti i autogolave”. Një gol i bërë me kokë në ndeshjen e Juventusit shtoi shumë pikë në karrierën e mbrojtësit italian. Pas karrierës së tij si futbollist, ai ishte gjithashtu një trajner, duke futur talente si Gianluigi Buffon dhe Francesco Totti në ekipin e të rinjve italianë dhe më pas duke trajnuar edhe kombëtaren e femrave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. K., 52 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bathore, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në zonën midis Ksamilit dhe Butrintit. Forcat zjarrfikëse të Sarandës ndodhen në vendngjarje. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri llogaritet në rreth 1 ha ullishte.
Debati në komisionin e TIMS: Xhemal Qefalia: Për procedurë e kërkoj fjalën Salianji: Për procedurë kërkohet fjala jo për muhabet Qefalia: Je i detyruar të ma japësh dhe kur flas unë duhet të dëgjosh për veprimin që kreve në mbledhjen paraardhëse duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike. Ngatërrove qëllimisht vendin e saj të takimit nga Brukseli në Beograd dhe duhet ti kërkosh ndjesë. Për të mos e zgjatur duhet ta hedhësh në votim për ta zhvilluar seancën sipas kërkesës që bën drejtuesja e SHISH. Salianji: Kam pasur një shkresë, unë e pash atë ditë që kishte qenë në Bruksel një…