Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, një ish-polic që e shoqëroi si personi i fundit dhe që ka dijeni për Ervis Martinaj. Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit , ndërkohë që siç raporton Anila Hoxha për prokurorinë Lami, i ka ende llogaritë e pambyllura. Në websiten e Gjykatës së Lartë tha Anila Hoxha është publikuar rekursi i regjistruar në datë 27 qershor dhe që sipas kalendarit si relator me short, është zgjedhur për ta shqyrtuar çështjen gjyqtari Ilir Panda.
Author: tirana
Policia e Lezhës njofton se këtë pasdite, është vetëplagosur me armë zjarri një 15-vjeçar. Adoleshenti me inicialet B.H dyshohet se ka gjetur një pistoletë dhe e ka marrë atë në banesë. I mituri e ka pastruar armën dhe në këtë moment, aksidentalisht është plagosur në këmbë. 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Pas muajsh kritikash dhe akuzash nga Bashkimit Evropian, kryeministri hungarez Viktor Orbán merr presidencën e tij të radhës të hënën. Udhëheqësi më jetëgjatë i koalicionit evropian ka ashpërsuar kohët e fundit retorikën e tij kundër “elitës teknokratike të Brukselit”.Paul Ladve, autor i një libri për Viktor Orban shprehet se Budapesti do të vazhdojë të bllokojë çështjet kryesore dhe do të përpiqet të lirojë kufizimet” mbi sundimin e ligjit për të rikuperuar paratë e tij.Sepse diferencat janë të shumta dhe miliarda euro fonde janë ngrirë për shkak të shqetësimeve për korrupsionin dhe goditjeve të përsëritura ndaj demokracisë në këtë vend të Europës Qendrore. Edhe në çështjet…
Pas akuzave reagon mjeku Edmond Gashi. Mesnatën e mbrëmshme, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se si mjek është udhëhequr nga betimi i Hipokratit dhe është përballur me një numër të trajtimi të pacientëve si kirurg, duke “u lavdëruar” se 90 përqind e ndërhyrjeve të kryer nga ai kanë qenë të suksesshme. Reagimi: Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim. E kam thënë që në…
Dashi Mundohuni që në vendin e punës të mos shfaqni anët tuaja negative, pasi në mënyrë të pavullnetshme, mund të shkaktoni keqkuptime. Në dashuri, xhelozia do të jetë thembra e akilit, ndaj bëni kujdes! Demi Temperamenti juaj mund të shkaktojë një sërë problematikash, lidhur me bashkëpunimet tuaja. Kjo e shtunë do ju gjejë tejet komunikues dhe të gatshëm për të ndjekur instinktin tuaj komandues. Binjakët Kjo fundjavë ju gjen të shqetësuar dhe të përhumbur, ndoshta për shkak të një lodhje të akumuluar gjatë javës. Mundohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj të lirë, në mënyrë që të kaloni…
Zgjedhjet e thirrura nga presidenti Macron pas debatit të zgjedhjeve evropiane, mund të rezultojnë katastrofike për kampin liberal francez. Kandidatët e Macron janë të vetëdijshëm për këtë, deri në atë pikë sa preferuan të eliminonin fytyrën e të liderit të tyre nga posterat zgjedhor, duke preferuar të vendosnin të tyren apo të kryeministrit Gabriel Attal. Strategjia elektorale e Macron për të frenuar ngritjen e së djathtës ekstreme të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella po rezulton jo vetëm e varfër, por edhe kundërproduktive. Macron i zënë ditët e fundit edhe me emërimet në krye të institucioneve europiane , po e…
Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar, tha se duhet të takohen veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha. Noka tha se protesta më 11 korrik duhet të jetë madhështore. ”Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-së në këtë periudhë. Pika e parë e diskutimeve është bashkimi. Drejtuesit e PD-së, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijmë dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratë, por që janë kundër Qeverisë. Takoni veçanërisht drejtuesit…
Patrick Robson de Souza Monteiro ka njoftuar largimin nga Tirana. Sulmuesi brazilian, në një postim në Instagram, shkruan: “Faleminderit Tirona. Ishte kënaqësi të isha pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri. Shumë faleminderit tifozëve për dashurinë e tyre”. Patrick shënoi 4 gola në 19 ndeshjet që luajti me bardheblutë sezonin e kaluar dhe ka fituar Superkupën e Shqipërisë me Tiranën. Më herët, nga Tirana janë larguar Erjon Hoxhallari, Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Ardit Deliu, Regi Lushkja, Patrik Robson, Filip Najdovski dhe Liridon Latifi. Tirana vijon fazën përgatitore në Ohër, në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve të Conference League. Bardheblutë…
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po bëjnë bujë në rrjetet sociale me dashurinë e tyre të dukshme dhe mometet e bukura që kalojnë së bashku. Ilnisa ka publikuar disa fotografi nga pushimet e tyre, ku çifti duket të jetë duke kaluar një kohë të mrekullueshme. Në këto fotografi, Ilnisa shihet duke kaluar kohë relaksi në krah të të dashurit të saj, Meritonit. Duke ndarë këto momente intime me ndjekësit e saj në Instagram, ata të dy dukeshin në formë të mrekullueshme dhe plot energji pozitive. Fotografitë e publikuara nga Ilnisa janë një dëshmi e qartë e lidhjes së fortë dhe…
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e censit të popullsisë, të bëra publike sot nga Institut i Statistikave, deshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë me pak. Profesori i njohur i demografisë Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011. Të dhënat e sotme të censit të…
Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić. Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 gusht. “Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë. Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës…
I pranishëm online në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari Sali Berisha tha se vështirësitë që kaluan e bashkuan edhe më shumë këtë forcë politike. Historik e ka cilësuar 11 qershorin, ditën kur Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD-së. ”Fitorja është objektivi ynë në zgjedhjet e ardhshme. Kurrë nuk e ka merituar një forcë politike pushtetin më shumë se PD. Objektivi i parë u krye, shpëtuam flamurin dhe logon. Objektivin e dytë e realizuam, nuk ka forcë që na ndal ne, dhe objektivin e 3-të kemi fitorën në zgjedhje, që ia kemi borxh shqiptarëve që…