Author: tirana

Shkrimtari i më madh shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare. Botuesi Hudhri ka fiksuar edhe foton e fundit të shkrimtarit Kadare, pak ditë përpara se ai të ndahej nga jeta. Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës. “Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.

Read More

Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Elbasanit në sezonin e ri në Superiore. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi verdheblu përmes një postimi në rrjetet sociale. Postimi i plotë AF Elbasani deshiron te njoftoje te gjithe opinionin futbolldashes ne Elbasan per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakordesuan nderprerjen e kontrates se perbashket. AF Elbasani i percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per te gjithe kontributin e dhene sezonin e shkuar…

Read More

Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Shkodër. Gjatë paradites së sotme (1 korrik), një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallati ku banonte. Ngjarja e parandalua, ndërsa 17-vjeçari me probleme shëndetësore u shoqërua në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. Njoftimi i policisë: Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë. Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme…

Read More

INSTAT ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me rezultatet e publikuara javën e shkuar të Censit të popullsisë në territorin e Shqipërisë. E pranishme ishte dhe Emira Galanxhiu, e cila ka marrë pjesë në Cense në vendin tonë që në regjistrimin e popullsisë së vitit 1979. Nga eksperienca ndër vite, Galanxhiu tregon se ajo që i ka bërë përshtypje ishin arumunët, për të cilët thotë se ka idenë që janë deklaruar shqiptarë. Emira Galanxhiu: Kam marrë pjesë në Cense që në regjistrimin e vitit 1979 dhe në të gjitha të tjera. Në 2011, çdo njeri deklaronte atë…

Read More

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan.Një qytetar që po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë. Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit. Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Ambasada që nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020 shkruan se trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. “Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si…

Read More

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka thënë se procesi i Censit për nxjerrjen e shifrës së popullsisë banuese në territorin e Shqipërisë ka qenë transparente. Më tej, Dhuli ka shtuar se është arritje që Shqipëria i ka publikuar të dhënat e Censit 7 muaj pasi të dhënat për popullsinë janë mbledhur në terren. Elsa Dhuli: Puna e anketuesve ka qenë e devotshme dhe përpjekjet e tyre janë bërë maksimale. Procesi është kryer transparente e me profesionalizëm dhe nxjerrja e rezultateve, ka qenë transparente me shifrën e popullsisë banuese në territorin e Republikës së Shqipërisë. 7 muaj…

Read More

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Cërrik, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ditën e djeshme, dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës…

Read More

Pushimet e vipave janë pak të paqëndrueshme, sidomos të këngëtarëve, për shkak të koncerteve, por ata përsëri gjejnë kohë për t’u relaksuar dhe për të marrë rreze dielli në vendet më të bukura jashtë dhe brenda Shqiprisë. Duke qenë se i nxehti i kësaj vere ka nisur shpejt disa prej artistëve nuk kanë pritur më dhe i kanë nisur pushimet e tyre. Por, ku po i kalojnë ata pushimet? Le t’i shohim! Çifti i famshëm Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zgjedhur që pushimet e tyre për këtë vit të jenë në Dhërmi të Vlorës, çifti sigurisht që e shoqëron…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrerë, mallkime, fyerje, ofendimie apo ngazëllime: – Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.- Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre- Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.- Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.- Janë ata që merren me jetën private të tjerve, por familjet tyre i kanë degraduar.- Janë ata që në vdekje…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg fortin e Shijakut Astrit Avdylaj. Ai u arrestua të shtunën në një operacion blic të policisë me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Avdylaj akuzohet nga SPAK për “krijim kushtesh për vrasje”, në dëm të Durim Bamit, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka. Po sipas SPAK, ai akuzohet edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “futje e sendeve të paligjshme në burg. Kreu i grupit kriminal të Shijakut u rrethua në shtëpinë e tij më 29 qershor. Policia tha se e gjeti të armatosur në momentin…

Read More

Pas takimit të Edi Ramës me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, disa të rinj aktivistë kanë tentuar t’i afrohen kryeministrit, por që janë ndaluar nga Policia. Reagimi i tyre vjen pas skandalit të Onkologjikut, ndërkohë që një aktiviste tentoi t’i afrohej Ramës për t’i dhënë një broshurë për protestën e ditës së sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00. Ndërkaq Qëndresa qytetare ka reaguar duke kërkuar “lirimin sa më parë të aktivistëve dhe vlerësojmë se kjo masë e policisë është më shumë se e tepërt. Të rinjtë janë dërguar forcërisht tek Komisariati nr. 4 në…

Read More