Drejtoresha e SHISH paraqiti një shkresë në Komisionin e TIMS se nuk mund të jetë e pranishme këtë të mërkurë. Kjo nxiti debat mes kryetarit të komisionit, Ervin Salianji dhe anëtarit socialist, Xhemal Qefalia. Ervin Salianji: Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare. Xhemal Qefalia: Ajo nuk ka…
Author: tirana
Sinan Paja ishte personazhi i njohur në rrjetet sociale, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Mirëpo, pak muaj para se të ndërronte jetë, ai humbi bashkëshorten e tij, të cilën gjithashtu e kishte me kancer. Sinan Paja, përpara spitalit Onkologjik denonconte mjekun Edmond Gashi, që i kishte marrë shuma të mëdha parash për të mjekuar bashkëshorten e tij. Në atë kohë, askush nuk i besoi, ndërsa sot të gjithë e kuptojnë. Edmond Gashi, ishte koka e një grupi për zhvatjen e pacientëve me kancer, i cili bashkë me kolegët e tij, i orientonin…
Deputetët socialistë janë njoftuar të jenë të gjithë prezent pasditen e kësaj të mërkure për mbledhje grupi. Në këtë mbledhje do të mbajë fjalën Kryeministri Edi Rama.Nuk dihet ende se cilat do të jenë mesazhet e kreut të qeverisë përballë deputetëve te tij.
Si një ekspert në analizimin e tregut , 5 vite me pare Luixhi Di Lucia nga Italia nuk do të vinte në diskutim dy herë vendimin për të ardhur në Shqipëri. Ai pa që rajoni i Ballkanit dhe kryesisht vendi ynë, kishte mundësi të shumta për zhvillimin e një biznesi. Luixhi ka sot një nga zyrat e kontabilitetit më të rëndësishme në qytet, ndërsa operon edhe si ndërmjetës për të gjithë të huajt që duan të investojnë në Shqipëri. “Unë jam një zhvillues biznesi, ndihmoj sipërmarrjet të ngrihen dhe zgjerohen në fushën ndërkombëtare. Para se të mbërrija këtu, pak para…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar. Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurtë. “I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i…
Prokuroria e Përgithshme e Korçës ka dhënë detaje pas arrestimit të Fatmir Balaj, me detyrë kryekomisar në Policinë Shkencore. Dyshohet se Balaj ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisje kompjuterike të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në një çështje që kishte të bënte me call centerat. Kërkesa për këtë masë sigurie ndaj Balajt erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm”. Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra…
Në një konferencë për të drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor. Kreu i qeverisë tha se gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, por i nxjerrin prokurorët. ‘Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj avokaten e popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzuar dhe u keqtrajtuar për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pas gazetarët nuk i deponojnë sekrete, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekretit gazetarët nuk…
SPAK ka rrezuar raportimet e nje nate me pare ku ne disa media u fol per nje operacion me 20 masa sigurie. Sipas lajmeve, behej fjale per zyrtare te Bashkise Tirane ne lidhje me hetimet per inceneratorin. Por sot Prokuroria e Posacme ka sqaruar te verteten. Sipas SPAK nuk eshte zhvilluar asnje operacion dhe e gjitha ka qene nje lajm i rreme i krijuar nga disa media ne vend. Reagimi zyrtar: Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka…
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në fshatin Sanxahk të Kurbinit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 dhjetor 2021. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi). Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip…
Gazetarja Klodiana Lala e cila ishte e ftuar dje në “Top Story” ka sjellë në vëmendje edhe një skandal ku ka qenë i përfshirë Fredi Beleri, të publikuar nga mediat greke. Sipas tyre Beleri ka dëshmuar në Gjykatën greke dhe i ka shpëtuar jetën vrasësit të kryekomisarti Artan Cukut. Klodiana Lala: Vetëm pak ditë përpara se të votohej për parlamentin europian, kishte disa media serioze në Greqi që për herë të parë zbuluan një skandal të jashtëzakonshëm dhe duhet thënë një skandal që jo vetëm turpëron Greqinë, por së pari Shqipërinë. Që Fredi Beleri kishte qenë dëshmitari kryesor në një…
Ndalohet 34-vjeçari që dyshohet se dogji me lëndë djegëse, 2 automjete, për motive të dobëta, më datë 06.03.2024. 34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë për vrasje. Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Korçë, në vijim të operacionit “The Counterfeiters”, të finalizuar në muajin korrik të vitit 2023, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, ka vijuar në drejtimin e Prokurorisë së rrethit, punën hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë. Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi: -A. R., 58 vjeç, banues në Korçë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata…