Më 12 korrik, Partia Demokratike dhe opozita do të zhvillojë protestën e parë kombëtare para Kryeministrisë, pasi vula e PD-së shkoi tek Berisha. Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosin në protestë. Boçi tha se do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, pasi po mbahet në arrest pa të drejtë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Edi Ramën kryeministër. “Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës, Sali Berishës. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra…
Author: tirana
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka ndarë mendjen dhe ka publikuar formacionin anti-Spanjë për sonte. Shqipëria dhe Spanja luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjve iu duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar si të parët e grupit dhe do bëjnë rotacion në ekip, gjë që u konfirmua edhe nga trajneri de la Fuente. SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj. SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.
Sot ishte parashikuar që të shpallej tabela zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve për rektor të Universitetit të Shkodrës, të mbahej në orën 18:00, por mbledhja ka dështuar sërish. Kandidati fitues i zgjedhjeve, Tonin Gjuraj ka qenë prezent ndërkohë që para mediave e ka cilësuar si të paprecedentë një situatë të tillë duke lënë Universitetin e Shkodrës, të vetmin në rang vendi që nuk ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Kandidati fitues i këtyre zgjedhjeve është shprehur se do ti drejtohet organeve ligjzbatuese për zgjidhjen e këtji ngërçi artificial të krijuar ndërkohë që shifrat tashmë janë të qarta…
“Do ta rekomandoja të mendoje dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve”,-thotë ish-ministri i Financave Arben Malaj, kur u pyet nëse kjo skemë aktuale garanton pensionin për të gjithë të punësuarit e sotëm. Përmes kalkulimit të shifrave, Malaj tregoi problemet e kësaj skeme të pensioneve, që sipas tij është deficitare. “Skema ka probleme është deficitare. Shqetësimi ynë është që deficiti është shumë i madh. Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ishte sa 70% e investimeve të brendshme të Shqipërisë 1.58 herë më shumë…
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja që do të vendosë vazhdimin e garës për Shqipërinë në Euro2024 dhe Dyseldorfi është veshur kuqezi. Tifozët kanë nisur marshimin drejt stadiumit të Merkur Spiel-Arena, ku nuk kanë munguar as pankartat me shumë spec. Në këtë Euro2024 tifozët Shqiptarë pushtuan rrjetin për numrin e madh dhe marrëdhëniet e mira që patën me tifozët kundërshtarë. Ndeshja Shqipëri-Spanjë është ndeshja e fundit e grupit B për kombëtaren në fazën e parë. Në orën 21.00 do të luhet dhe ndeshja Itali Kroaci. Ndeshjet janë vendimtare për kualifikimin e4 skuadrës së dytë në Kampionatin Europian, pasi Spanja…
Pasi morën vulën nga Gjykata e Apelit, Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e së hënës, ka vendosur që të thërrasë dhe Këshillin Kombëtar për të miratuar rezolutën e bashkimit me pjesën tjetër të demokratëve që ende janë rreshtuar krah Lulzim Bashës. Këshilli Kombëtar do të mblidhet të premten. Sa i përket protestës do të zhvillohet të premten në 12 korrik, ora 20:00.
Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të dënojë me 15 muaj burg serbin Nenad Orllovic, i përfshirë në sulmin e 29 majit të vitit të kaluar në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it. Vepra penale e sulmit ndaj një personi zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen akte huliganizmi, ishin akuzat që sollën dënimin e tij. Gjykata sqaroi për çdo se nga ky dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që është 23 qershori i vitit 2023 kur edhe u prangos, çka nënkupton se i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer. Orllovic u shpall fajtor dhe…
Pasi mori vulën nga Apeli, kryetari i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë, deklaroi se kjo parti ka si prioritet bashkimin e të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre. Gjatë mbledhjes, u vendos që PD-ja do të dalë në protestë më datë 12 korrik, ora 20:00. ”U them shqiptarëve se qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme, sepse Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Edi Rama dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i aftë të shkelë çdo ligj, normë kushtetutë. Ajo nuk meriton as 24 orë të qëndrojë në pushtet në vend dhe ne…
Avokati Spartak Ngjela, thotë se Sali Berisha nëse dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha. Ai e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një non grata. Ngjela thotë se politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve. “Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet…
Një tifoz kuqezi shihet të veprojë si një ”toreador” dhe që flamuri kuqezi tërbon spanjollët. Kjo video e cila është bërë rivale në rrjet, tregon atmosferën e ndezur para sfidës historike që ka sonte kombëtarja, atë përballë Spanjës.
Sonte Shqipëria do të luajë në “Merkur Spiel Arena”, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në historinë e Europianit. Tifozët kuqezi janë mbledhur në mbështetje të kombëtares dhe ka nisur mashrimi drejt stadiumit. Pjesa më e madhe e mbështetëseve të Shqipërisë janë grumbulluar në “Rheinpark- Düsseldorf”, duke përqafuar thirrjen e Tifozëve Kuqezi për një marshim masiv drejt stadiumit. Teksa kanë mbetur edhe tre orë nga starti i ndeshjes, tifozët janë duke lëvizur duke mbajtur në duart flamuj kuqezi, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike dhe thirrje në mbështetje të…
Ndeshja Skoci-Hungari dhe gjithçka tjetër në atë takim, kaluan në plan të dytë, për disa minuta në pjesën e dytë. Sulmuesi Barnabas Varga, frikësoi të gjithë, për shkak se pas një përplasje të fortë, ra në fushë pa ndjenja. Për fat të mirë, gjendja e lojtarit është e stabilizuar dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, pas dërgimit në spital. Pas ndeshjes, kapiteni i Hungarisë, Dominik Szoboszlai, akuzoi mjekët, se ndërhynë me shumë vonesë për të dhënë ndihmën dhe lëviznin ngadalë me barelën. UEFA thotë se u veprua sipas protokollit dhe gjithçka ishte në kohën e duhur. “Mjekët e ekipit ndërhynë…