Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 28 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme…
Author: tirana
Tirana sot është nën pushtetin e shiut. Ishte paralajmëruar se mund të kishte reshje, por jo kaq të shumta sa po ndodhin ku shiu ka pushtuar Tiranën.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në rrugën “Barrikada”, në Tiranë. Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë tip BMW. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca
Nga Kreshnik Spahiu Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike: – zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarsisht mungesës 6 mujore në parlament. – zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komiosioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundës SPAK Të dyja pazaret Rama-Berisha ndodhën: – në valën e të nxehtit 40 gradë kur njerzit janë në plazhe dhe nuk ndjekin politik – në kulmin e kampionatit Europian kur njerzit shohin futboll dhe jo politik. – në valën e disa skandaleve, kur SPAKU po ju bën rreshtore të dy palve. – dy…
Dashi Një ditë jo e mirë për të lindurit e kësaj shenje.Persona të rrezikshëm e hakmarrës ju vijnë përqark. Kujdes pasi mund të gjendeni përballë ndonjë historie të shpikur që mund t’ju bëjë mjaft keq. Këshilla për ju është të pastroni shoqërinë. Demi E ardhmja, dëshira për të ndryshuar shumë shpejt jetën tashmë është shumë pranë jush. Ajo që keni kërkuar prej kohësh më në fund do të realizohet. Të rejat do të lidhen me drejtimin e makinës. Binjakët Personat që janë në çift do të përfundojnë një periudhë dhe do të fillojnë një tjetër. Do të jetë pozitive nëse…
Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm teksa ishte duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Pogradecit. Zjarri është përhapur shpejt në mjet por fatmirësisht drejtuesi Bujar Merollari, i cili ka qenë i vetëm, ka dalë nga makina në kohë pa u dëmtuar. Zjarri ka shkaktuar panik dhe trafik, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve pritet të normalizojë situatën. Dyshohet se shkak ka qenë një defet në sistemin elektrik.
Qeveria boliviane nxori para mediave ish-komandantin e ushtrisë Juan Jose Zuniga, pasi e arrestoi atë nën akuzat për drejtimin e një tentative për grusht shteti kundër qeverisë së presidentit Luis Arce. Forcat e armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz të mërkurën në mbrëmje dhe gjenerali u arrestua pasi Arce kritikoi përpjekjen për “grusht shteti” kundër qeverisë dhe bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare. Më herët gjatë ditës, njësitë ushtarake të udhëhequra nga Zuniga, ishin mbledhur në sheshin qendror në Plaza Murillo, ku ndodhen pallati presidencial dhe Kongresi. Zuniga u tha gazetarëve se Arce i kishte kërkuar…
Një tërmet me magnitudë 4 ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme. Thellësia e tërmetit ka qenë 6 kilometra, ndërsa epiqendra 28 kilometra nga Mersin. Sipas asaj që raportohet në mediat turke nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarë të frikësuar po. Lëkundjet janë ndier të forta për shkak se thëllësia ka qenë e vogël.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare. Zyrtarja e larta amerikane e përgëzoi Ministrin Balla për qasjen proaktive të Shqipërisë në adresimin e trafikimit të qënieve njerëzore, i cili reflektohet edhe në raportin e sapo publikuar. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria dhe SHBA janë model i bashkëpunimit të sukseshëm dhe efikas. Ministri i Brendshëm shprehu mirënjohjen për mbështetjen bujare dhe vendimtare të Shteteve të Bashkuara për vendin tonë,…
Ukraina dhe Belgjika, sfidohen me njëra-tjetrën, në ndeshjen e fundit për Grupin E. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja kombëtaret, që janë në garë për kalimin më tej. Kjo është hera e parë në histori, që Ukraina dhe Belgjika përballen mes tyre. Sfida e sotme, do të vendosë edhe fatet e tyre në Euro 2024. Belgët do të kalonin zyrtarisht fazën e grupeve edhe me një barazim, ndërsa ukrainasit avancojnë më tej vetëm me fitoren. 81’- Trajneri i Ukrainës, provon gjithçka për gjithçka. Largohet një mbrojtës si Svatok dhe në fushë futet sulmuesi…
Pas skandalit tek Onkologjiku, qytetarët janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë të Shëndetësisë. Gazetari Osman Stafa, tha se është një turp i madh që të bëhet pazar me jetën. Gazetari tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast me akuza që janë të lehta si “shpërdorimi i detyrës”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private. ”Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë…
Shqipëria i dha të hënën lamtumirën Europianit të futbollit në Gjermani, pas një humbje minimale 0-1 përballë Spanjës. Shpërblimet financiare nga UEFA janë të mëdha dhe FSHF nga pjesëmarrja në fazën finale të Euro 2024 ka arritur të përfitojë 9 milionë e 250 mijë euro. Fitorja e ndeshjeve në grup në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi gjysmë milioni euro. Duke qenë se kuqezinjtë barazuan vetëm një herë dhe regjistruan dy humbje, FSHF arkëtoi nga UEFA edhe 500 mijë euro shtesë. Në total Federata Shqiptare e Futbollit ka mbushur arkat e saj me 9 milionë e 750…