SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 19 persona, mes tyre një shqiptar. Sipas SPAK grupi drejtohej nga shqiptari i cili jetonte në vendin tonë, dhe “dirigjonte” në distancë. Rezultatet e hetimeve në Francë Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte…
Author: tirana
Në prag të Samitit të 32 vendeve anëtare të NATO-s që do të mbahet në Uashington me rastin e 75 vjetorit të krijimit të Aleancës, një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet është sulmi rus ndaj Ukrainës. Një diplomat i lartë perëndimor në Tiranë tha pak ditë më parë se mbështetja që Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po i japin Vladimir Putinit në këtë luftë prek drejtpërdrejtë paqen dhe sigurinë në Europë dhe në Botë. “Kina flet për angazhim në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë por faktet flasin për një qëndrim të dyzuar të saj, mes bashkëpunimit të…
Ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS. Sot pritet dëshmia e drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni “Nuk i jam shmangur dëshmisë. Nuk mora pjesë për shkak të angazhimeve të paracaktuara. Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, u shpreh ajo. Salianji: Nuk shoh asnjë element që përbën sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me aspekte procedurale dhe aspekte të zbuluara në…
Gjykata e Posaçme shtyu për më 11 korrik seancën gjyqësore për ish-kryeministri Sali Berisha. Seanca për informacion 2 mujor për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do mblidhet këtë të enjte për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit u dënua me 2 vite burg për akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara vendore. ”Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, thuhet në vendim. Bashkia e Himarës vijon të jetë pa kryetar. Jorgo Goro dha dorëheqjen dhe është në…
Presidentja e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e…
Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. Divorcet sipas grupmoshave tregojnë se shumica e divorceve kulmojnë në grupmoshën 40-50 vjeç. Shumica e popullsisë prej 54,9% rezulton e martuar, 36.6% beqar, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë. Statusi martesor lidhet në mënyra të ndryshme me shëndetin e njerëzve, lindjen e fëmijëve, pjesëmarrjen në forcën e punës dhe mirëqenien e përgjithshme, dhe është një variabël i rëndësishëm në analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale. Gjithashtu, referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat…
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për këtë javë. Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni. E radhës do të zhvillohet ditën e enjte, 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të…
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka njoftuar planet për tërheqjen nga kompeticionet futbollistike ndërkombëtare. CR7 luan Kampionatin e tij të 6 Europian. Mbrëmë, Portugalia u kualifikua me penallti përballë Sllovenisë. Por në pjesën e parë të shtesave, Ronaldo humbi një penallti që u prit nga portieri slloven, duke bërë që ai të shpërthente në lot. Gabimin “e rregulloi” duke realizuar kur ndeshja shkoi me penallti. Tashmë 39-vjeçar, Euro 2024 duket se do të jetë Kampionati i tij i fundit Europian. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai për gazetën portugeze “O Jogo”. “Është padyshim Kampionati im i fundit Europian. Por nuk…
Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve të dyshimta, të ndodhura më datë 1 korrik 2024, përkatësisht në qytetin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Në Prizren, një viktimë mashkull kosovar është gjendur pa shenja jete në rrugën “Shotë Galica”, rreth orës 12:30. Në vendngjarje ka arritur policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, që kanë konfirmuar vdekjen. Me vendim të dhënë nga prokurori, trupi pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Hetimet për këtë rast vazhdojnë. Në një tjetër rast, në Gjakovë, një tjetër viktimë mashkull kosovar është gjendur pa shenje jete, në shtëpinë e…
Kryeministri hungarez Viktor Orban po viziton Kievin për të biseduar me Presidentin Zelensky. Orban dhe Zelenskiy do të diskutojnë mundësitë për paqe në luftën me Rusinë dhe çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, shpjegoi Bertalan Havasi, kreu i zyrës së shtypit të kryeministrit hungarez. Viktor Orban, një nga udhëheqësit më pro-rusë të Evropës, po viziton Presidentin Zelensky, një ditë pasi mori presidencën e BE-së. Është udhëtimi i tij i parë në Ukrainën fqinje që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë më shumë se dy vjet më parë. Burimet në Budapest thanë se planet për udhëtimin u realizuan pas negociatave…