Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë rritja e besimit të qytetarëve tek Policia lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të fenomeneve të tjera kriminale. “Përgëzime Policisë së Shtetit-Tiranë, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Departamentit të Kufirit për rezultatet e 24 orëve të fundit, të cilat kanë vendosur para drejtësisë 49 shtetas dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe sasi lëndësh narkotike”, shkruan Balla.

Read More

Lulzim Basha është takuar me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, që është një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës. Pjesë e bisedës ka qenë situata në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE. “Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë,…

Read More

Sociologu Gëzim Tushi ka analizuar të dhënat e Censit, ku pohon se analiza demografike nuk duhet bërë pa përgjegjësi dhe vetëm në aspektin e statistikave. Ai tha se ne sot duhej të ishim 4.2 deri në 4.5 mln banorë, por këtu ka ndikuar emigracioni, një proces i pandërprerë. Socialogu tha se sot kemi një emigrim konstant, individual, ku ndoshta shumë largohen për efekt karriere. Tushi tha se befasuese dhe tronditëse nga të dhënat e Censit është plakja e popullsisë, duke arritur kufinjtë e plakjes europiane me shpejtësi të rrufeshme. “Përpara 3 dekadave ishim popullsia më e re në Europë, me…

Read More

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre. Cila ka qenë lidhja e çiftit Kristian-Drilona me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj? Para disa vitesh, Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj. Nuk mungonin makinat luksoze, jahtet, udhëtimet nëpër botë, darkat dhe festat së bashku mes dy çifteve, të…

Read More

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur fushatën për bashkinë e Himarës, pasi Fredi Beleri nuk do të ulet në zyrën e kryetarit. Nga Dhërmiu ku shpërndau 789 tituj pronësi, Rama sulmoi Vangjel Dulen duke e akuzuar për frymën e përçarjes që po tenton në mes të himariotëve. Nga ana tjetër mbrojti të besuarin e tij, prefektin aktual dhe i përfolur si kandidat potencial për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavon me argumentin që është në shërbim të qytetarëve dhe jo shereve politike. ”Ç’punë ka Dule në Himarë përveçse si një qytetar i RSH me cilën të drejtë i jep gojës…

Read More

Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin e PD-së Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Për të as vetë ata që sot publikuan shifrat nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi ka vite që boshatiset ditë për ditë. “Nuk mbulohet dielli me shoshë! As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar. As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë. Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër. Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të…

Read More

Në një kohë që Jorgo Goro vijon të jetë në ”arrest me burg” për skandalin e tjetërsimit të tokave, SPAK ka një kërkesë të dytë masë tjetër sigurimi ndaj Goros, ”arrest me burg” i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës. Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.

Read More

Trajneri i ekipit kuqezi, braziliani Sylvinho ende nuk ka rinovuar kontratën, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë. Ai është nën orbitën e disa ekipeve, dhe ”Estoril Praia” është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin. Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt. Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, por ka gjasa që tekniku të gjejë gjuhë të përbashkët edhe me FSHF.

Read More

Pas thirrjes në SPAK të Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit, Gazment Bardhi tha se ai nuk bëri gjë tjetër veçse mashtroi. Sipas Bardhit, me deklaratat që Olsi Rama bëri në derën e SPAK, konfirmoi denoncimet e tij, se ka udhëtuar me makinën e trafikantëve të drogës, dhe jo një herë, por 7 herë. Një mesazh e pati edhe për SPAK, duke thënë se ka ardhur momenti për të treguar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm! Postimi i plotë Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta!…

Read More

Nuk ka vonuar reagimi nga kryeministri Edi Rama për Gazment Bardhin dhe për të vëllai, Olsi Rama që sot u paraqit në SPAK. Rama thotë se Bardhi nuk paska bërë fare kallzim për vëllain e tij, edhe pse këtë gjë e fliste kudo. ”S’paska kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon”,-shkruan Rama. Postimi i plotë A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me…

Read More

Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 mln euro, në emër të tij dhe personave të lidhur me të. Në një status në rrjetet sociale, Boçi përmend aktivitetet e tij të bamirësisë, ku thotë se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka mundësi ekonomike.

Read More

Këtë të premte, Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. 54.9% e popullsisë në vendin tonë në bazë të të dhënave të Censi 2023 rezulton e martuar. Ndërkohë 36.6% rezultojnë beqarë. Statusi martesor 54.9% të martuar36.6% beqar7% i ve1.4% të divorcuar 32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës Tiranë jeton 32%Fier 10%Elbasan 10%Durrës 9%Korçë 7%Shkodër, Vlorë, Berat…

Read More