Author: tirana

Një person ka rënë në pranga dhe një pesë të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të zhvilluar në Dibër, u sekuestruar edhe lënda narkotike kokainë, dhe kanabis. Në pranga ka rënë një 27-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bahskëpunim me një të mitur, i vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë. Balla në një postim në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. “Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai. Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë…

Read More

Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri tashmë nuk e fshehin më romancën mes tyre. Çifti më i ri i showbizit shqiptar kanë ndarë së fundmi momente të ëmbla krah njëri-tjetrit. Ka qënë Leotina ajo e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa ndodhet në makinë, e në sfond duket krahu me tatuazhe i Mozzik. Çifti shfaqet shumë i lumur si dhe nuk i kursejnë përkëdheljet me njëri-tjetrin! Ndonëse, dyshja respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, e sidomos për të folur për lidhjenmes tyre, ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me të, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më…

Read More

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i grabiti një shumë parash, telefon dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermane. 18-vjeçari kreu grabitjen në bashkëpunim me një të mitur. Ndaj 13 vjeçarit ka nisur procedimi penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.

Read More

Ndryshimet klimatike janë duke nxitur valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore këtë javë dhe do të vazhdojnë të shkaktojë mot të rrezikshëm për dekada me radhë, sipas një hulumtimi. “Ne tani po vuajnë nga një valë e nxehtit mbarëbotëror”, tha Christiana Figueres, ish-shefe e agjencisë së OKB-së për klimën. Më poshtë mund të lexoni se si ndryshimet klimatike po e shtyjnë nxehtësinë të arrijë shkallë ekstreme. Si po e nxisin ndryshimet klimatike nxehtësinë? Derisa djegia e vazhdueshme e lëndëve djegëse fosile lëshon më shumë emetime të karbonit në hemisferë, ajri mund të mbledhë më shumë të nxehtë nga…

Read More

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi rezulton i përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2009. Sipas policisë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, partnerët vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar katër shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, dy muaj më parë. I ekstraduari nga Anglia i lokalizuar falë informacionit që dispononte DVP Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminalë, si edhe shkëmbimit në kohë të informacionit me autoritetet ligjzbatuese angleze. Ndërkohë gjykata e rrethit gjyqësor të Elbasanit, ka caktuar ndaj 50-vjeçarit të identifikuar…

Read More

Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhenj të aktiviteteve kulturore në vend në raport me gratë. Statistikat e kulturës 2023, të publikuara nga Instituti i Statistikave, tregojnë se për dy vite rresht, tendenca ishte e njëjtë. Meshkujt ishin 31.3 për qind pjesëmarrës në këto aktivitete në raport me femrat, 28.4 për qind. “Në vitin 2022, 29,8% e individëve mbi 16 vjeç raportuan se morën pjesë rregullisht në të paktën një aktivitet kulturor me pagesë gjatë 12 muajve të fundit. Për të dyja vitet, vihet re që burrat kanë përqindje më të lartë të pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore krahasuar…

Read More

Venezuela është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një thellësi prej 84 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Ndërkohë, Epiqendra e tërmetit u regjistrua 41 kilometra në veriperëndim të qytetit të Guiria dhe 82 kilometra në verilindje të qytetit të Carupano.

Read More

DashiMund të lindë një shqetësim i vogël shëndetësor, duke ju penguar të merrni përsipër një detyrë të rëndësishme, e cila mund të rezultojë në pengesa të përkohshme. Megjithatë, përdorimi i gjykimit të mirë dhe sensit të përbashkët do t’ju ndihmojë t’ia dilni në këtë situate. Trupat qiellorë sugjerojnë që në ditët në vijim, prioriteti ndaj nevojave të familjes suaj duhet të jetë parësor.DemiGjatë ditës, do të gjeni kohë të mjaftueshme për t’u fokusuar në përmirësimin e shëndetit dhe pamjes suaj. Ndërsa dita përparon, kënaquni duke kaluar kohë cilësore me familjen tuaj. Merrni parasysh përgatitjen e një darke të veçantë për…

Read More

Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e vala Afrikane duke sjellë freskim të motit në të gjithë territorin Shqiptar. Ndërsa, përsa i përket motit; orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në…

Read More

Një sondazh është realizuar në vendin fqinj, Greqinë, për perceptimin që ata kanë lidhur me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë aty. Rezultatet janë domethënëse, pas më shumë se 30 vjetësh, duket se paragjykimet dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve janë në nivelet minimale. Sondazhi është realizuar nga Njësia për Hulumtimin e Tregut në Universitetin e Maqedonisë në bashkëpunim me think tank ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer. Sondazhi ka nxjerrë në dritë gjetje interesante, ku 78% e grekëve thonë se shqiptarët po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Akoma më i lartë është numri i atyre…

Read More