Author: tirana

Një 49-vjeçar është kapur në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi ka trafikuar një automjet të vjedhur në Belgjikë. Si pasojë, ai po procedohet penalisht nga policia. “Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë“, thuhet në njoftimin e bluve.

Read More

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Filiatra, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten, ndërsa shqiptari është vënë në pranga mëngjesin e kësaj të diele. E reja ka denoncuar në polici se është goditur me shufra hekuri në duar dhe fytyrë. Menjëherë policia ka shoqëruar gruan dhe e ka marrë në pyetje, ndërsa pas ndihmës mjekësore ajo është larguar. Ndërkohë autori 46-vjeçar është arrestuar nga Policia dhe po mbahet në burg, ndërsa të martën pritet të dalë para Prokurorisë.

Read More

Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun dhe Kepi i Rodonit, tentojnë të rrëmbehen nga një aleancë e organizuar mes krimit, gjyqësorit dhe politikës. Babëzia ka prekur edhe klerikët apo organizatat fetare. Krimi nis nga falsifikimi i dokumenteve, nga procese gjyqësore, formale e deri te kanosja e kërcënimi për cilindo që tenton të vendosë barriera e të prishë skenarin për të “shtënë në dorë” sipërfaqe bregdetare, nga më të mirat në vend. Krimi, feja, politika dhe bixhozi, në “luftë” për Kepin e Rodonit! Rruga për në Kepin e Rodonit kalon në një zonë bregdetare, tejet të lakmuar në vitet…

Read More

Universitetet më të mira në botë janë zbuluar në edicionin e 21-të të renditjes botërore të universiteteve QS. Lista kryesohet sërish nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), i cili ndodhet në Kembrixh, Massachusetts në SHBA dhe ka udhëhequr renditjen për 13 vjet rresht. Dy universitetet e ardhshme ishin të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë Imperial College London, i cili u zhvendos nga pozita e 6-të për të siguruar vendin e dytë dhe Universiteti i Oksfordit në të tretin. Universiteti i Harvardit u rendit sërish në vendin e katërt këtë vit me një rezultat prej 96.8, i ndjekur…

Read More

TIRANA- Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve në këtë vend. Të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave – Instat, janë për tremujorin e parë të vitit 2024 dhe flasin për 1 milion e 700 mijë turistë, ose 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pushues dhe ekspertë të turizmit e ekonomisë thonë se turizmi në vend është shtrenjtuar dhe arsyet, sipas tyre, janë nga më të ndryshmet. Mehdi Olluri, nga Lipjani i Kosovës, zgjodhi që edhe sivjet pushimet t’i bëjë në Shëngjin pjesa veriperëndimore e Shqipërisë. Ai thotë se…

Read More

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Gazetarja Lorena Kodra, referuar burimeve zyrtare nga policia, bëri të ditur për Balkanweb, se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit mbi mjetin tip Ford, nga drejtuesi. Korçë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital. Grupi hetimor po punon…

Read More

EURO 2024 nis sot raundin e tretë të ndeshjeve të fazës në grupe, teksa do të njohë verdiktet përfundimtare në Grupin A në sy sfidat që do të luhen sot në darkë. Këto ndeshje, i interesojnë në mënyrë indirekte edhe Kombëtares shqiptare pasi mund të ndikojnë në kualifikimin e saj apo edhe në një vazhdimësi të mundshme në turne. Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti. Duelet e orës…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 2 persona për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-të dashurës. Gjithashtu, në pranga ra një person për vjedhje, një për ndërtim të paligjshëm dhe një tjetër, pasi ngiste makinën në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident në Mullet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të…

Read More

Hulumtimet e reja nga shkencëtarët italianë vlerësojnë se disa pjesë të qytetit të Venecias do të jenë nën ujë deri në vitin 2150. Studimi u krye nga ekspertë në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe analizoi të dhënat mbi rritjen e nivelit të baticës. Venecia është duke u përballur me përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta për dekada. Tani ekziston një sistem pengesash kundër përmbytjeve në lagunën e saj, një gji i cekët, 550 km² i mbyllur në Detin Adriatik verior që rrethon Venecian dhe ishujt e tij. Por këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të…

Read More

Gjatë një interviste për emisionin “Se luan topi”, ajo tregoi se ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare me mamin e saj, ndërsa tha se e ëma e paguante nga 5 mijë lekë në ditë., Adrola tha se në atë kohë i vinte turp nga shoqëria e saj për punën qëpo bënte, por sot është shumë krenare. Pjesë nga intervista: Erjona Rusi: Di që e vogël ke punuar, ke ndihmuar mamin duke shitur veshje. Adrola Dushi: Kam shitur rroba me mamin në Rrëshen. Më vinte shumë turp nga shoqëria ime dikur, sot që për pak bëj 31 vjeç,…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë,ndërsa viktimë ka mbetur 25 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia – Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”. Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjec, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjecari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza. Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek 27 vjeç, banues në Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Read More