Author: tirana

247.000 m2 prona në Himarë me vlerë 35 milionë euro janë vënë nën sekuestro pasi janë përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Kjo pasuri ishte në pronësi J.J. dhe K.J., ndaj të cilëve ka nisur hetimi për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Hetimet kanë nisur në 2021, nga ku, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar. “Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë…

Read More

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji këtë seancë plenare në Kuvend është shfaqur i veshur me fanellën e kombëtares, ku uron ekipj  kuqezi për fitore sonte kundër Spanjës. “Sot gjithë sytë tek kombëtarja. Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që e kanë zhytur në lëngim e sot bëjnë sikur shqetësohen”, shprehet Salianji, duke ironizuar edhe maxhorancën me kabinetin qeveritar që sot shumica janë në Gjermani, dhe jo në sallën e Kuvendit.

Read More

Deputeti i PD-së, dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, bëri deklarata të forta drejtuar qeverisë ”Rama 3” që e akuzon për vjedhje. ”Miqtë ndërkombëtare shohin dhe dëgjojnë, ata e dinë se qeveria nuk mund ta zgjidhë problemin, të cilin ajo vetë krijon çdo ditë! Koha për të folur është tani! The Time is Noë! Pastaj fjala u takon qytetarëve të këtij vendi. Në paradoks gjendet dhe opozita, e cila jeton dilemën e madhe për formën e rezistencës së saj”,-tha Gjekmarkaj. Fjala e plotë Të jesh i qeverisur sot në Shqiperi nga…

Read More

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani. Në kuadër të kësaj sfide mjaft të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, Bashkia e Dyseldorfit, me në krye të parin e qytetit, Stephan Keller ka organizuar paraditen e sotme një ceremoni pritje për përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Spanjolle. Delegacioni shqiptar përbëhej nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Zv.Presidentët e FSHF, Arben Dervishaj e Lutfi Nuri,…

Read More

Nga Elisa Spiropali Noli Viktimë. Për Priftin, politikanin, poetin, shkrimtarin, përkthyesin, publicistin, polemistin, muzikantin, folkloristin Fan Noli mund të nisim të flasim tani, të vazhdojmë me ditë e netë, dhe të mos mbarojmë kurrë. Të themi dy fjalë duke e parë nga një kënd i veçantë, nga këndi i të qënit viktimë, që mes tjerash, Noli sigurisht qe’. Duke harruar se ishte Prift, dhe para tij nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër veçse të rrëfehemi për gjithçka që bëjmë ose nuk bëjmë, sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me Nolin si me çdo vdekëtar të rëndomtë, duke i vënë…

Read More

Edhe deputetët janë të ”çmendur” pas Europianit, saqë sot seanca plenare në Kuvend ka nisur me 30 minuta vonesë, pasi nuk po plotësohej kuorumi për nisjen e punimeve. Në sallë ndodhen vetëm 6 ministra. Ligjvënësit kanë katër orë kohë për të sjellë gjetjet në zonat elektorale. Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se është abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë. ”33 milion euro fonde të BE-s, abuzime me fondet për zhvillimet e bujqësisë. Ju vidhni por skapi shton presionin ndaj opozitës dhe mban në arrest shtëpie liderin e opozitës”, tha ai. Nga ana tjetër, edhe deputeti socialisti Erjona Braçe,…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për një punonjës, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar Kastriot Palushi, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe…

Read More

Dashi Duhet ta dish që njerëzit me të cilët rri, do të të shërbejnë shumë në të ardhmen. Hëna në Ujor do të bashkëveprojë me Jupiterin për të të ndihmuar të kesh më shumë ide kreative, të cilat do t’i ndash me miqtë, kolegët dhe të afërmit e tu. Gjatë kësaj jave do të përpiqesh të fuqizosh lidhjen tënde mes ndjesive dhe trupit, për të pasur më shumë kujdes për mirëqenien tënde. Demi Gjatë kësaj jave do të eksplorosh vlerat dhe parimet e tua, sidomos në aspektin e punës. Një bashkëpunim mes Marsit dhe Afërditës do të të ndihmojë që…

Read More

Këtë të hënë Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua për prostitucion, por Apeli vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv. Po ashtu Gjici dhe Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite burg…

Read More

Pas katër orësh adrenalinë, emocione dhe më shumë se 40 këngë, “Swifties” janë kthyer në shtëpi dhe kanë kuptuar se nuk mbanin mend asgjë nga super eventi ku kishin qenë. Ky fenomen i çuditshëm sipas psikologëve është një sindromë e njohur, e shkaktuar nga emocionet e shumta dhe atmosfera elektrizuese duke e bërë më të vështirë formimin e kujtimeve. Koncertet e superyllit amerikan janë cilësuar spektakle me nivele të paprecedenta zhurme dhe kjo shpjegon numrin e madh të njerëzve të prekur. Amnezia pas koncerteve mund të krahasohet me humbjen e kujtesës që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike. Kur njerëzit…

Read More

Ministria e Arsimit bën me dije se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të maturës shtetërore. Për të parë rezultatet mund të klikoni në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf Kujtojmë se më 10 qershor rreth 28 maturantë i janë nënshtruar këtij provimi.

Read More