Author: tirana

KORÇA- Njoftimi: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular. Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Theth dorëzon 200 certifikata pronësie. Rama tha se problematika për t’u pajisur me tapitë do të marrë fund. “Shtëpitë e trashëguara s’ka qenë e mundur të marrin hipotekën si rezultat i shtrëngimeve të tjera ligjore që ka zona. Ajo që ka rëndësi është që sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu. Për 40 të tjera, Bashkia e Shkodrës do duhet t bëjë studimin e zonës, çështje e natyrës ligjore dhe Beneti do ta përfundojë brenda muajit shtator, për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski u shpreh se ka folur me ministrin Igli Hasani me të cilin është në forumin në Dubrovnik, pas së cilës menjëherë janë kontaktuar shërbimet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar se është bërë me Censin e vitit 2023. “Hasani më njoftoi se për atë pyetje ishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë”, tha Mucunski në një prononcim për mediat. Ai tregoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë përcjellë situatën. Paraprakisht, përveç përdorimit të termit “Maqedonasit…

Read More

10 shoferë janë arrestuar në Tiranë kësaj jave. Disa prej tyre janë vënë në pranga për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike. Të tjerë për dhënie makine pa leje drejtimi, korrupsion dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Njoftimi i policisë: Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (23.06.2024 – 29.06.2024) Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 10 Arrestime dhe procedime penale:4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.2 persona për pa leje drejtimi.2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.1 person u proceduan për…

Read More

Aktorja dhe njëkohësisht ish-banorja e formatit “Big Brother 2”, Eva Alikaj së fundmi ishte e ftuar në studion e “ Top Arena”. Aktorja është pyetur nga Efi Dhedhes nëse ajo mban apo jo raporte me ndonjë nga pjesëmarrësit e formatit edhe pse rrugëtimi i saj ishte shumë i shkurtër. Eva ka treguar se qëndrimi i saj nuk e ka favorizuar në krijimin e miqësive dhe raporteve por ka pasur një telefonatë me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli. Aktorja shprehet se arsyeja e telefonatës ishte një fanse e Luizit e cila donte ta telefononte me patjetër. Ndër të tjera Eva i është…

Read More

FRANCE – Pesë ditë pas shpalljes së marrëveshjes në parim me Roberto De Zerbi, OM zyrtarizoi ardhjen e trajnerit të saj të ri. Tekniku italian ka nënshkruar për tre sezonet e ardhshme. Në moshën 45-vjeçare, ai ka drejtuar Sassuolo, Chakhtior Donetsk dhe Brighton. “Jam shumë i lumtur që i bashkohem Olympique Marseille, ndjeva një dëshirë shumë të fortë për t’iu bashkuar këtij klubi. Historia dhe prestigji që rrethon OM-in, pasioni dhe entuziazmi i mbështetësve të saj, serioziteti dhe entuziazmi i treguar ndaj meje nga Frank (McCourt) , Pablo (Longoria) dhe Mehdi (Benatia) ishin përcaktuese në vendimin tim për të nisur këtë sfidë emocionuese. Mezi pres të ulem në…

Read More

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda Bejkush Birçe. Ish-lojtari dhe trajneri i Kombëtares shqiptare është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF. Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon. Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin. Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për…

Read More

Policia Kufitare së bashku me njësinë Policore Detare kanë njoftuar bllokimin e 27 mjeteve lundruese përgjatë bregdetit shqiptar në kuadër të operacionit “Siguria Detare”. Sipas autoriteteve në mjetet e bllokuara përfshihen 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone. Sakaq, Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. Njoftimi i policisë: Departamenti…

Read More

Sipas shifrave të “CENSUS 2023” të publikuara nga Instat dhe burimeve që vijnë nga ky institucion numri i besimtarëve protestantë në bashkinë e Maliqit ka arritur në mbi 1000. Ne zonën e “harruar” të Maliqit ka qenë kisha ungjillore ajo e cila herë pas here është gjendur pranë komunitetit e kjo mesa duket është reflektuar dhe në rritjen e numrit të besimtarëve. Ndihma të dhëna kryesisht në kohën e pandemisë apo ndërtimin e shtëpive për të pastrehët janë vetëm disa nga punët e këtij komuniteti fetar. Komuniteti ungjillor në Shqipëri pikënisjen e ka patur në juglindje ndaj nuk bën çudi…

Read More

Dy persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Zvicrën juglindore, ndërsa një është raportuar i zhdukur. Operacionet e shpëtimit janë veçanërisht të vështira për shkak të kushteve të këqija të motit. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të evakuohen, me shumë zona që kanë mbetur pa energji elektrike. Vendi ishte goditur tashmë nga stuhi të forta me reshje të shumta gjatë fundjavës së kaluar, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në rajonet e tij juglindore. Zermatt🇨🇭 tonight.8 days after the last severe flood.pic.twitter.com/TUY0bAYAPz— Dave Throup (@DaveThroup) June 29, 2024

Read More

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa punonjësit…

Read More

Pas publikimit të të dhënave të Censit në Shqipëri, vjen një nga ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit thekson të dhënat për minoritetin maqedonas në vendin tonë nuk janë të vërteta. Në reagimin zyrtar, Shkupi zyrtar shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior”. Njoftimi i ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vëren me shqetësim serioz rezultatet e publikuara paraprake të Regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023. Parregullsitë teknike në mënyrën e zbatimit të tij,…

Read More