Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjen e fundit të Grupit B, për Kampionatin Europian 2024, që do ta zhvillojë kundër Spanjës. Gjatë ditëve të stërvitjes, kuqezinjtë tanë kanë bërë edhe një video humoristike, në të cilën pyeten për sekretet rreth Kombëtares, por edhe në lidhje me preferencat e tyre personale. Me pak fjalë kuptuam që Jasir Asani, në një të ardhme mund të bëhet gazetar, dhe se Elseid Hysaj shpenzon një kohë të gjatë të ditës së tij duke luajtur “Playstation”, më saktë lojën “Call of Duty Warzone”. View this post on Instagram A post shared by FSHF…
Author: tirana
Poeti i njohur, Agim Doçi ka pësuar hemorragji celebrale në tru mëngjesin e sotëm (22 Qershor). Mësohet se poeti është shtruar në spitalin nr.5 dhe ndodhet në reanimacion pranë Neurologjisë në Tiranë. Raportohet se gjendja shëndetësore e Agon Doçit paraqitet e qëndrueshme.
Temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen plazhit. Kjo ka krijuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh në disa zona. Në Vlorë, në zonë e Skelës dhe përgjatë Lungomares ka një situatë të ngarkuar të trafikut rrugor, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së qytetarëve. Sakaq, edhe plazhi i Durrësit është mbushur nga pushues dhe turistë, të cilët po përpiqen të përballojnë temperaturat e larta, të cilat kanë prekur Shqipërinë javën e fundit.
Agjencia për Media dhe Informim, ka çelur një rubrikë të re e cila u mundëson qytetarëve që të drejtojnë pyetjet e tyre për Këshillin e Ministrave dhe institucionet e varësisë. Rubrika titullohet “Pyet Qeverinë”. MIA bëri të ditur se pyetjet mund të jenë mbi aspekte dhe fusha të ndryshme të qeverisjes, për sqarime apo më shumë informacion për vendimmarrjet e qeverisë dhe mbi çështjet me karakter publik. “Dërgoni pyetjet në in**@mi*.al dhe zyrtarët publikë do t’i përgjigjen shumë shpejt interesit tuaj”, bën të ditur në njoftimin e saj MIA. Në këtë rubrikë, pyetjet mund të adresohen mbi sektorët e qeverisjes, vendimet e…
Barcelona, një destinacion kryesor spanjoll për pushime, ka njoftuar se do të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028, një veprim i papritur drastik pasi kërkon të frenojë kostot e larta të strehimit dhe ta bëjë qytetin të jetueshëm për banorët. Kryetari i qytetit, Jaume Collboni, tha të premten se deri në nëntor 2028, Barcelona do të heqë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si qira afatshkurtra. “Ne po përballemi me atë që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës,” tha Collboni në një ngjarje të qeverisë së qytetit. Deri në 25,000…
Është zbardhur formulari i vetëdeklarimit që duhet të plotësojnë efektivët e Policisë së Shtetit, për t’iu nënshtruar procesit të vettingut. Në pyetësorin e publikuar, efektivëve iu kërkohet të deklarojnë nëse kanë shkëmbyer dhurata e favore me persona të inkriminuar. Gjithashtu në formular përfshihen pyetje nëse kanë pasur kontakte me të përfshirë në krimin e organizuar. Ndër të tjera duhet të tregojnë nëse kanë qenë të dënuar, apo nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti.
Nga Mimoza Ibra Përmes disa ndryshimeve në ligjin “Për Mbrojtjen Civile”, të hedhura në konsultim publik, qeveria heq përgjegjësinë nga vetja për t’u përgjigjur për dëmet e shkaktuara në raste të fatkeqësive natyrore. Ndryshe nga rasti i tërmetit të vitit 2019, kur qeveria mori përsipër ndërtimin e banesave të reja për qytetarët e prekur, me ndryshimet e reja, shteti jep ndihmë financiare, por nuk mbulon të gjitha kostot. Kjo ndërhyrje në ligj bëhet për të shtyrë më tej sigurimin e detyrueshëm të banesave, i cili në mënyrë vullnetare është në shifra të pakënaqshme. “Sigurimet vullnetare janë shumë shumë të ulëta.…
Gjykatësja Jennifer Panzer është duke negociuar të ardhmen e një burri nga Taxhikistani në gjykatën administrative në Këln. Procedurat gjyqësore për kërkesat për azil në Gjermannë fakt duhet të zgjasin vetëm tre deri në gjashtë muaj. Kështu që qeveria federale gjermane dhe landet federale vendosën në fillim të nëntorit 2023. Në Gjykatën Administrative në Këln, realiteti duket ndryshe. Kohëzgjatja mesatare e procedurës këtu është aktualisht: 27,7 muaj. “Ne do të bënim çmos për të përmbushur tre muajt nëse do të kishim gjyqtarët e nevojshëm në dispozicion,” thotë Panzer. Politikanët duan të përshpejtojnë procesin Gjyqtarë të mbingarkuar, shumë çështje, kohë shumë…
Shqipëri-Spanjë është sfida e fundit e grupit B që do të luhet të hënën në orën 21:00. “Iberikët” e kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa kuqezinjtë do të luftojnë për të siguruar një “biletë” për fazën me eliminim direkt. E vështirë duke pasur parasysh kundërshtarin, por jo e pamundur. Megjithatë çdo gjë po bëhet gati për sfidën. Kombëtarja zhvillon stërvitjet në Kaiserau dhe nga ana tjetër UEFA ka vendosur se kush do të jetë personi që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë. Bëhet fjalë për suedezin Glenn Nyberg. Ai do të ketë ndihmësit e tij Mahbod Beigi…
Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani nuk përballeshin mes vete në fushën e gjelbër, tifozët e tyre ishin në qendër të vëmendjes në javën e parë të turneut, duke shkaktuar incidente të ndryshme, që u ndëshkuan nga UEFA. Ditët e para të Euro 2024, që nisi më 14 qershor, u shënuan me disa incidente, në të cilat u përfshinë kryesisht tifozët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe të Serbisë në veçanti, por edhe një futbollist dhe një gazetar i sportit. Por, shumica e incidenteve u përqendruan rreth…
Kryesfida e kësaj të shtune në Euro2024 do të luhet në stadiumin e “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Turqia dhe Portugalia do të luajnë në orën 18:00 takim që vlen shumë për llogaritë e grupit F. Dy kombëtaret kanë marrë pikët e plota në sfidën e parë dhe duelojnë për kreun. Portugalia dhuroi emocione në ndeshjen e parë, pasi iu desh të përmbys 2-1 Republikën Çeke. Trajneri Roberto Martínez këmbënguli se skuadra e tij ishte fituese e denjë, por e shqetëson fakti i pësimit të golave, tani në pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit. Turqit tentojnë kalimin përtej…
Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit. Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit. View Post Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë. Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji. Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët. Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin…