Author: tirana

Nga Emirjon Senja Piramida e popullsisë e publikuar sipas Censit 2024 është një kambanë alarmi për çfarë na pret gjatë dekadave të ardhshme duke na treguar ndërkohë nivelet e larta të shpopullimit gjatë viteve që lamë pas. Mosha mesatare tani në Shqipëri ëhtë 42.5 vjeç, me një rritje të ndjeshme krahasuar me Censin 2011, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare është rreth 79 vjeç. Tani le të ndalemi pak këtu. Ndërkohë që për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës; avancimit të teknologjisë; shërbimeve spitalore; medikamenteve etj., jetëgjatësia mesatare ka ardhur në rritje nga viti në vit në Shqipëri përveç periudhës së…

Read More

Dy shqiptarë u kapën duke i dorëzuar një kilogram kokainë një negociatori në qytetin e Leonding. Nga hetimet paraprake rezultoi se 3 personat po bënin një tregti të shpejtë të substancës. Gjatë kontrollit në shtëpi, hetuesit gjetën 450 gramë të tjera droge. Droga u sekuestrua dhe në kuadër të hetimeve të mëtejshme, efektivët kanë mundur të vërtetojnë se dy shqiptarët dhe negociatori i tyre kishin shpërndarë së bashku gati 1.5 kilogramë kokainë me vlerë rrugore rreth 90 mijë euro. “Një 36-vjeçar shqiptar mori rolin kryesor si klient. Tre të akuzuarit nuk kanë punuar kurrë në Austri. Ata erdhën në Gjermani…

Read More

Shqipëria rezulton të jetë zgjedhja ideale për verën 2024 sepse ofron një ndërthurje të bukurisë natyrore, pasurisë kulturore dhe komoditetit ekonomik, shkruan Francesca Vinciarelli në një artikull të botuar në revistën italiane “Paesi Online” (paesionline.it) Shqipëria, një vend i vogël i kufizuar nga deti Jon dhe deti Adriatik në Evropën Jugore, është i pasur me histori, kultura dhe bukuri natyrore. Kjo mrekulli e Ballkanit është kthyer në një destinacion të njohur turistik, i cili për dekada ishte nënvlerësuar. Për momentin, qytetet e bukura bregdetare të Shqipërisë po marrin njohjen e merituar për plazhet e tyre të pacenuara që të lëne…

Read More

GJERMANI- Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum. Policia lokale tha se një burrë hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme duke e lënë viktimën të plagosur rëndë. Siç raportohet një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje. Gjithashtu autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë.

Read More

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka propozuar që Ismail Kadare të prehet në paqe në varrezat e nderit në Kodrat e Liqënit të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu thekson se Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj. Postimi i Plotë: Ismail Kadare eshte intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj. Shqiptari me i njohur ne bote dhe padyshim, sic shkruan shtypi nderkombetar, nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit te XX. Ai duhet varrosur ne altarin e njerezve te shquar, prane Vellezerve Frasheri, Faik Konicen…

Read More

Një tjetër klub ka dalë në skenë për të ardhmen e Armando Brojës. Evertoni ka gati 30 mln paund për kartonin e sulmuesit shqiptar, të cilin e pret një pagë prej rreth 5 mln paundësh në sezon në “Goodison Park”. Por, shërbimet e Brojës i janë ofruar bardhezinjve të Newcastle. Alexander Isak është objektivi i madh i Chelseat në sulm dhe për të mbërritur tek ai londinezët janë gati të “sakrifikojnë” 3 futbollistë. Mes tyre edhe 23-vjeçarin shqiptar, bashkë me Conor Gallagher dhe Trevoh Chalobah. Lojtarë me të cilët drejtuesit e “Bluve të Londrës” duan të tundojnë bardhezinjve e Eddie…

Read More

Në Shqipëri, martesa dhe struktura familjare janë në transformim të vazhdueshëm, reflektim i ndryshimeve demografike dhe sociale në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Institutit i Statistikave (INSTAT), 36.6 % e popullsisë janë beqarë. Të dhënat e Censit tregojnë se përqindja e individëve beqarë është më e lartë deri në moshën 30 vjeç. Ky fenomen tregon se moshat e reja po e shtyjnë procesin e martesës, duke reflektuar një trend global ku njerëzit zgjedhin të martohen më vonë për shkaqe të ndryshme socio-ekonomike dhe kulturore. Në grupmoshën 45-64 vjeç, rreth 88% e individëve janë në statusin të martuar. Një aspekt…

Read More

FRANCË- Moti i i keq ka përfshirë Europën ku si pasojë kanë humbur jetën edhe disa persona. Bëhet me dije se stuhitë e mëdha me shira të rrëmbyer e rrëshqitjet e tokës kanë marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Francë, Zvicër e Itali. Siç raportohet tre të moshuar kanë vdekur në rajonin verilindor francez Aube gjatë fundjavës kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën po udhëtonin. Ndërsa një person i katërt është në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është zdukur në Zvicër si pasojë pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu,…

Read More

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve. Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre. Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit, Athinës. “Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij. “Kemi…

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimi në vendin tonë. Aleksandër Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Weekend”. Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri

Read More

Rregullorja e re e BE përcakton që deri në vitin 2027 të gjitha pajisjet e vogla smart si celularët të kenë bateri të zëvendësueshme. Kjo mund të bëjë që Apple të prezantojë teknologjinë e re të baterive më shpejt. Aktualisht, iPhone përdor shirita ngjitësi për të mbajtur në vend baterinë, një proces për të cilin duhet një pajisje e veçantë për heqjen e saj. Për t’iu përmbajtur rregullores së re, Apple planifikon të implementojë një teknikë që do të përdorë një rrymë të vogël elektrike për të nxjerrë baterinë. Për këtë metodë ka pasur spekulime që dimrin e kaluar. Gjithsesi,…

Read More