Author: tirana

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, pasi dyshohet se brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi. Lidhur me rastin, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat. Mësohet se bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal. Njoftimi i plotë: Dibër/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Pas një hetimi proaktiv, kapet dhe vihet…

Read More

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Mirditë. Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, burime nga policia bëjnë te ditur se po hetohet nëse Ledovik Syziu ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës. Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se “nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet“, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri. Ky shtetas njihet si njeri problematik…

Read More

Të parët që votuan dje ishin votuesit e Saint-Pierre-et-Miquelon, një arkipelag i vogël në Atlantikun e Veriut, të ndjekur nga bashkatdhetarët e tyre nga territoret e tjera jashtë shtetit, deri në Polinezi. Tre javë pas shpërbërjes së papritur të Asamblesë Kombëtare, Franca voton për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative, i cili duhet të rinovojë 577 vendet e deputetëve. Sonte në orën 20:00, kur shfaqen rezultatet, peizazhi politik francez mund të ndahet midis tre blloqeve: e djathta ekstreme e Marine Le Pen, Fronti i Ri Popullor dhe ajo që ka mbetur nga shumica presidenciale aktuale. Sondazhet e fundit të Ifop…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një shtetasi në orët e para të mëngjesit në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim. Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale

Read More

ITALI- Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi dy prej tyre akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 19-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34-vjeç, të cilët kanë kryer aktin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një mbrëmjeje, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi teksa i është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie. Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi. Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave,…

Read More

Vlorë-Njoftimi Policia e Vlorës, kontrolle në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Lungomare, Vlorë. Procedohet penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë. Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë,…

Read More

Ushtria izraelite planifikon të vazhdojë operimin në Gaza për sa kohë që “nuk gjendet asnjë ent tjetër ndërkombëtar” për të administruar Rripin, një proces që ajo pret që mund të zgjasë “shumë muaj”, raporton transmetuesi izraelit Kann. Gazeta citoi një burim ushtarak të paidentifikuar në raportin e saj. Netanyahu i Izraelit ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të vazhdojë luftën në Gaza derisa Hamasi të mposhtet dhe të hiqet nga pushteti, por qeveria e tij ende nuk ka paraqitur një vizion të qartë të qeverisjes së Gazës pas luftës.

Read More

GJERMANI – Trajneri Murat Yakin po merr vlerësime, për mënyrën se si po drejton Zvicrën në Euro 2024, tashmë në çerekfinale, pasi eliminoi Italinë të shtunën pas fitores prej 2-0. Më herët, ai ishte shprehur se do ta mposhtet Italinë, nëse Azzurrët do të luanin me katër mbrojtës. “Kemi pasur përkrahje në çdo stadium që nga dita e parë. Kam pritur çdo gjë, por e kam ditur se do ta shkatërronim Italinë nëse ata do të luanin me katër lojtarë në vijën e fundit. Ky sistem mundëson shumë gjëra. I kemi lejuar të vrapojnë dhe kemi shfrytëzuar hapësirat e lira. Kemi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. “Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Sot, më 30 qershor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 93.7 lekë. Euro blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.1 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë. Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.6 lekë, ndërsa në shitje me 68.6 lekë.

Read More

DASHI Në fillim të muajit pati pak agjitacion edhe nëse tani gjërat më në fund po qetësohen dhe kanë filluar të shkojnë më mirë. Situata në punë është e favorshme dhe përgjigjet që keni pritur janë gati për të ardhur. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 30 qershor 2024), Marsi është disonant dhe krijon disa probleme në jetën në çift, edhe për marrëdhëniet më solide. Në punë këshilla është të firmosni një propozim të ri vetëm nëse jeni plotësisht të bindur. BINJAKËT Duhet të jeni më të qartë në dashuri sepse marrëdhënia juaj do të ndikohet për mirë.…

Read More