Një 56-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin një toke me ullinj në fshatin Vllahat, Delvinë. “Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.Q, 56 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Italia dhe Zvicra, përballen mes tyre, në ndeshjen me eliminim direkt në Europian. Do të jetë një sfidë e luftuar dhe e bukur nga të dyja ekipet. Italianët vijnë disi më të avantazhuar në këtë takim, por zviceranët kanë treguar se dinë të hapin probleme atëherë kur nuk pritet. Dy kombëtaret janë përballur mes tyre, plot 23 herë me njëra-tjetrën. Peshorja anon nga “axurët”, që kanë fituar 10 ndeshje, kundrejt 3 fitoreve të helvetëve. 10 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj Italisë, daton shumë larg, në vitin 1993, në një ndeshje për kualifikueset…
Dua Lipa performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve. BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë. Mediumi britanik gjithashtu lavdëroi koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.
Astrit Avdyli ra sot në pranga nga forcat speciale të RENEA-s. Veç mbiemrit Avdyli, ai njihej edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani. 50-vjeçari i ashtuquajtur me nofkën “Niçja”, konsiderohet si drejtues i një grupi kriminal në zonën e Shijakut. Avdylaj ka dyshime se është i përfshirë në sigurimin e kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdyli mbante komunikime me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për ekzekutimin e Durim Bamit. Avdylaj i dërgoi nipin e tij, Arben Mërkurin, Arben Ndokës për të realizuar qëllimin. Astrit Avdylaj gjithashtu akuzohet…
Së paku 10 mijë qytetarë kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri në orët e mëngjesit për të pushuar në bregdetin shqiptar. Kjo shifër është rekord që prej nisjes së sezonit veror. Kjo edhe për faktin e zbatimit të marrëveshjes mes dy qeverive sipas të cilit për të gjithë automjetet e Shqipërisë dhe Kosovës aplikohet kalimi pa kontrolle. Në kuadër të sezonit veror, policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nga 1 korriku nisin patrullime të përbashkëta në akset kryesore që të dërgojnë drejt bregdetit shqiptar. Patrullimet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur shumë vite më parë dhe realizohen…
Në 2018 sallat e basteve tradicionale u mbyllën, por ato vijuan aktivitetin online më shumë se më parë me servera të cilët kryesisht janë regjistruar jashtë vendit. Ky aktivitet është intensifikuar shumë javët e fundit ku po luhet kampionati Europian ku rëndom shikon qytetarë që krahas ekranit ku luhen ndeshjet shohin ekranet e celularëve ku në faqe të ndryshme kanë vendosur skedina. -Luhet më shumë tani fenomeni është masiv. Luhet në shtëpi në lagje në punë. Unë shkova në një lokal dhe e hapa faqen. Në vetëm 5 muajt e parë të këtij viti polica e shtetit ka evidentuar 126…
Një 24-vjeçar është arrestuar nga poicia pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar të Vlorës. Arrestoi shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Rusia po rifillon prodhimin e raketave me aftësi bërthamore dhe rreze të mesme, tha presidenti Vladimir Putin, pa saktësuar se për çfarë po mendon që t’i përdorë ato. Ai shtoi se kjo vjen në kundërpërgjigje ndaj rritjes së prodhimit të armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo garë vjen pas braktisjes së paktit për armët bërthamore nga ana e Uashingtonit dhe Moskës, në mes të konfliktit në Ukrainë. Në drejtim të Kievit SHBA-të vazhdojnë që të vërshojnë miliona dollarë ndihma për të fuqizuar mbrojtjen dhe rezistencën ukrainase. Paketa e re prej 150 milionë dollarësh përfshinë sisteme të mbrojtjes ajrore…
Italia sfidon Zvicrën në një sfidë që vlen një vend në çerekfinalet e Europianit. Tashmë jemi në fazën e nxehtë të turneut, atë me eliminim direkt, sfidat mund të zgjasin edhe më shumë se 90 minuta, prandaj trajnerët bëjnë llogari të ndryshme. Para ndeshjes kundër Spanjës, i pyetur se kush ishte zgjedhur për të goditur nga pika e bardhë, Spalletti përmendi gjashtë emra, nga të cilët megjithatë duhet të përjashtohet Dimarco i dëmtuar. Të zgjedhurit, nëse janë në fushë kur vjen puna janë: Scamacca, Retegui, Barella, Pellegrini dhe Jorginho, të cilëve duhet t’u shtohet Zaccagni dhe ndoshta Raspadori.
Ndaj Astrit Avdylit ka pasur akuza për trafik droge, tentativë vrasje, së bashkë edhe me vëllain e tij, Altin Avdyli. Ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Brenogë të Hasit por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit dhe në korrik të vitit 2021 u lirua nga qelia. Gjatë hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga…
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në Rrogozhinë, nga ku komentoi protestën e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Në takimin mirënjohës me strukturat socialiste të zonës, Veliaj tha se PD-në e pret humbja sa herë që përballet me socialistët. “Po shikoja dje këta që vazhdojnë të djegin goma. E dini pse e bëjnë? Sepse janë të dështuar sa herë përballen me ne, me vulgaritetin e tyre, me djegien e gomave, me agresivitetin, me gjuhën e dhunës. Nuk arrijnë të kuptojnë dot se në 2024-ën Tirana është tjetër gjë, Rrogozhina është tjetër…
Prej kohësh po flitet për një kalim të Jasir Asanit në Spanjë, pas një periudhe jo të mirë në Kore me Gwangju. Sulmuesi kuqezi, në postimin e fundit në Instastori ka publikuar një foto, ku shihet flamuri spanjoll, çka do të thotë se zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt. Ende nuk dihet skuadra me të cilën do firmosë Asani, e për diçka të tillë na duhet të presim për konfirmimin total. 29-vjeçari pati probleme me Guangju, pasi trajneri nuk po e aktivizonte, me motivimin se lojtari ishte mbipeshë. Futbollisti u grumbullua nga kombëtarja shqiptare, ku luajti në 3 ndeshjet e…