Author: tirana

Ditmir Bushati në podcastin e tij ”Public Square”, diskutoi me të vetmin president konsensual në Shqipëri, Alfred Moisiu. Në fjalën e tij, Bushati thotë që shumëçka ka ndryshyshuar që atëherë por nevoja për ndryshim cilësor, vetëdije kombëtare, qeverisje të pastër dhe ushtrim të përgjegjësive politike, është më e madhe se kurrë. Duke folur mbi situatën me drejtësinë, ish-presidenti Moisiu thotë se beson te SPAK ndonëse ka kritika për ngadalësi. “Kam kritikuar dhe që njerëzit që do punojnë në drejtësi, duhet të jenë njerëz të çliruar nga disa mentalitet dhe duhet të mendojnë vetëm për detyrën. Ne jemi vend i vogël…

Read More

Çifti në jetë dhe në punë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, i cili i pyeti ndër të tjera për romancën e tyre. Ata treguan se nuk ishin në kërkim të një dashurie dhe se lidhja e tyre lindi dhe u rrit natyrshëm. “Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi pasur ndonjë raport. Pastaj, filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një mision historik për vendin fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës. Gjatë takimit me socialistët e Njësisë 10 në kryeqytet, Veliaj tha se ajo që ofron opozita si alternativë janë vetëm djegia e gomave dhe dhuna. “Kur shikoj alternativën që kemi përballë, ata që djegin goma, shikoj që sa më shumë humbasin, aq më të dhunshëm bëhen. Nuk e di pse nuk e kuptojnë që, në fakt, të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është përkufizim i budallallëkut. Ata djegin goma në Shqipërinë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në vend, ku disa persona kanë rënë pre e loje mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona. ”Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve,…

Read More

Financierë, specialistë IT, zhvillues programesh, inxhinierë ndërtimi, janë ndër profesionet më të kërkuara sot për sot në tregun shqiptar të punës, e njëherazi edhe më të mirë-paguarat. Pagat nisin nga 110 mijë lekë për të vijuar në mesatarisht në 134 mijë lekë në muaj. Bazuar në këtë logjikë, Dorina ka bërë edhe zgjedhjen për studimet universitare. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, punonjësit e bankave dhe ata të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve janar-mars me gati 134 mijë lekë, ndjekur nga të kualifikuarit në teknologji-informacioni me 110 mijë e 364 lekë.…

Read More

Gjeorgjia dhe Çekia barazuan 1-1. Çekët dolën me kokën ulur nga ky duel, teksa për Gjeorgjinë është një ditë historike duke marrë pikën e parë në një event ku ishin debutues. Pas humbjes 3-1 me Turqinë në ndeshjen e parë, skuadra e Gjeorgjisë gjeti forcën dhe ia doli t’u merrte një pikë çekëve. Dueli nisi më mirë për Çekinë, teksa shënoi me Hlozek në minutën e 23, por gjithçka u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë. Gjeorgjia siguroi avantazhin me Mikautadze, sulmuesin që shënon golin e dytë në këtë turne, pas atij me Turqinë. Ai nuk gaboi…

Read More

Shqipërisë i duhen tre pikët për të vijuar ëndrrën në Euro 2024, dhe memet në rrjetet sociale kanë vërshuar. Misioni kundër Spanjës duket i vështirë, por jo i pamundur për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me linjat e dyta. Tifozët shqiptarë u kanë shkruar yjeve të Spanjës që të tolerojnë Shqipërinë të kualifikohet. Njëri prej tyre i ka shkruar kampionit 16-vjeçar Lamine Yamal. “Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai yllit të Spanjës.

Read More

Princi William është një nga fansat e Taylor Swift. Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunat në Wembley. Në një video që po bën xhiron e TikTok-ut, Princi William shihet duke kërcyer në ritmin e “Shake it Off”. I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William duket që po argëtohet duke mos marrë parasysh turmën rreth tij. Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar me Princin William dhe fëmijët e tij.…

Read More

Vladimir Putin ka kërcënuar se do të armatosë Korenë e Veriut nëse vendet perëndimore vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi pakti i ri i mbrojtjes i presidentit rus me Phenianin shkaktoi një sërë jehona diplomatike në rajon. Vërejtjet e Putinit, në fund të një vizite shtetërore në Vietnam, mbyllën një javë në të cilën Moska u përpoq të tronditë Perëndimin dhe të projektonte forcën nga një pjesë e botës në të cilën ndikimi i tij ende ka peshë. SHBA i quajti komentet e Putinit “tepër shqetësuese” në një konferencë të premten. “Kjo do të destabilizonte Gadishullin Korean,” u…

Read More

Pavarësisht se parashikohet një rënie e vlerave të termometrit meteorologët thonë se temperaturat do të jenë të pazakonta për qershorin. “Do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit gjatë kësaj fundjave, duke bërë që dita e sotme të ketë temperatura deri në 40 gradë Celsius. Qarqet Elbasan, Tiranë, Berat, Gjirokastër janë më të prekura nga i nxehti”. Java e ardhshme pritet te jetë më e freskët se kjo që po mbyllim ku u shënua dhe temperatura rekord. “Kemi një normalizim të lehtë të situatës termike. Dita e premte ka sjellë temperatura deri në 42.5 gradë celsius, të…

Read More

Mbajtja pastër e bregdetit, vijon të mbetet një sfidë me të cilën po përballen çdo ditë strukturat përgjegjëse, por që në të njëjtën kohë kërkon edhe një ndërgjegjësim qytetar. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, mesazhin sensibilizues të vogëlushes Niara, një thirrje përgjegjshmërie për kujdesin ndaj bregdetit dhe hapësirave publike. “Një mesazh kaq kuptimplotë nga Niara e vogël në bregdet, ku dëshiron të mbledhë guacka e jo mbeturina, si një thirrje përgjegjshmërie për të gjithë ne të rriturit që të kujdesemi për hapësirat publike dhe pastërtinë e plazheve në këtë sezon veror me flukse të jashtëzakonshme turistësh që po…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri vizitoi Spitalin Bashkiak të Librazhdit ku ofrohen shërbime për rreth 57 mijë banorë të Librazhdit dhe Prrenjasit. “Qeveria shqiptare dhe MSHMS punuan dhe realizuan premtimin për të rritur akoma më shumë pagat edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët këtë vit me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për mjekët përgjithshëm dhe me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për të gjithë infermierët”, deklaroi ajo. Ministrja e Shëndetësisë tha se janë thuajse 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor që do…

Read More