Author: tirana

Pas skandalit që u zbulua tek spitali i Onkologjikut, ku mjekët nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor, por i dërgonin në spital privat, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njofton se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar. Ministrja tha në një prononcim për mediat se kjo duhet të marrë fund dhe se ata mjekë të përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur. “Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund…

Read More

Ekipi kuqezi mbërriti sot në Rinas, pasi aventura në Euro 2024 u mbyll mbrëmë, në humbjen përballë Spanjës. Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli sakaq për mediat duke vendosur edhe njëherë theksin te fakti se ky grup lojtarësh ka fituar shumë eksperiencë nga ky turne, ndaj duhet që çdo shqiptar të ndihet krenar për ta. I pyetur për rinovimin e kontratës me FSHF, e cila ka skaduar pas kësaj pjesëmarrje në Europian, Silvinjo u përgjigj duke thënë: “Jam pjesë e kësaj pune. Unë jam pjesë e juaja. Jam i lumtur dhe në një vit e ca kemi bërë punë të madhe.…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku mori pjesë në takimin e organizuar në Tiranë, në përmbyllje të projektit STAR3, që kontribuojë në realizimin e reformës administrative-territoriale të vitit 2014. Ai thotë se me STAR 3, përmbyllet një dekadë e mbështetjes që partnerët tanë PNUD, USAID, BE dhe miqtë tanë zviceranë dhe suedezë dhe gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendase dhanë për reformën administrative-territoriale të vitit 2014. Ministri shprehu mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën dhe punuan për këtë vizion duke ndërmarrë hapin e rëndësishëm që nga 373 njësi vendore të vështira për t’u menaxhuar, t’i bënin…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, thotë se proteta kombëtare e thirrur më 11 korrik do të jetë e madhe dhe paralajmëruese. Për të duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku të përfshihet çdokush që është në opozitë me qeverinë e Edi Ramës. I pyetur nëse PD-ja mund të bëjë pa Sali Berishën, Gjekmarkaj tha se ai ka qenë dhe mbetet figurë qendrore e Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë mendojnë grupime të ndryshme në këtë parti. “Ne kemi bërë betejë, por kemi njohur forcën e shumicës. Berisha është legjitimuar nga vota dhe besoj se PD e ka tejkaluar fazën…

Read More

Edhe pse rrugëtimi në ”EURO 2024” u mbyll mbrëmë, kuqezinjtë e kombëtares shqiptare treguan se janë një ekip me peshë në Europë, që vendosën rekorde dhe se tifozët kuqezi do të mbeten kryefjalë e këtij kampionati. Ata mbërritën në aeroportin e Rinasit këtë pasdite. Sapo mbërriti në Rinas, trajneri Silvinjo shprehu edhe njëherë sesa krenar është për futbollistët dhe për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por emocionues. “Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë…

Read More

Bashkimi i opozitës përcaktohet si një nga prioritetet kryesore në një projektrezolutë të miratuar nga Kryesia e PD-së, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie që do të mbahet ditën e premte. Në draft thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballjejeje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që Qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar. Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin…

Read More

”Humbje e dimensioneve kombëtare të Demokracisë së Re në Partinë Popullore Europiane”, gazeta e djathtë “ESTIA” flet sot për një disfatë të konservatorëve greke, duke theksuar se mandati i ri parlamentar u inaugurua me ogur të keq. ”Fuqia e saj brenda këtyre institucioneve është zvogëluar dukshëm pas performancës së dobët elektorale në zgjedhjet e fundit evropiane. Dy fakte në dukje të palidhura e vërtetojnë këtë. ”Kryesia e PPE-së nuk e ka lejuar eurodeputetin e Demokracia e Re, Fredi Beleri, i burgosur në burgjet shqiptare, të marrë pjesë në procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të PPE-së me votim elektronik! Sipas një…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit. Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike. “Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”,- shprehet ai.

Read More

Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare është shkatërruar. Sipas SPAK-ut, ky grup që verponte edhe nga Tirana, ka mashtruar më shumë se 1 mijë shtetas italianë, të cilat nisin me anë të telefonatave, nënshkrimit të kontratave false, deri te pagesat. “Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin…

Read More

Media presitigjoze ”Reuters” ka analizuar në detaje kombëtaren shqiptare të futbollit dhe rrugëtimin e saj të cilën e konsideron si surprizën më të bukur të Kampionatit Europian. Shqipëria kthehet në shtëpi si skuadra e fundit e grupit të tyre në Euro 2024 me vetëm një pikë, por këto fakte nuk tregojnë asgjë për kontributin e saj të shkëlqyeshëm në këtë turne ku zhvilloi beteja të zgjarrta me tre prej skuadrave kryesore të turneut. Në Gjermani gjithçka nisi me përballë kampionëve në fuqi, Italisë, për Shqipërinë. Trajneri brazilian Silvinjo nuk mund ta imagjinonte kurrë sa mirë do të fillonte turneu i…

Read More

Deputetja e PD-së dhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me megaskandalin e zbuluar sot tek Onkologjiku. Ajo tha se masat e marra janë të pamjaftueshme për të çrrënjosur korrupsionin në sistemin shëndetësor. Vokshi thotë se hetimet do duhet të shtrihen në zemrën e korrupsionin, e që sipas tij janë kryeministri Edi Rama, dhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj. Sipas saj, ky është një tregues i qartë që në Shqipëri, shëndetësi falas nuk ka. “Masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh. Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite. Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe. Begaj i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në…

Read More