Author: tirana

Gjeorgjia bën historinë dhe merr pikën e parë në një Evropian. Skuadra arriti të frenojë Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit F të zhvilluar në Hamburg me rezultatin 1-1 në një sfidë ku pati si protagonist absolut portierin Mamardashvili, por që në çastet e fundit mund të kishte shkaktuar edhe një surprizë akoma më të madhe. Ajo që shënoi e para ishte pikërisht skuadra gjeorgjiane që në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh që u shndërruar në gol nga Mikautadze. Në minutën e 95 Gjeorgjia për pak sa nuk shkaktoi befasinë më të madhe deri në…

Read More

Të hënën Shqipëria dhe Spanja luajnë në përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast. Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës. Porta duket se…

Read More

Turqi-Portugali po ndeshen në javën e dytë të grupeve të EURO 2024, me dy skuadrat që janë pjesë e Grupit F, sfidë që nisi në orën 18:00 dhe që po luhet në “Signal Iduna Park”. Turqi-Portugali 0-3 56’- Goool Portugalia 0-3! Cristiano Ronaldo, i vetëm me portierin, tregohet altruist dhe pason për Bruno Fernandes, me mesfushorin, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar. 29’- Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë. 21’-Gooool! Silva gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Portugalinë në avantazh. FORMACIONET ZYRTARE: Turqia: Byindir, Celik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Akturkoglu,…

Read More

Sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, po dëmton qytetarët shqiptarë. Rama i bëri apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre lojërave kriminale. Por për çfarë konkretisht e ka fjalën kryeministri Edi Rama dhe kush është personazhi që ‘e detyroi’ të bënte këtë reagim. Florian Gjergji është personi i kërkuar nga policia për shkak të skemave të njëpasnjëshme të mashtrimit, ku pre e këtyre skema kanë rënë zyrtarë të…

Read More

Gjeneralmajori i lartë amerikan, Daniel Lasica ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga presidenti Bajram Begaj. Ai është Drejtor i Komandës Europiane të SHBA J5 dhe gjatë vizitën në vendin tonë është takuar dhe me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se vizita e gjeneralmajorit Lasica tregon shumë për forcimin e bashkëpunimit të SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë “Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin…

Read More

Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ”S’e Luan Topi”. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ”djalin më të bukur shqiptar”. “Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar. Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e…

Read More

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini teksa flet për Europianin, e pranon se pas humbjes me Spanjën, në kombëtare nuk është e njëjta atmosferë si pas sfidës me Shqipërinë, megjithatë shtoi se Italisë i duhet të tregojë se janë kampionët në fuqi të Europës. “Sigurisht që pas ndeshjes me Spanjën në grup nuk është e njëjta atmosferë si pas Shqipërisë. Ndaj Spanjës nuk zhvilluam një ndeshje në lartësinë e Italisë, por kjo vjen edhe për meritë të kundërshtarit. Objektivi jonë është të kalojmë grupin dhe të dominojmë ndeshjet, kjo është ajo që na kërkon Spalletti. Jemi kampionët në fuqi dhe duhet…

Read More

Turqia dhe Portugalia, do të përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F, në Euro 2024. Dy kombëtaret, vijnë pas fitoreve në ndeshjen e tyre të parë dhe për këtë arsye, do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët. Një sukses sot, do i siguronte kualifikimin për më tej dhe synohet vetëm triumfi. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët. FORMACIONET ZYRTARE: Turqia: Byindir, Celik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Akturkoglu, Kokcu, Akgun, Yilmaz. Portugalia: Costa, Mendes, Pepe, Dias, Cancelo, Vitinha, Palhinha, Fernandes, Leao, Silva, Ronaldo.

Read More

Barcelona do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028. Një hap i papritur drastik i marrë nga drejtuesit e qytetit në përpjekje për të frenuar rritjen e kostove të banesave. Kryetari i bashkisë, Jaume Collboni tha se deri në nëntor 2028, Barcelona do të revokojë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si me qira afatshkurtra. “Kjo do thotë se nga viti 2029 nëse s’ka pengesa, apartamentet turistike, siç i kuptojmë ne sot, do të zhduken nga qyteti i Barcelonës”. Një bum në qiratë afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga…

Read More

Gjatë takimin me ekipet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit në qarkun Fier, ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi gatishmëri dhe ndërhyrje të menjëhershme në çdo vatër zjarri. Ai kishte një apel dhe kujtesë publike për qytetarët, se zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal. “Standardin e vendosur vitin e kaluar, numrin rekord të personave të proceduar penalisht ta ngremë në një nivel tjetër. Kushdo që s’ka venë mend dhe tenton me dashje a pa dashje të ndezë një shkrepse për t’i vënë zjarrin disa mbetjeve bimore, pa shkuar tek ata që e bëjnë me qëllim, duhet…

Read More