Author: tirana

Belind Këlliçi ka kërcënuar policët me heqjen nga puna kur të vijë në pushtet. “Të nderuar policia e shtetit, mos harroni se bota rrotullohet dhe jeta është e gjatë. PD me ardhjen e saj në krye të qeverisë dhe në pushtet do çojë para ligjit, një për një, të gjithë policët”, tha Këlliçi sot para militantëve të mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.

Read More

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit. Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se një shtetas tjetër i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka…

Read More

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, ka prezantuar rezultatet e censit, për 2023. Dhuli u shpreh se censi u arrit të realizohet pas disa sfidave që vendi kaloi. Qëllimi, shtoi ajo ishte realizimi i një procesi cilësor me të gjitha standardet. “Censi i vitit 2023 solli shumë inovacione, me një sistem për monitorim në kohë të cilësisë të dhënave”, tha ajo. Gjithashtu ajo theksoi se Censi është realizuar me mbështetjen edhe të partnerëve duke bërë që të arrihej më të gjitha standardet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Shqipëria ka 2.4 milionë banorë. “Partnerët tanë përmes mbështetjes, bënë të mundur që ky proces…

Read More

Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri britanik në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Tiranë përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku thekson se diplomati do të nisë punën në shtator. Më herët, Abbot ka mbajtur postin e ambasadorit në Prishtinë për përiudhën 2019-2024. “Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.”, njofton ambasada britanike në Tiranë.…

Read More

Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e Anteroi Kaloshit për kundërshtim të vendimit për futjen ne izolim të posaçëm 41 biss. Nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysit, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkoi shfuqizimin e vendimit për shkak se nuk ka shfaqur as rrezikshmëri dhe nuk ka kryer shkelje brenda ambienteve të burgut. Gjykata pasqyroi disa informacione te klasifikuara sekret ku flisnin për disa informacione mbi Anterio Kaloshin brenda ambienteve te burgut. Sipas avokatit për Kaloshin janë përdorur mjete ekstraligjore. Kaloshi për 1 vit do të qëndrojë në burgun e Peqinit në regjimin e 41-bisit.

Read More

Një bateri makinash elektrike e zhvilluar nga kompania britanike Nyobold duket se do të zgjidhë një prej “halleve” më të mëdha të përdoruesve të këtyre mjeteve. Në testin e saj të parë, bateria e re arriti të karikohej për vetëm 4 minuta e 37 sekonda nga 10% në 80%, një arritje kjo që do t’i japë fund pritjeve të gjata. Testi u krye me një makinë sportive në një pistë në Bedford dhe është pjesë e përpjekjeve të gjithë industrisë për të karikuar më shpejt automjetet elektrike. Për të krahasuar, momentalisht një superkarikues i Tesla mund të karikojë baterinë e…

Read More

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehur të tjerë të cilët akuzohet se janë pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK më 17 dhe 18 maj. Kështu, GJKKO ka lënë në fuqi masën për Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka. Njoftimi i Apelit të GJKKO-së: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare…

Read More

Pas kthimit nga Davos, ku mori pjesë në samitin prestigjioz “Klosters Forum”, për të ndarë historinë e transformimit të kryeqytetit shqiptar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në cilësinë e Presidentit të B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit. Ai do të pritet nga kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović. Gjatë vizitës, ai do të takohet edhe me Ministrin e Transporteve, Edin Forto.

Read More

Një 36-vjeçare nga Elbasani e cila kishte kthyer shtëpinë në fole prostitucioni dhe për përdorim droge është arrestuar. Në kuadër të operacionit “Illegal” u vu në pranga shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”. Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi  një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre. Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit. Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale,…

Read More

Fiorentina po mendon seriozisht për portën, ndonëse Pietro Terracciano bëri paraqitje të mira kampionatin e fundit. Në Firenze po mendojnë edhe për Thomas Strakoshën. Portieri “kuqezi” nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Brentford, por në EURO 2024 bëri një prezantim shumë të mirë, duke qenë një prej më të mirëve në organikën e Sylvinho-s. Ish-portieri i Lazio-s do të rikthehej me kënaqësi në Serie A dhe Fiorentina sigurisht që do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, por duhet theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent. Tani mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të bëhet…

Read More