Italia i thotë “lamtumirë” Europianit, dhe u eliminuan nga Zvicra në fazën e 1/8-ave me rezultatin 2-0. Sfida në Berlin nisi më mirë për zviceranët, të cilët dominuan pjesën e parë, teksa goli erdhi nga këmbët e Freuler në minutën e 37’ të takimit. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Yakin, të cilët gjetën dhe golin e dytë me anë të Vargas në minutën e 46’. “Azzurrët” provuan disa herë për të rihapur sfidën, por tentativat e tyre ishin të dobëta në portën e Sommer. Kështu Zvicra avancon në çerekfinale aty ku do…
Author: tirana
Bullgaria është e kënaqur me rezultatin e censit në Shqipëri, prej të cilit rezultuan në vend 7057 bullgarë. Ambasadori Ivaylo Kirov, tha nga Kukësi se qeveria krijoi kushte harmonike që edhe banorët me origjinë bullgare të shprehnin lirshëm vendimin e tyre. “Nëse qeveria shqiptare nuk do t’i krijonte këto kushte që banorët me orgjinë bullgare të shprehnin lirshëm verdiktin e tyre, nuk do të kishim këto shifra që kemi sot. Dhe këtu ka banorë nga pakica bullgare dhe theksojmë që këtu pakica bullgare ndjehet si në shtëpinë e tyre. Sinqerisht jemi shumë të surprizuar nga rezultatet. Faleminderit që na krijuat…
Aktorja Ana Lika foli për herë të parë publikisht për humbjen tragjike të nënës së saj. E ftuar në S’e luan Topi ajo tha se bota iu shemb kur mori telefonatën e vdekjes së të ëmës, pasi nuk ndodhej me të atë moment. Ilda Gjoni, motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit humbi jetën ditën e Krishtlindjes vitin e kaluar. Ana Lika: U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës. Kuptova që nuk…
Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohen çdo vit me sëmundje tumorale. E ndërsa numri i pacientëve me këto sëmundje është në rritje, një raport i KLSH nxjerr në pah mjaft dobësi të sistemit shëndetësor në trajtimin tyre. Disa kanë të bëjnë me mungesa të stafit mjekësor, të barnave dhe pajisjeve mjekësore apo me centralizim të shërbimeve. Këtyre dobësive ju shtua së fundi dhe një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor, ku mendohet se janë përfshirë edhe disa mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë. Zëri i Amerikës sjell një analizë të kësaj situate përmes gjetjeve të…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ftuar në emision sportiv “Europiani 3D”, foli për rrugëtimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” si edhe për të ardhmen e trajnerit Silvinjo. Gjithashtu Presidenti Duka komentoi edhe disa çështje të tjera dhe shtoi se objektivi i radhës është kualifikimi në Botërorin 2026. E ardhmja e trajnerit Silvinjo? – Nuk besoj që është e vërtetë se Silvinjo do të shkojë në Portugali. Nuk besoj. Ende nuk kemi bërë një kontratë të re, por këto ditë besoj se do të bëjmë një kontratë të re për dy vitet e ardhshme. Kur firmoset kontrata quhet…
Një 64-vjeçar ka humbur jetën, pasi motomjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga. ‘Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll.D. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.
Zvicër-Itali është sfida që hap raundin e 1/8-ave të Europianit, teksa dueli po luhet në “Olympiastadion” të Berlinit. Titullar për Zvicrën është kapiteni Granit Xhaka, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë lënë në stol. Nga ana tjetër, Spalleti ka kryer disa ndryshime në formacionin titullar. REZULTATI LIVE: ZVICËR 0-0 ITALI 1′ Starton dueli në Berlin! FORMACIONET ZYRTARE: ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer, Vargas, Ndoye, Embolo. Trajner: Murat Yakin ITALIA: Donnarumma, Mancini, Bastoni, Darmian, Di Lorenzo, Cristante, Fagioli, Barella, El Sharaëy, Chiesa, Scamacca. Trajner: Luciano Spalletti
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin e regjistruar sot në Fier. Ai shprehet se policia veproi menjëherë duke vënë në pranga autorin e zjarrit, teksa shprehet se qytetarëve u është përsëritur apeli nga Policia të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshme sepse do të përballen me ligjin. “Për vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrëfikës”, shkruan ministri Balla.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar skandalin te Onkologjiku dhe punën që ka bërë deri tani SPAK. Ai tha se askujt nuk i duhen juntat e prokurorëve. Bylykbashi shtoi se Struktura e Posaçme bën edhe shou dhe diçka e tillë është një aspekt që nuk i pëlqen. Sipas Bylykbashit, kreu i SPAK Altin Dumani duhet të flasë më pak dhe të bëjë më pak shou. Oerd Bylykbashi: Është e tmerrshme kur e dëgjon skandalin e Onkologjikut. Pavarësisht skandalit, besoj se ka dhe mjekë, që janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ndershmërisht. Uroj që ky skandal mos të…
Astrit Avdylaj u arrestua në shtëpinë e tij në Shijak. Ai akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka. Astrit Avdylaj cilësohet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Vahid Neziri, teksa punonte në galerinë e kromit 41 mbeti i plagosur rëndë. Vagonistin e zuri poshtë masivi i gurëve duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Aksidentet në galeritë private të kromit janë të shpeshta në Bulqizë dhe institucionet duket se nuk ushtrojne kontrolle ndaj subjekteve minerare. Në një afat të shkurtër kohor kanë gjetur vdekjen dy minatorë në Bulqizë dhe Martanesh, të qarkut Dibër. Shqetësimin për jetët e humbura dhe të plagosurit e ka ngritur deputetja demokrate Dhurata Cupi. “Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e…
Emmanuel Macron ishte menduar gjithmonë se kishte ngushëllimin se ai do të mbetej president deri në vitin 2027. Kundërshtarja e tij, Marine Le Pen po sinjalizon se nëse partia e saj fiton postin e kryeministrit, ajo nuk do të jetë e kënaqur të lejojë Macron të hartojë kursin strategjik të vendit përmes prerogativës së presidentit. Ky sherr mbi kompetencat thelbësore po ndez debat të furishëm brenda Francës dhe do të godasë terrorin tek partnerët e Francës në BE dhe NATO në lidhje me atë që duket të jetë një periudhë paqëndrueshmërie në kombin e armatosur bërthamor me 68 milionë banorë.…