Vau i Dejës me pasuritë e jashtëzakonshme natyrore vijon të tërheqë çdo vit e më shumë tursitë. E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës, u shpreh se numrat e turistëve e vizitorëve janë gjithnjë në rritje. Ajo theksoi se Liqeni i Komanit, Lumi i Shalës dhe e gjithë kjo zonë mahnitëse duhet të marrin vëmendjen e duhur në investime për t’i bërë të mbërritshme destinacionet e pazbuluara dhe perlat e patreguara, për më shumë ekonomi, turizëm dhe mirëqënie për individët, familjet dhe komunitetin. “Në…
Author: tirana
Çekia dhe Gjeorgjia vijnë pas humbjeve në ndeshjet hapëse dhe sot do të kërkojnë pikë në Hamburg. Në grupin F, një prej grupeve më të balancuar, gjeorgjianët dhe çekët janë të “detyruar” të marrin pikë nëse duan të vijojnë më tej në turne. Komenti ndeshjes 50′ Me lojën e nisur nga pika e bardhë mesit të fushës çekët shkojnë me shpejtësi në portë dhe Schick godet portën por Mamardashvilli bën sërish heroin dhe e dërgon topin në goditje këndi 48′ Mikautadze shënon nga penalltia. 47′ Pretendimi i gjeorgjianëve për një prekje të topit me dorë. VAR akordon penallti. 46′ Godtje…
Në prag të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, kreu qeveritar nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qasja e qeverisë në dialog duhet të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës. “Nëse…
E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, vullnetarë nga shkollat e kryeqytetit dhe qytetarë, i janë bashkuar thirrjes për të pastruar njësinë, lagjen apo pallatin e tyre. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni në rrugën nacionale Ndroq-Plepa, i shoqëruar nga nxënës vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”. “Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe…
Deputeti i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me mbështetësit në Vlorë, të cilëve u kërkoi të mbështesnin alternativën që ai do të ofrojë në zgjedhjet e ardhshme. “Që zgjedhjet e radhës të mos jenë një tjetër tango e së vjetrës dhe së keqes që ka pushtuar vendin”, u tha Basha mbështetësve, “do të japim alternativën e duhur për të vazhduar rrugën pa asnjë ndalesë”. “Shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë programin që meritojnë sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë sesa Tango e vjetër që do ti mbajë pengë në analet…
Të hënën kuqezinjtë do të jenë përballë Spanjës, ku do të luhet për të kaluar në fazën tjetër të Euro 2024. Janë 8 ndeshje që janë zhvilluar mes Spanjës e Shqipërisë, të gjitha përballjet i kanë fituar iberikët. Spanja ka shënuar ndaj kombëtares shqiptare 31 gola në total, ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar në rrjetën e ‘furive të kuqë’ vetëm 3 herë. Për herë të parë këto dy kombëtare janë takuar në kualifikueset e Europianit 1988, ku Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë dhe 5-0 në Sevilje. Ndeshjen e dytë mes dy kombëtareve, Spanja e ka fituar 9-0 në Sevilje, e…
Pasi iku nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se vendi ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Ai e quajti tashmë Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës. ”Doja të jepja edhe sinjalin tjetër se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Kjo është plaga më e rëndë që ka kapluar atë që quhet Partia Demokratike, një pronë private e Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj. Më tej, Alibeaj befason edhe kur thotë se…
Për të dytën herë prokuroria e Tiranës pritet ti drejtohet me letërporosi Sllovenisë për të marrë informacion në lidhje me pronarët e një automjeti që u përdor për të vëzhguar Brilant Martinajn dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, para se të ekzekutoheshin te mbikalimi i Fushë Krujës më 17 korrik 2022. Automjeti, është gjetur i djegur më pas dhe janë gjetur disa të dhëna që e lidhin me Slloveninë. Në Kosovë për të njëjtin automjet është tentuar marrja e dëshmisë së një personi që e ka pasur përkohësisht në pronësi, por ai nuk ka qenë bashkëpunues…
Nga Gurali BrahimllariNë datën 23 maj 2024, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasbourg, pranoi kërkimin e aplikantit Bruno Contrada v Italia, duke konstatuar shkelje të drejtave “për respektimin e jetës private dhe familjare» te garantuara nga nenit 8 te KEDNJ, per shkak se konstatoi se pergjimet e bisedave të tij, ishin realizuar në kundërshtim me standardet e konsoliduara të kësaj Gjykate.Aplikanti ka qene oficer i lartë policie, me detyrë deri edhe zëvendësdrejtor i shërbimeve sekrete, por, pas një procesi penal të filluar në 1996, ishte gjetur fajtor për mbështetjen e shoqatës mafioze “ Cosa nostra” dhe ishte…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e tij në Vlorë ditën e sotme. Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se shqiptarët meritojnë më shumë se sa “tangoja e vjetër që kërkon t’i mbajnë peng”, duke theksuar se nuk do të ndalet në rrugën për t’u dhënë alternativën që u mungon. “Uroj që struktura jonë, që është gati dhe ka filluar punën për fushatën e ardhme, t’u paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e PD”, u shpreh Lulzim Basha. I pyetur nëse do të krijojë një parti të re politike, Basha nënkuptoi se…
Ylli Vangjelaj, 48 vjeç nga Vlora është shqiptari i arrestuar në Janinë pasditen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg për vrasje. Vangjelaj akuzohet për vrasjen e një prostitute Betty Ramirez, me origjinë nga Ekuadori, krim i ndodhur në vitin 1999. Gjykata e Apelit të Bolonjës e kishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg më 22 qershor 2011, vendim i cili mori formën e prerë më 23 tetor 2012. Autorët ishin pre, përfshirë Vangjelin dhe më 9 dhjetor 1999 dhunuan, torturuan dhe në fund e…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë. Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet…