Author: tirana

Një 17-vjeçar shqiptar u vra me thikë mbrëmjen e 23 qershorit në Itali. I mituri është identifikuar si Thomas Luciani. Ngjarja ndodhi në një park në Pescara. Dy autorët e mitur, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga. Sipas medieve italiane, i mituri shqiptar i detyrohej 250 euro njërit prej dy autorëve. Ata e kanë goditur 25 herë me thikë shqiptarin, pesëmbëdhjetë goditje të shkaktuara nga njëri, dhjetë nga tjetri. Ata e sulmuan Thomasin edhe kur ai po vdiste në tokë, duke pështyrë mbi të dhe duke i fikur një cigare në fytyrë. Pas…

Read More

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pas mesnate në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Policia njofton se rreth orës 00:55, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar. Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Read More

Mediat aludojnë se një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Shqiptarja.com ka mësuar nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie. Sipas mediave, një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme. Operacioni lidhet me kompani guaska të lidhura me inceneratorin e Tiranës. SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik. Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar. Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiç përballë njëri-tjetrit: Josep Borrell do të shërbejë si shef i diplomacisë evropiane deri në vjeshtë, ndërsa javën e ardhshme do të dihet se kush do ta pasojë atë. Mirosllav Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, por do të veprojë si ndërmjetës në…

Read More

Një aksion antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, në ‘gjueti’ të shpërndarësve të drogës. Sipas raportimeve mediatike, gjatë operacionit janë arrestuar 3 persona të identifikuar si: Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi. Ky grup dyshohet se vepronte në zonën e “Myslym Shyrit”. Gjithashtu bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe një sasi prej 1 kg kokainë.

Read More

Dashi Në këtë moment duhet të mundoheni që të rishikoni të gjitha strategjitë tuaja, për shkak se ka disa investime të cilat duhen ndjekur me më shumë kujdes. Ky është një moment i rëndësishëm për të rrezikuar më shumë në dashuri, ndaj jini më kurajoz. Demi Shpesh prireni që të jeni shumë dramatik në diskutime, ndoshta për shkak të kokëfortësisë tuaj. Megjithatë në dashuri duhet të limitoheni duke i besuar instinktit tuaj. Binjakët Mundohuni që të dëgjoni më shumë këshilla të vlefshme nga bashkëpunëtorët tuaj, pasi në këtë moment keni nevojë për mbështetjen e tyre për të kaluar një provë…

Read More

I cilësuar si perla e turizmit veror, parku natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë ka tërhequr një numër të lartë turistësh edhe gjatë këtij viti. Një video të magjisë dhe çfarë ofron ”Syri i Kaltër” për turistët është postuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Infrastruktura e re për këmbësorë e çiklistë e ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt këtij parku natyror, duke e bërë të aksesueshme më lehtë për turistët.

Read More

11 korriku është data që PD-ja do të mbajë protestën kombëtare. Tashmë me vulën dhe logon në dorë, forca më e madhe e opozitës do të kërkojë përpara kryeministrisë lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thekson se është krenari të luftosh për lirimin e Sali Berishës. ”Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon…

Read More

Për sulmuesin Arbër Hoxha, kombëtarja shqiptare dha maksimumin e saj në rrugëtimin e Euro2024. Pas rikthimit nga Gjermania, Hoxha tha se në ato minuta që ishte në fushë, dha maksimumin edhe pse kishin kundërshtarë shumë të fortë përballë. “Së pari dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që ishin me ne atje, ishte ndenjë e jashtëzakonshme. Sa i përket anës personale jam munduar të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën. Kishim kundërshtarë të fortë. Për mua ishte ëndërr të isha në Gjermani, kam dhënë 100% në çdo minutë”,-u shpreh Arbër Hoxha.

Read More

“Kokën lart me punën që ka bërë PS, sa herë që ka drejtuar Shqipërinë dhe Tiranën”. Kështu deklaroi drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me strukturat e Njësisë 9, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Veliaj tha se sot vendi ynë është numri një i turizmit në Europë. “Sot Tirana është numri një i turizmit në Europë; sot Shqipëria është numri një i turizmit në botë, krahasuar me të gjitha vendet e tjera për nga numri i popullsisë dhe për rritjen që ka pasur pas vitit 2019-2020. Kjo…

Read More

Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli tha se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij arsyet se përse Rama e donte në burg lidheshin me vjen bregdetare të detit jon dhe tokat në Himarë. “Vendim i pritshëm, nuk kam menduar që Beleri do dalë i pafajshëm për arsye se nëse do e besoja i bie që të mos besoja arsyet se përse shkoi në burg, arsyet nuk lidheshin as me Belerin as me PD, por me vijën bregdetare të detit jon…

Read More

Pas përfundimit të aventurës së Euro 2024, ekipi kuqezi u rikthye në Tiranë. Me të zbarkuar, gazetarët kanë nxituar të intervistojnë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ky i fundit nuk ka preferuar diçka të tillë. “Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu”,-dëgjohet të thotë anësori. Kujtojmë se Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.

Read More