Mendohej si një mundësi që mund të ndodhte në Euro 2024, por tashmë është një realitet. Siç shkruajnë mediat e huaja ka një rrezik të vërtetë që në ndeshjen e fundit mes Sllovakisë dhe Rumanisë në Grupin E të ndodhë ajo që njihet si “biskota”. Nëse të dyja skuadrat barazojnë, do të kualifikohen në raundin e 1/16 pavarësisht se si del ndeshja tjetër e grupit, Ukrainë-Belgjikë. Kjo ndodh për shkak të klasifikimit si një nga ekipet e treta më të mira. Këtë mundësi e ka lënë hapur humbja e Shqipëria ndaj Spanjës. Tashmë vendi i tretë i Grupit E mund të kualifikohet…
Author: tirana
Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me interes zero për qind nga programi mbështetës i qeverisë. Mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pagës do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve, duke iu dhënë përparësi atyre që janë më të rinj (jo më shumë se 40 vjeç), mbi një ose dy vite përvojë pune si dhe kategoritë e ulëta të pagave. Për secilin aplikant do të hartohet një sistem pikëzimi sipas kritereve të paraqitura në tabelën përbri shkrimit për secilën…
Dy persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force, pasi mbetën të bllokuar në det 3 milje përballë gjirit të Bristanit në Karaburun. Ata e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf, pasi kishte pësuar defekt. Pas dhënies ndihmë, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me gjobë 10 000 lekë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport.…
Nesër në orën 16:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit. Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua online më 11 Qershor, u vendos që Kongresi Zgjedhor të mbahet më 20 Korrik të këtij viti. Në këtë forum do të prezantohet dhe grupi i punës që do të punojë për programin elektoral për mandatin e 4-ërt të partisë së majtë. Kryesocialisti u ndal po ashtu në 4 pika kryesore. Qeverisja e forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma “Shqipëria e 2030-ës”.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skema që kishin ndërtuar mjekët në spitalin Onkologjik në Tiranë. Në kuadër të këtij hetimi, janë arritur të gjenden prova të rasteve të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. E përfshirë ka qenë dhe zv. Drejtoresha e QSUT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, të ndjekura nga prokurori Bledar Valikaj, rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT…
Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Princ Leka nuk e fsheh më romancën e re me fotografen Blerta Celibashin. Kujtojmë se Princ Leka i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshorten para disa muajsh, me të cilën ka dhe një vajzë Geraldinën. Martesa e tyre përfundoi edhe më një grindje të madhe, ku nuk munguan akuzat për dhunë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi të hënën komandantin e Forcave të Armatosura të Ukrainës pas akuzave nga një tjetër komandant ushtarak ukrainas për paaftësi dhe shpërdorim të pushtetit në mes të pushtimit rus. Gjenerali Andrei Gnatov do të zërë vendin e gjeneralit Yuri Sodol, tha Zelensky në Telegram. Presidenti nuk specifikoi arsyet e shkarkimit, i cili vjen pas kritikave nga një komandant i brigadës famëkeqe Azov, i njohur për lidhjet e saj me qarqet ultra-nacionaliste. Bogdan Krotevich tha më herët të hënën në mëngjes se ai kishte paraqitur një ankesë në Shërbimet e Sigurisë të Ukrainës (SBU) për të kërkuar…
Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani tha se Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në bllok. “Ne duhet të vazhdojmë drejt anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”, tha ai duke nënvizuar se vendet e Ballkanit janë kandidatë prej shumë vitesh. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të vazhdojë të mbajë vrullin për anëtarësimin e vendeve fqinje. “Ne e pranojmë se kemi palë të treta, qoftë Rusia, Kina apo të tjera,…
Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik. Masat për mjeke dhe punonjës të Onkologjikut, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në një skemë të shitjes së medikamenteve spitalore në farmaci private. Mediat kanë zbardhur edhe emrat e të ndaluarve: Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)Halil Gashi Florian Marku Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni…
Shqipëria u mposht në ndeshjen e fundit të Grupit B nga Spanja. Kuqezinjtë humbën me rezultatin 0-1 ndaj Spanjës, duke mbyllur kështu edhe rrugëtimin në Europian. Mirëpo një përshëndetje nuk ka munguar as nga Papa Françesku i cili ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Shqiptarët ‘pushtuan’ dje qytetin gjerman, Dusseldorf i cili u kthye i gjithi kuq e zi, ndërkohë që u dëgjuan këngë, daulle dhe u kërcyen valle shqiptare.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) dhe koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, që të dy janë kryesues në zgjedhjet parlamentare, rrezikojnë të sjellin “luftë civile” në Francë. “Manifesti i partisë RN, të cilin anketuesit e zgjedhjeve e vendosën në vend të parë, dhe zgjidhjet e tyre për t’u marrë me frikën mbi krimin dhe emigracionin bazoheshin në “stigmatizimin ose ndarjen “. Mendoj se zgjidhjet e dhëna nga e djathta ekstreme janë jashtë diskutimit, sepse ajo po i kategorizon njerëzit në aspektin e fesë ose origjinës së tyre dhe kjo…
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka rikonfirmuar edhe njëherë vendimin e tij për t’u bashkuar me Sali Berishën, pasi gjykata e Apelit i dha këtij të fundit logon dhe vulën e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një dorë të shtrirë për paqe e bashkim, teksa shton se ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar. “Unë si deputet i PD, rreshtuar në pozicione të kundërta me ish Rithemelimin këto tre vite, nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrire për paqe e bashkim, të paktën pa e provuar sinqeritetin…