Author: tirana

Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol. Mosmarrëveshja për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Bankers kërkoi që të mbante të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës. Në përfundim të gjykimit Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit…

Read More

Skandali tek spitali Onkologjikut, ku jeta e pacienteve me kancer ishte kthyer në biznes nga mjekët, sot po kthehet në një teledramë. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat për ish-zvdrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjani, dy mjekët, koordinatorin e QSUT dhe administratorin e klinikës Megis dhe administratori një farmacie. Në hyrje të Gjykatës, mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere kanë mohuar akuzat duke thënë se kanë bërë vetëm detyrën. Ndërkohë, Pere tha se duhet të hetohen klinikat private dhe të ketë një ndryshim rrënjësor të Onkologjikut. Por lajm viral më shumë u bë reagimi i mjekes për gazetarët që…

Read More

Pasi doli nga Gjykata e Tiranës, mjekja Alketa Pere tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime. Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemëm e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në privat, por i çonin te klinika private e mjekut Gashi. “Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere. Në dosje thuhet se mjekë kanë pikasur shpesh…

Read More

“Listë e zezë” për kredi-marrësit e këqij, hua për 18-vjeçarët vetëm me miratimin e prindërve dhe refuzimin e kërkesave nga persona me probleme të shëndetit mendore apo varësie. Banka e Shqipërisë ka nisur punën me Bankën Botërore për të bërë rregulloren e re për të mbrojtur konsumatorët nga bankat dhe jo-bankat në rast se marrin kredi. Drafti i parë i kësaj rregulloreje do të bëhet publik në shtator të këtij viti. Ndryshimet në rregullore vlerësohen si të rëndësishme pas analizave të kryera në kompanitë “Micro Credit Albania” dhe Final, të cilave iu hoq licenca për shkak të abuzimeve me dhënien…

Read More

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Ai është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste. Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

Read More

Farmacisti Florian Marku u njoh këtë të enjte me masën ”arrest shtëpie” në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë. Farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi. Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti. A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja? Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat. Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol. Florian Marku:…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për mjekun Edmond Gashi që doli në dosjen e skandalit të Onokologjikut, ku pacientëve me tumor iu zhvatnin paratë duke mos i mjekuar në shtet, por i çonin në klinikën private të Gashit Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi ka dalë nga ana e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët. Qytetarët janë irrituar shumë nga ky lajm, pasi shumë prej tyre e kanë përjetuar vetë këtë situatë. Njëri prej tyre ka shfryrë në facebookun e vetë mjekut, i cili nuk ka duruar dot…

Read More

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit. Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.…

Read More

Mjeku Edmond Gashi i akuzuar për “shpërdorim detyre” te “Onkologjiku” ia ka dalë të mos përballet më me gazetarët. Pasi në Gjykatën Penale të Tiranës iu konfirmua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ai doli nga pjesa e pasme e godinës institucionale. Kujtojmë se sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Tiranës mbi skemën kriminale, ku përfshihen bluzat e bardha, rezulton se Gashi i ka drejtuar pacientët e sëmurë me kancer te klinika e tij private në Astir.

Read More

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 7 mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik. Kujtojmë se sot në sallën e gjyqit kanë mbërritur 6 prej tyre, ndërsa ish-specialistja e QSUNT e akuzuar për “shpërdorim detyre” Drilona Kishta ndodhet në SHBA prej kohësh. Masat për 7 të akuzuarit: -Arrest në shtëpi për mjekun Edmond Gashi, 44 vjeç, i akuzuar shpërdorim detyre. -Detyrim për t’u paraqitur për koordinatorin pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, 36 vjeç, i akuzuar për shpërdorim detyre. -Detyrim për t’u paraqitur për mjeken Alketa Ymeri (Pere), 53 vjeçe, e akuzuar shpërdorim detyre. -Detyrim për t’u paraqitur për zv/drejtoreshën në QSUNT, e…

Read More

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka marrë nënshtetësinë italiane pas vitesh sakrificash dhe mundimesh. Ajo ka publikuar lajmin në profilin e saj në Instagram ndërsa shfaqet shumë e lumtur për këtë ditë dhe tregon pak nga historia e saj që ka nisur me një gomone nga Shqipëria. “Pas mbi 30 vitesh, më në fund me shtetësi italiane.Për ata që më njohin dhe kanë qenë pranë meje, ju e dini se çfarë përfaqëson Italia dhe këto 30 vite për mua dhe familjen time, ndaj mund ta imagjinoni gëzimin tim sot. Kush më njeh e di për momentet e vështira dhe sakrificat…

Read More