Author: tirana

Mungesa e konsensusit për Reformën Zgjedhore, e pranuar një ditë më parë edhe nga vetë dy përfaqësuesit e palëve Gjiknuri-Bylykbashi, çka me gjasë do të çojë në dështimin e saj, për ish bashkë-kryetarin e opozitës në Komisionin e Posaçëm, Enkelejd Alibeajn është as më pak e as më shumë veçse pazar mes tyre për të ruajtur sistemin e vjetër politik. “Çfarë ndodhi, është asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa ruajtja e sistemit të vjeter politik në një pazar okult të shëmtuar me njëri-tjetrin! Për të mbrojtur secili pronën e vet! Për t’u mbrojtur nga SPAK. Mos u çudisni,…

Read More

 Organet greke po përpiqen të vënë nën kontroll kaosin e krijuar në shumë plazhe të vendit, sa i përket vendosjes së shezlongëve, çadrave apo edhe karrigeve të restoranteve dhe tavernave. Sipas ligjit të ri sipërmarësit që sigurojnë një kontratë për shfrytëzim të plazheve me qira, duhet të lënë të lire 50% të tyre për plazh publik dhe rrjeshtin e parë të çadrave të paktën katër metra larg bregut. “Problemi me plazhet në Greqi është se ka sipërmarrës që ose me leje ose jo, mbulojnë pjesë të bregdetit aq sa qytetari i thjeshtë nuk ka akses, duhet të mbulojnë gjysmën e…

Read More

Ky është momenti i operacionit policor që bëri të mundur arrestimin e kreu i grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Ky i fundit u arrestua në banesën e tij, pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Astrit Avdyli u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Në momentin e arrestimit atij i është gjetur një pistoletë pa leje. Astrit Avdyli konsiderohet si koka e grupit të Shijakut. Ai ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte i dënuar me 12 vite burg për vrasje. Me origjinë…

Read More

Pas gati 10 vitesh nga rishikimi i fundit, ligji për Urdhrin e Mjekut pritet ti nënshtrohet disa shtesave dhe ndryshimeve të cilat pas skandalit që ndodhi këtë javë në spitalin onkologjik janë artikuluar publikisht si të domosdoshme të paktën nga tre ministra të kabinetit qeveritar: Koçiu, Balluku dhe Manja. Ky ligj , me nr.123 dhe i dekretuar nga presidenti Nishani në datën1 4.10.2014 parashikon aktualisht vetëm masa disiplinore për mjekët që janë anëtarë të urdhrit, vetëm në rastet kur kanë kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik dhe Deontologjik ose ka bërë gabime teknike. Këto masa shkojnë nga: Pas skandalit…

Read More

Zbulohet padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj Monika Kryemadhit. Shorti pak ditë më parë caktoi gjyqtaren Fahrije Budo (Stringa) për të trajtuar kërkesë padinë me objekt “ zgjidhja e martesës me të paditurën ”. Padia është dorëzuar më 20 qershor nga Meta i cili e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike që kanë sjellë grindje të herëpashershme. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njejtën adresë banimi me bashkëshorten.…

Read More

Një grup grabitësish shqiptarë, mes tyre babë e birë, udhëtuan nga Laçi për tu futur ilegalisht në Angli. Prokuroria angleze thotë se ata në harkun kohor të 4 muajve grabitën 33 shtëpi. Viktimë e grabitjes ishte ylli i kombëtares angleze, dhe futbollist i Chelsit, Raheem Sterling nga shtëpia e të cilit, morën 10 ora të shtrenjta Rolex me vletë 300.000 stërlina. Daily Mail raporton se një familje hajdutësh shqiptarë përdorën një shkallë për të hyrë në shtëpinë e Raheem Sterling. “Skifterët” shqiptarë po ashtu vodhën edhe shtëpitë e disa futbollistëve të tjerë në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire. I vetmi…

Read More

Ka përfunduar stërvitja kombëtare e Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se kjo stërvitje ka rëndësi të madhe për vendin tonë, pasi shërben edhe si një test real i planeve kombëtare në mbështetje të planeve rajonale të NATO-s. “Kjo stërvitje vuri në provë kapacitetet tona reaguese në rast të aktivizimit të Artikullit 5 të NATO-s, atë të mbrojtjes kolektive, gatishmërinë e forcave, aftësitë dislokuese, komandim-kontrollin, sigurimin e pikave të debarkimit detar dhe ajror, sigurimin e infrastrukturës kritike, si dhe zhvillimin e operacioneve mbrojtëse dhe mësymëse të trupave të deklaruara për t’u…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet si autor i 6 vjedhjeve. 21-vjeçari, i identifikuar si Redjon Preçi, dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të riut iu gjetën sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. “Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një…

Read More

Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të shtune, teksa është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë. Mëspohet se i plagosuri është 45-vjeçari Vahid Neziri, i cili është me detyrë vagonist në minierë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në minierë. Raportohet se i plagosuri Vahid Neziri është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Me vendimin e datës 27 Qershor Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 753/ 2023 të kërkuara për shfuqizim në paditë e shqyrtuara. Pra, thënë ndryshe, për të vetëpunësuarit, individët tregtarë dhe entitetet ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit tatimi i fitimit do të jetë zero deri më 31 dhjetor 2029. Për personat fizikë më të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit do të vijojë të paguhet sipas normave tatimore që janë në fuqi, pra 15% tatimfitim,…

Read More

“Big Brother VIP3” ka mbaruar, por disa nga ish-konkurrentët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, duke shtuar apo humbur kështu edhe ndjekës në rrjetet sociale. Lufta për ndjekës në rrjetet sociale duket se përkthehet edhe në para për ish-banorët. Kjo për faktin se aktualisht, ata janë edhe më të paguarit sa u përket reklamave në “Instagram”. Dhe në fakt shpeshherë i kemi parë që të reklamojnë biznese. Por natyrisht që sa më shumë ndjekës, aq më shumë para merr për postim, ndaj edhe ish-banorët e “Big Brother” mbajnë faqet e tyre sa më aktive. Si çdo…

Read More

Të shtunën në Berlin do të luhet një ndeshje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka përzemër, Itali-Zvicër. Si një italo-zviceran, Infantino e ka të vështirë kë të zgjedhë dhe në një nga skuadrat, duke e parë që ka lindur në Zvicër nga prindër italianë. Mendimin e tij kreu i qeverisë së futbollit botëror e dha në një shkrim të botuar në gazetën “La Stampa”. “Jam shumë i qetë, pasi e di për kë do të bëj tifo. Do të gëzoj veçanërisht mikun tim Pierluigi Collina, do të bëj tifo për arbitrin. Sepse jam president i FIFA-s. Sepse jam…

Read More