Author: tirana

Edhe pse në Tiranë vijon moti i nxehtë, por shi dhe breshër ka mjaftuar për të përmbytur rrugët e Kukësit. Makinat, lulet, pemët dhe shumë biznese janë përmbytur. Kushtet atmosferike të motit i kanë befasuar të gjithë kohët e fundit, pasi temperaturat në shumë qytete kanë arritur pikun, ndërsa në qytete të tjera ka pasur reshje të dendura.

Read More

Besart Kadia, i cili erdhi në politikë nga PD, vitet e fundit u bë pjesë e qeverisë Rama. Por sot me vendim të kryeministrit, ai është liruar nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi i plotë Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi…

Read More

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot qyteti është shumë herë më i pastër se më parë. Gjatë takimit me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe të Vaqarrit, Veliaj tha se është e mbushur me turistë të shumtë, çka ka krijuar nevojën që të shtohen shërbimet e bashkisë për qytetarët. “Me shtimin e turistëve janë shtuar edhe problematikat; janë probleme të botës së parë, me të cilat përballet çdo qytet i madh. Është shtuar trafiku sepse turistët marrin makina me qira, për të shijuar rrethinat dhe natyrën. Janë shtuar edhe mbeturinat sepse shumë prej…

Read More

Me një gjuhë të fortë është përgjigjur kryetarja e komisionit të Medias, deputetja Flutura Açka, pasi shumica e deputetëve të PD-së kërkojnë ta shkarkojnë nga kjo detyrë, me argumentin se ajo nuk po bën opozitë. Në një reagim për A2 CNN ajo tha se ata që e kanë shkarkuar këkrojnë të zënë vendin e saj prej kohësh. “Ata që e kanë kërkuar kanë kohë që e vuajnë vendin tim. Por e dinë edhe vetë, nuk kanë bërë opozitë më shumë se unë. Në kemi një matës për performancën tonë politike: shqiptarët. Ata gjykojnë më drejt se një tufë interesaxhinjsh pa…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike:-zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarsisht mungesës 6 mujore në parlament.-zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komiosioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundës SPAK Të dyja pazaret Rama-Berisha ndodhën: Pse Rama po mban një standard ndryshe nga Arben Ahmetaj që ju hoq mandatin pasi nuk shkoi në parlament 6 muaj? Po pse kjo zbythje e Edi Ramës në luftën kundër Non-Gratave? Sepse ata në thelb nuk ka qënë kurrë kundër njëri-tjetrit. Marrveshja e tyre e 2008 me ndryshimet Kushtetuese dhe…

Read More

Xhensila Myrtezaj publikoi pak ditë më parë këngën më të re ”Lamtumirë”. Ajo që është vënë re tek kënga e re e Xhensilës është ngjashmëria e madhe e melodisë së këngës me melodinë e këngës së këngëtarit grek Konstantinos Argiros, e titulluar “Athina Mou”. Nëse e dëgjoni videon do na jepni të drejtë. Vlen të theksojmë se Konstantinos është një këngëtar shumë i njohur grek dhe këngët e tij janë hite në vendin e tij dhe jo vetëm.

Read More

Policia e Shtetit ka iniciuar një plan operacional policor i posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari). Sipas policisë, nën hetim janë vënë 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat. Njoftimi i plotë Iniciohet një plan operacional policor i posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari). Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet. Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takon sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një rikthim të dialogut të nivelit të lartë pas 9 muajsh mungesë. Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zhvilluan fillimisht takime të ndara me secilin prej liderëve, për t’ia lënë më pas vendin një ballafaqimi Kurti-Vuçiç. Presidenti serb ka folur përpara takimit duke thënë se nuk pret asgjë nga bisedimet. “Pres që Kurti ta dramatizojë situatën dhe të më bërtasë derisa t’i them ndal, si zakonisht. Do të më thotë sërish ‘Putin i vogël’”, u shpreh Vuçiç për mediat serbe. Vuiçiç pretendoi se në tryezë do…

Read More

Fizioterapisti i kombëtares, Ilvi Begolli i ftuar së fundmi në “Top Arena”, u pyet nëse lojtarëve ju lejohen marrëdhëniet intime përpara ndeshjeve, një diskutim i gjerë që bëhet edhe në sferën e sportistëve global. Ai tha se lojtarëve të kombëtares nuk u lejohen të kryejnë akte intime përpara ndeshjes. Pa hezitim, Begolli tha se “po kjo është e vërtetë”.

Read More

Pasi iku nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka pranuar për herë të parë në një intervistë për ”Top Talk” se Lulzim Basha do të vijë me një parti të re, pasi humbi vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se grupi i Bashës tashmë do të vijë me një parti të re. “Ne sot kemi një identitet politik dhe ideologjik, strukturor, ka një program, dhe kemi detyrimin që me maturi t’i japim këtyre njerëzve një mundësi të mirë siç koha e kërkon që ata të përfaqësohen në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka rëndësi emri e logo,…

Read More

Partia Socialiste zhvilloi këtë pasdite mbledhjen e grupit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fokus të fjalës së Ramës ishte komisioni ”Antikorrupsion”, i cili është bojkotuar nga ana e opozitës. Por një paralajmërim Rama e pati edhe për deputetët dhe sipas burimeve të ”Tirana News”, mësohet që u ka dhënë limit për mungesat në seancat plenare. ”Kush nga ju bën me shumë se dy mungesa (pa arsye) nga seanca e ardhshme deri kur të mbyllet legjislatura e këtij Parlamenti, nuk do jetë më në listën e deputetëve”,-mësohet të ketë thënë Rama.

Read More

”Duhet të ngremë flamurin kombëtar në oborrin e Brukselit dhe kjo do të ndodhë në 2030”,-tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar socialist, duke folur për procesin e integrimit dhe komisionin antikorrupsion. Sipas tij ky është misioni i kësaj qeverie. “Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces siç bëmë procesin e diagnostikimit duhet të ngremë flamurin kombëtar tek oborri në Bruksel. Duhet të ngrihet dhe ky flamur dhe kjo do të ndodhë në 2030. Dekada tjetër Shqipërinë do ta gjejë në tavolinën e Këshillit Europian. Ky duhet të jetë fiksimi dhe misioni ynë, të gjitha të…

Read More