Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit. Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në Parlament për më shumë se 6 muaj, ndaj atij nuk i hiqet mandati. ”Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutes”,-tha Nikolla. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që Berisha të marrë pjesë në aktivitetet dhe seancat plenare. ”Sot…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit, ku është pyetur se cila do të ishte lëvizja nëse Berishës do ti hiqej mandati. Bardhi u shpreh se Berisha ka qenë aktiv si deputet edhe pse ka qenë nën masën e sigurisë ”arrest në shtëpi” dhe unë nuk shoh asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin e tij. Po ashtu Bardhi pretendoi se do të ketë verifikim pasi qeveria ka nisur të intimidojë punonjësit e administratës për të deklaruar votat për PS. Pjesë nga deklarata Unë nuk shoh asnjë rrezik për…
Pas përfundimit të rrugëtimit të kuqezinjëve në Euro 2024, mesazhet nga lojëtarët nuk kanë munguar. Armando Brojës i dha një mesazh Ernest Muçit, por nuk la pa përmendur edhe trajnerin e tyre Sylvinhon. Të dy futbollistët, si Broja ashtu edhe Muçi, u angazhuan shumë pak në ndeshjen e rëndësishme me Spanjën në Euro2024. Broja shkruan se do të vijë kohë, si për Të edhe për Muçin, me të cilin ka qenë së bashku në U-19.
Mjekë dhe staf i Onkologjiut u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Për këtë skandal, Ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja Albana Koçiu, e cila tha se do të bëhen ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për Urdhrin e Mjekut, dhe të ndërmerren sanksione të forta për këdo që trajton jetën e pacientëve si mall në tregun e lirë. ”Dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik. Ne kemi…
Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes disa shqiptarëve në burgun e Korydalos. Mediat greke bëjnë me dije se përplasja e përgjakshme ka ndodhur në krahun e 4-ërt të burgut mes të burgosurve shqiptarë. Sipas informacioneve të deritanishme, nga sherri i përgjakshëm ka humbur jetën një person i cili është goditur me thikë dhe është plagosur një tjetër. I burgosuri 35 vjeç që ka vdekur, emri i të cilit nuk dihet ende, ka qenë i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosuri 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Protothema”, shkruan se situata mbetet e tensionuar në burgun e Korydalos…
Sindikata e pavarur e taksive ka dalë këtë të mërkurë në një protestë paqësore në Sheshin “Nënë Tereza”. Për RTSH-ën, ata thanë se kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencave pa kriter, pasi sipas tyre rregulli ka qenë një taksi për një mijë banor, ndërsa tejkalimi i këtij raporti dhe rritja e çmimit të naftës janë dy shkaktarët që po i çon ata drejt falimentit. Sindikata e pavarur e taksive, të cilët i kanë dërguar kërkesat e tyre në organet përkatëse, paralajmëruan se do të vijojnë protestat në rast se nuk marrin përgjigje.
Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi banorët e zonave si Kashari, Farka dhe Dajti, se shumë shpejt do të hapen çerdhe dhe kopshte të reja. Veliaj sqaroi se në këto zona, që dikur kanë qenë ish komuna, të cilat nuk kanë parashikuar hapësira për kopshte apo çerdhe, bashkia do të aplikojë një sistem tjetër. “Në disa zona, sidomos në ato që i kemi trashëguar nga ish komunat, siç kanë qenë Kashari, Farka, Dajti, do të aplikojmë një sistem tjetër. Në pamundësi për të gjetur…
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, në komunikimin me mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministri informoi se me miratimin e vendimeve të sotme avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë. “Pagat e rritura…
Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në e reduktuar edhe për disa muaj, por ndryshe nga sa ka ndodhur prej një viti e gjysmë, këtë herë do të rikuperojnë gradualisht normat e zakonshme tatimore. Qeveria, pas disa javësh monitorim të çmimeve të të gjitha këtyre produkteve, i dha dritën jeshile përfundimtare këtë të martë zgjatjes së masës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Megjithatë, në këtë rast do të ketë një kthim progresiv në normat tradicionale të taksave që shkon paralelisht me moderimin e çmimeve. Konkretisht, nga 1 korriku deri më 30 shtator,…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Foreign”. Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi T. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës,…
Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet për dhunë. Në njoftimin e bluve thuhet se në pranga ka rënë shtetasi V.H, 66 vjeç banues në Ksamil. 66-vjeçari dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44 vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Në vitin 2023, pothuajse katër nga 10 studentë italianë, 39%, pranuan se kishin provuar një substancë narkotike të paktën një herë në jetën e tyre. Të dhënat dalin nga raporti vjetor i vitit 2024 i Departamentit për Politikat Kundër Drogës në Parlament për fenomenin e varësisë ndaj drogës, sipas të cilit 680 mijë të rinj, pra një e katërta e popullsisë studentore, kanë marrë drogë në vitin para studimit. Dhe te të rinjtë përdorues të drogës, shifra për të miturit është shqetësuese: 360 mijë, pra më shumë se gjysma e nxënësve që i përdorin ato. Sipas të dhënave të raportit,…