Author: tirana

Cili është çmimi i paqes? Rreth 14.4 trilionë dollarë në 2019, sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe. Kjo do të thotë se çdo person në planet paguan rreth 5 dollarë në ditë. 689 milionë njrerëz, mbi 9% e popullatës së botës, jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Pak më shumë se 10% e PBB-së globale po shpenzohet për kontrollin, parandalimin dhe trajtimin e pasojave të dhunës. Si 1.4 milionë vdekjet e shkaktuara nga dhuna çdo vit, konflikti pengon zhvillimin ekonomik, shkakton destabilitet, zgjeron pabarazinë dhe gërryen kapitalin njerëzor. Në një raport të titulluar “Vlera ekonomike e paqes…

Read More

Mbi 13 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër, nga megaoperacioni “Territor i pastër”. Policia e Shtetit në njoftimin për këtë aksion, thotë se nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës” Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa. Gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu e quan grupin e mjekëve tek Onkologjiku, më të rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Për të kjo bandë e Onkologjikut luante me jetët e njerëzve të varfër dhe hallexhinj. ”Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti. Jam i habitur për klasifikimin e veprës penale. Nuk ka mitmarrje, por me një vrasje të strukturuar. I gjithë qëllimi është përfitim përmes jetës dhe shëndetit të njeriut. Është vënë në dyshim parimi bazë e drejta për të jetuar. Banda e Onokologjikut është më e rrezikshme se banda e Vis…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një dekoratë mirënjohje Halil Kastratit, kjo për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës. ”FALEMINDERIT! Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”,-shkruan Rama.

Read More

Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet? Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre. Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024.…

Read More

Miratohen ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se ndryshimet e rëndësishme në ligjin për Shërbimin Veterinar që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare dhe harmonizimin me standardet e BE-së, tashmë janë miratuar në Qeveri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes këtij ligji ndërmerr një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve veterinare dhe përafrimit me standardet e BE-së, nënvizoi Denaj. Për të mbështetja dhe miratimi i këtyre ndryshimeve tregon përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e shëndetit të kafshëve…

Read More

Ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit Special në Kongresin amerikan, John Moolennar. Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online. “Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror…

Read More

Gjykata Kushetuese vendosi që të zhvlerësojë nenin 61 dhe 4 në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Me shumicë votash u vendos pranimi i pjesshëm i padive. U pranua shfuqizimi i nenit 69, pika Dh: shfuqizohet tatimi për individët tregtarë që ofrojnë shërbime profesionale. “Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera”. Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë…

Read More

Deputeti Dashnor Sula thotë se PD-ja u plagos rëndë nga konflikti në mënyrë metaforike dhe se tani po shërohet. Për të në krye të PD-së duhet të jetë një individ që ka vlera dhe që vërtetë e meriton të jetë në krye të opozitës dhe një figurë që shqiptarët e urrejnë. ”PD hyri në një konflikt që u plagos rëndë, tani po shërohet. Në krye të PD mos të vëmë një figurë që e urrejnë shqiptarët. Asnjëherë nuk është vonë për ide të reja. Në krye të partisë duhet një person që e meriton, jo të jetë aty për shkak…

Read More

Dy të vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i një ngjarje në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit. Sulmi lidhet me trafikun e drogës. Goditja ka ndodhur midis orës 01:00 dhe 02:00 pas mesnate në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi. Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë, ndërsa plumbat kanë goditur klientët që ndodheshin në tarracën e lokalit. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të letë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të rëndë. Dy…

Read More

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, njoftoi se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”. “Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiq, por edhe Ministria e Brendshme. Daçiq tha se nuk do të lejohen tubime në këtë zonë. “Organizatorët janë informuar për këtë urdhër”, tha Daçiq. Hapja e festivalit është paraparë të ndodhte në orën 18:30…

Read More