Author: tirana

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e njohur nga turistët se sa tani. Joel Balsam, autor i kapitullit “Shqipëria” në librin udhërrëfyes “Ballkani Perëndimor”, ka ndarë sugjerimet e ekspertëve për të eksploruar këtë vend të veçantë, sipas “Lonely Planet”. Jam vetëm unë apo të gjithë po flasin për të udhëtuar në Shqipëri? Kështu ka qenë prej disa vitesh, dhe është e lehtë ta kuptohet pse! Plazhet e Adriatikut të adhuruara nga TikTok-u – me vijën ujore ngjyrë bruz në bregdetin jugperëndimor – Alpet Shqiptare të cilat ofrojnë një terren të përsosur për ecje – dhe arkitektura antike është mahnitëse. Shqipëria…

Read More

Si rezultat i administrimit të informacioneve të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin R.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Sopot, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike…

Read More

Një 22-vjeçar është dhunuar me sende të forta dhe është lënë në mes të rrugës. I riu është gjetur pa ndjenja pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit. Gazetari i Klan News në Lezhë, Martin Marku, raporton se 22-vjeçari nga Shkodra u dërgua në Spitalin e Lezhës me fraktura në kokë. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e qytetit, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje për zbuluar autorët dhe shkaqet.

Read More

Një avion që u godit nga turbulenca të forta, që shkaktuan lëndimin e 30 personave në bord, bëri ulje emergjente në Brazil. BoeinG 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore. Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X. Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt. Incidenti ndodh disa javë…

Read More

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko që la të vdekur një burrë që po lëvizte me makinë. Sipas Protothema.gr, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip BMW ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve ‘Kreta’ dhe ‘25 Marsi’. Më pas një person i panjohur ka kaluar pranë vendit me motomjet dhe ka hapur zjarr. Shënjestra mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori është në arrati.

Read More

Diogo Costa ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa pasi shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit në fund të shtesave, priti edhe penalltitë e sllovenëve, duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut. Portieri portugez vendosi një rekord të ri sa i përket një kompeticioni si Kampionati Europian. 24-vjeçari u bë i pari në historinë e këtij turneu që arrin të presë tre penallti në një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë. Në të kaluarën ka pasur raste kur janë gabuar tre 11-metërsha, por në asnjë nga këto raste nuk ka qenë portieri…

Read More

Në studion e Top Story me Grida Dumën u diskutuan sot krimet e diktaturës dhe të pathënat e periudhës së errët komuniste. Pedagogia Nora Malaj tregoi në studio se brezi që jetoi në komunizëm, e kaloi etën në një gënjeshtër të madhe, ku edhe raporti seksual ishte turp. “Ndjej një keqardhje shumë të madhe për të gjithë brezat që e kanë kaluar jetën e tyre në një gënjeshtër të madhe për të imponuar raportin e parë, që quhet raporti intim, për të vazhduar te raporti seksual që ishte turp ta bëje sipas teorisë së Dekameronit. Duhet ta bëjë sipas një…

Read More

Të paktën 19 persona u vranë në Meksikë, duke përfshirë katër guatemalanë, në një konflikt mes dy karteleve të drogës në shtetin jugor të Chiapas, njoftoi Ministria e Sigurisë. Brenda një kamioni me mallra janë gjetur 14 persona të vrarë me armë zjarri, dy të tjerë në kabinë, dy në rrugë dhe një tjetër në distancë rreth 100 metra, sqarohet në njoftim. Incidenti ndodhi të premten e kaluar në qytetin La Concordia, disa orë me makinë nga kufiri me Guatemalën. Sipas ministrisë, hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një konflikt mes kartelit Sinaloa, një nga më të fortët…

Read More

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në qytetin indonezian të Yogyakarta ku u mbajt Kampionati Aziatik i Badmintonit për të Rinj (U18). 17-vjeçari Zhanke Zhiye, përfaqësues i Kinës, po përballej me Japonezin Kazuma Kawano me rezultatin e barabartë 11-11 në setin e parë kur papritur u rrëzua në tokë me konvulsione. Kundërshtari i tij u hutua, edhe gjyqtarët dhe kur trajneri tentoi të ishte pranë tij. Këto rezultuan të ishin momentet e fundit të jetës së atletit fatkeq, i cili ndërroi jetë në vend. Zërat e spektatorëve zgjuan organizatorët nga gjumi, por në kohën kur mjekët e ndihmës së parë…

Read More

Tani që është rikthyer edhe në jetën artistike në vendin e lindjes, Elhaida nuk u shpëton dot thashethemeve. Së fundi, ajo është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet e shtatzënisë. “Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja shkodrane, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?” ”Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” –…

Read More

Shtjella ciklonike nga Europa verirore po zbret në Mesdhe ku presim reshje shiu dhe rënie të temperaturave gjatë javës. E Martë 02 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 18/30°C – Zonat e ulëta 20/32°C – Zonat bregdetare 21/29°C Kosova për dt. 02 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat…

Read More

DashiNjë udhëtim pune do t’ju kënaq sot. Do të jetë një ditë plot energji dhe kolegët do të tregohen shumë mbështetës ndaj jush. Çdo lloj detyre që do t’i caktoni vetes do t’ju sjellë para dhe mundësi për të ardhmen. DemiDo të kaloni një ditë argëtuese dhe plot aktivitete. Do të ndiheni shumë të lumtur sot. Pranoni të gjitha ftesat që iu vijnë nga miqtë, sepse kjo është pikërisht ajo çfarë keni nevojë të bëni sot. Sa i përket jetës familjare, do të kryeni me fëmijët aktivitete të ndryshme sportive. BinjakëtDo të jetë dita e duhur për të eksploruar mundësitë…

Read More