Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë ka shpërthyer në flakë. Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes. Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë. Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë. Sakaq mësohet se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici një person.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me drejtuesit e QSUT, foli edhe njëherë për skandalin tek Onkologjiku, ku mjekët orientonin pacientët tek spitalet private, si dhe nuk iu jepnin të gjitha ilaçet të sëmurëve. Rama i quajti mjekët që dolën në përgjime teksa bënin pazar me jetën si “merimangat e Onkologjikut”. Në fjalën e tij, Rama tha se fatkeqësisht mjaftojnë 5 maskarenj për të ndotur bluzat e bardha. Kryeministri u shpreh se mjekët nuk duhet të harrojnë, se pacientët që vijnë në QSUT dhe të afërmit e tyre paguajnë taksa, që shërbimi sot ndaj pacientit të bëhet më lehtë,…
Drita Avdyli, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimeve e ftuar në një emision televiziv, ka bërë me dije për qytetarët se si të veprojnë për t’u dëmshpërblyer në rastet e vonesave apo anulimeve të fluturimeve. Avdyli sqaroi se qytetarët duhet të kontaktojnë ndërmjetësues në mënyrë që të dëmshpërblehen si ekonomikisht, apo edhe moralisht. Në rastet e vonesave nga 3-6 orë, apo edhe anulimeve të fluturimeve, Avdyli deklaroi se kompanitë e fluturimeve dëmshpërblejnë qytetarët për biletën e avionit, apo edhe të hotelit në rast se është prenotuar. “Në këto raste, kur kemi vonesa mbi 3-6 orë, ose anulime të avionëve, qytetarët…
Koha asnjëherë nuk mjafton për t’i thënë të gjitha. Aq më tepër një libër. Sa herë që t’i kthehesh pas, do ketë mbetur diçka e pathënë. “Kohë e pamjaftueshme”, kështu e ka quajtur Helena Kadare librin e saj me kujtime. Një libër prej 730 faqesh, ku shkrimtarja dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë tregon kujtimet e saj, që kur ishte çupë në Elbasan e mësonte përmendësh vjershat e një shkrimtari të ri, i cili studionte në Moskë e që fati e deshi të bëhej bashkëshorti i saj. Jeta e Helena Gushit, më vonë Kadare, nuk qëlloi si e gjithë të tjerëve.…
Ditën e diel u çel segmenti i ri Thumanë-Kashar, një autostradë 21 km e gjatë ku makinat mund të lëvizin me shpejtësi deri në 130 km/h. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shpjegoi mëngjesin e së hënës në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan se kjo rrugë shkurton më shumë se një orë kohë për automjetet. Rruga është përfunduar për 15 muaj dhe i përket Kategorisë A. Ky aks është i pari i Korridorit Blu i cili më pas do të vijojë në hapjen e disa segmenteve të reja ku i pari do të jetë Thumanë-Miloti. Belinda…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, po mbajnë një takim me mjekët e spitalit Onkologjik, pas skandalit të ditëve të fundit, ku u zbulua skema që disa mjekë përdornin për t’u marrë para pacientëve. Ministrja bëri me dije se me fillimin e autonomisë spitalore, mjekët nuk do të lejohen të punojnë në klinika private, teksa tha se do të ashpërsohen edhe masat disiplinore. “Sistemi ynë shëndetësor nuk është ai. Në spitapin onkologjik ka mjekë të përkushtuar dhe nuk e kmeritojnë njollën e zezë qëiI vunë kolegët e tyre të paskrupullt. Ne, stafi drejtues i QSUT duhet të…
Drejtori i News 24 Aleksandër Çipa tha se ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë është një lajm i pikëlluar për të gjithë shqiptarët. Çipa theksoi se Kadareja mbetet gjeniali i letërisë shqipe. Sipas Çipës, Kadare emancipoi shoqërinë përmes fjalëve si dhe fitoi çmime prestigjoze ndërkombëtare në SHBA, Gjermani, Izrael etj. “Ismail Kadare vlerësohet edhe në arenën ndërkombëtare. Kadare i ofroi lexuesit shqiptar emancipimin përmes fjalëve. Kadare mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Ai në veprat e tij shprehu edhe disidencën ndaj regjimit komunist. Kadare ishte shkrimtari që emancipoi shoqërinë përmes fjalës, qoftë në poezi, në ese ose në prozë. Ai më…
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer. Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në…
Moti i keq me erë të fortë dhe rrebeshe shiu ka mbërthyer veriun e Italisë, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Zonat më të prekura janë luginat alpine të Torinos. Në Locana 37 persona u evakuuan pasi mbetën të izoluar në një restorant nga një rrëshqitje dheu. Në Chialamberto, një qytet në Val Grande i prekur nga një rrjedhë balte dhe mbeturinash, një godinë prej 50 personash u evakuua si masë paraprake, ndërsa qytetet Noasca dhe Ceresole Reale janë të izoluara. Lugina e Cogne është ende e izoluar pasi rruga e vetme lidhëse u dëmtua dhe rreth 500 njerëz u…
Futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik. “Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari. Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që…
Shqipëria rezulton të jetë zgjedhja ideale për verën 2024 sepse ofron një ndërthurje të bukurisë natyrore, pasurisë kulturore dhe komoditetit ekonomik, shkruan Francesca Vinciarelli në një artikull të botuar në revistën italiane “Paesi Online” (paesionline.it) Shqipëria, një vend i vogël i kufizuar nga deti Jon dhe deti Adriatik në Evropën Jugore, është i pasur me histori, kultura dhe bukuri natyrore. Kjo mrekulli e Ballkanit është kthyer në një destinacion të njohur turistik – i cili për dekada ishte nënvlerësuar Për momentin, qytetet e bukura bregdetare të Shqipërisë po marrin njohjen e merituar për plazhet e tyre të pacenuara që të…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ky person ka përplasur një 94-vjeçar i cili si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. “Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital”, njofton policia.