Partia Demokratike do të mbledhë për herë të parë Kryesinë, pasi Sali Berisha mori vulën dhe logon pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas burimeve do të diskutohen emrat e drejtuesve politike, po ashtu edhe një protestë e mundshme që mund të mbahet në muajin korrik. Nëse do të zhvillohet apo jo protesta, do të vendoset gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD që do të mbahet ditën e sotme.
Author: tirana
Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do ti jepte mundësinë Kombëtares sonë për tu kualifikuar në fazën tjetër. Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por asaj i një mace është bërë virale në rrjet. Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve. (VIDEO)
Nga Mero Baze Nëse ka diçka që e ka bërë banale gjithë aksionin politik të Berishës për t’i rrëmbyer vulën dhe partinë Lulzim Bashës, është Argita Berisha. Shfaqja e të bijës së tij si pretendente për fronin, me aprovimin dhe nxitjen e vet Berishës, ka zhveshur aksionin politik për përçarjen e PD nga shtatori i vitit 2021, nga çdo demagogji dhe gënjeshtër e Berishës. Të gjithë ata që donin të besonin se Bashën ja kishte çuar Edi Rama dhe SHBA ta hidhte në erë, ata që besonin se Basha i kishte shitur zgjedhjet çdo herë tek Rama, ata që besonin…
66-vjeçarja Hyrije Çikopano prej 7 muaj ka humbur kontaktet me familjarët e saj, pasi është larguar nga banesa më 15 nëntor 2023, dhe nuk është kthyer më. U mësua se 66-vjeçarja ka shkuar për të blerë ilaçe në farmaci për bashkëshortin e saj, por që nga ai moment familjarët kanë humbur kontaktet me të. Familjarët nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren, e cila vuan edhe nga diabeti. Ata kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet por ende nuk kanë rënë në gjurmët e 66-vjeçares.
Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”. -Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Gëziq, Rrëshen. Asgjësohen 500 fidanë cannabisi në kubikë. Identifikohen 2 shtetas (vëllezër) autorë të këtij rasti. Vihet në pranga njëri prej tyre, vijon puna për kapjen e tjetrit. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve. -Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vinjoll, Kurbin. Asgjësohen 288 bimë cannabisi. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Vinjoll dhe inspektori i pyjeve.…
Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale që i kushtohet ndeshjes së sotme Shqipëri-Spanjë në orën 21:00. Sipas Ramës lojtarët e Kombëtares do përballen me një skuadër të frikshme dhe nuk kanë asnjë gjë për të humbur, veçse ta shijojn deri në fund momentin magjik që vetë e kanë krijuar. Kryeministri Rama shprehet gjithashtu se “Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses…
Ilir Meta, ka vendosur që kohëve të fundit përveç anës politike të nxjerrë në pah dhe atë sportive. Pas Monika Kryemadhit, me të cilën tanimë është në proces divorci, edhe Meta “iu fut me kokë” palestrës dhe aktivitetit fizik. Ndërkohë së fundmi ka vendosur që të vijë edhe si “futbollist”. I ftuar në studion e “Kampion” në Tv Klan, Meta u shfaq duke bërë xhonglime me top. Por, si duket nuk i kanë shkuar ashtu si duhet pasi papritur u rrëzua në mes të studios.
Deputetët do të mblidhen në orën 14:00 të kësaj të hëne në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, në fokus do të jenë diskutimet mbi problematikat që janë evidentuar nga deputetët gjatë takimeve me qytetarët në terren. Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre. Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë alumini në Bolzano. Një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë, mes tyre 2 shqiptarë janë plagosur rëndë. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për shtetasin Artan Vila, 48 vjeç dhe Sokol Hyseni 34 vjeç. Artan Vila ndodhet në gjendje më të rëndë për shkak të djegieve që ka pësuar në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar në një spital në Milano. Diallo Bocar, 31 vjeç me origjinë nga Senegali nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën në spital. Si ndodhi shpërthimi Shpërthimi ndodhi gjatë fazës së derdhjes dhe ftohjes…
Katër ditë më parë, më 20 qershor, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese. Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën. I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Valteri tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë,…
Nga Roland Qafoku Kanë kaluar 13 ditë nga 11 qershori, kur Gjykata e Apelit vendosi që vula dhe logoja i takonte Rithemelimit. Përveçse ndonjë lajmi i kalimit të beftë nga partia e drejtuar nga Lulzim Basha te partia e drejtuar nga Sali Berisha të një, apo dy deputetëve, duket se ky vendim është harruar. Është harruar edhe entuziasmi naiv i disa militantëve që festuan me daulle e fishekzjarre, a thua se PD kishte fituar ndaj PS-së. Në fakt, më e vështira për Partinë Demokratike është tani. Ajo vërtetë fitoi vulën dhe logon, por që të arrijë qëllimin final, atë të…
Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Durrës-Tiranë.Si pasojë e përfshirjes së makinës nga flakët, është krijuar trafik i madh.Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.