Delegacioni i BE në vendin tonë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Delegacioni i BE shkruan se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. “Lajm i trishtë nga Tirana. Ismail Kadare, një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza…
Author: tirana
Gjashtë persona akuzohen se kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit. Policia e Tiranës ka vëvë në pranga një 32-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur, ndërsa pesë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. “Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M.…
Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkaku i aksidentit ishte lëvizja jo e kujdesshme e automjetit tip Benz në rrugën e ngushtë, duke mos mbajtur anën e duhur në kthesë. Pas kësaj Benzi u përplas me një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e Benzit, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Greqia po përballet me vatra të shumta zjarresh teksa temperaturat kanë arritur mbi 44°C. Dy zjarre të mëdha shpërthyen në Atikë, të dielën pasdite, dhe banorëve iu kërkua të evakuoheshin menjëherë. Rreth 140 zjarrfikës, 39 automjete dhe 8 helikopterë po punojnë për të kontrolluar flakët në Keratea, në jug të Athinës, ku të paktën katër shtëpi janë shkatërruar plotësisht Autoritetet po përpiqen të shuajnë vatra të tjera zjarri në veri të Athinës dhe në ishullin Evia. Situata, sipas tyre, është vështirësuar për shkak të erës së fortë. Harta e Parashikimit të Rrezikut të Zjarreve e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes…
Një 26-vjeçare shqiptare ka përjetuar momente makthi në duart e ish-bashkëshortit të saj i cili tentoi ta mbyste në banesën ku jetonte në Agia Varvara. Ajo po flinte gjumë me fëmijën e saj të mitur, kur papritur u sulmua egërsisht nga ish-partneri i saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur 33-vjeçari shqiptar, i cili mbante një litar në duar, hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij duke rrëzuar derën me shkelma. Ai shkoi drejt 26-vjeçares duke i vendosur litarin në fyt dhe e tërhequr me forcë litarin duke tentuar ta mbyste. Vajza, e cila në…
Dita e sotme e Euro 2024, rezervon një superpërballje mes Belgjikës dhe Francës, ndërkohë që në mbrëmje Portugalia e Cristiano Ronaldos do të ndeshet me Slloveninë.Franca dhe Belgjika u stërvitën në bazat e tyre përkatëse përpara se të synojnë raundin çerekfinal të Euro 2024. Belgjika është kundërshtari më i vjetër dhe më i shpeshtë i Francës. Les Bleus janë përballur me këtë kundërshtarë të paktën 36 herë më shumë se rivali i tyre më i shpeshtë.Përballja e parë ndërkombëtare për këto dy skuadra ishte një barazim 3-3 në Bruksel 120 vite më parë. Belgjika kryeson numrin e fitoreve të 75…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 185/2023, kundër të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/4 dhe 334 të Kodit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për rrugëtimin e Kombëtares në “Euro 2024”, të ardhmen e trajnerit Silvinjo dhe emocionet e takimit Angli-Sllovaki të cilin e ndoqi live. Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian? – Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më…
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka treguar për fillimet e vështira të saj dhe të familjes në Angli. Edhe bashkëshorti i Miss-it Ergysi, ka mbërritur në Britaninë Madhe me kamion, në mënyrë ilegale. Mirëpo, gjatë intervistës në “Top Arena”, ish-banorja zbuloi se si Ergysi (bashkëshorti), edhe këngëtari Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë. “A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami. “Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të…
Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij. “Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se Kadare la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante. “Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare – një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore. Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe…
12 vite më parë, Mario Balotteli kualifikoi Italinë në finale ndaj Gjermanisë, ndërsa sot duket se ish-futbollisti i kombëtares italiane nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Eliminimi i Italisë nga Euro2024 nuk është përjetuar mirë nga futbollisti, i cili dhe pse mungon prej vitesh në kombëtaren e kaltër, është kthyer sërish protagonist jashtë fushës së blertë. Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, 33-vjeçari e kishte tepruar me pijen, ndërsa po shihte duelin me Zvicrën, në një zonë bregdetare në Udine. 33-vjeçari nuk mban dot as ekuilibrin duke u rrotulluar në mes të…