Author: tirana

Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. Megjithatë duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës…

Read More

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë të forte në Top Talk me Juli Xhokaxhi në Top Channel lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme. Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025. Pse u ngritën tani dy komisionet e anti korrupsionit dhe dezinformimit, kur dihet që është sesioni i fundit parlamentar? Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam…

Read More

Dashi Prisni stabilitet dhe mundësi për rritje. Kjo do të jetë një ditë ku përpjekjet tuaja financiare ka gjasa të japin rezultate pozitive. Mbani mend, puna e palodhur dhe këmbëngulja do të jenë shoqëruesit tuaj besnikë ndërsa kaloni nëpër peizazhin e gjerë të karrierës suaj. Dashuria do të lulëzojë në zemrën tuaj. Demi Yjet parashikojnë stabilitet dhe rritje të mundshme financiare. Një qasje e matur dhe vendime të llogaritura do të hapin rrugën drejt prosperitetit. Në aspektin profesional, do ta gjeni veten të përfshirë në përpjekje domethënëse. Një romancë e re mund të pushtojë zemrën tuaj. Binjakët Zgjedhjet e matura…

Read More

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me përbërjen e PS-së dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme. Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025. ”Unë mund të mos jem në Parlament apo në qeveri. Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë”,-tha në TCH.

Read More

Qyteti i Shkodrës do të presë këtë fundjavë festivalin “Retro”, ku do të ekspozohen mjetet klasike të viteve ’60-‘70-’80, me targa të personalizuara. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës ftojnë qytetarët të vizitojnë makinat Retro, parada e të cilave është një vlerë e shtuar për sezonin turistik. “Sot n’Shkodër që këtë fundjavë mirëpret Andrra n’Retro. Bashkohuni me ne për të shijuar atmosferën magjike që do të ofrojë ekspozita e mjeteve Retro në sheshin përpara bashkisë më 22-23 qershor dhe për të krijuar kujtime të veçanta”, tha Spiropali në një postim në…

Read More

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) në raportin vjetor për vitin 2023, ka arritur në një përfundim duke zbardhur sistemin kapilar të korrupsionit me paratë e fermerëve që çuan në ndërprerjen e fondeve të BE-së për Shqipërinë. Pezullimi i programit, një përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR u cilësua një vit më parë nga ky institucion jo një ndërprerje por një procedurë normale hetimore. “Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë përdorimin e teknikave dhe kërkimeve shkencore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë,…

Read More

Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, pasi për të selia blu është kthyer në partia berishiste dhe se kjo gjë nuk e përfaqëson. ”Diferencimet me Berishën i kam që në 2012. Në 2012 kam qenë deputet i PD dhe kam pasur qëndrimet e mia, kam votuar kundër. Situata e shëmtuara të sulmeve tek selia, shpifjeve llumit të hedhur dhe mbi të gjitha dallimet e mëdha qëndrimet politike karshi korrupsionin konceptit të non gratës, karshi distancimit që do të duhet që një parti do të mbaj ndaj korrupsionit, një…

Read More

Polonia dhe Austria, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Dy kombëtaret, do të kërkojnë pikët e para në Europian, pasi vijnë në këtë takim, pas dy humbjeve. Polakët u mposhtën nga Holanda me përmbysje me rezultatin 2-1, ndërsa Austria u mund minimalisht nga Franca. Do të jetë një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy kombëtaret. 45’- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Te Polonia, Moder mes vendin e Piotrowski, ndërsa Widmmer aktivizohet në vendin e Grillitsch tek Austria. Mbyllet pjesa e parë. 45+1’-…

Read More

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë lënë pas konfliktet. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram, të cilit edhe Tayna i ka bërë repost. Reagimi i tij vjen pas bllokimit të këngës së Tayna-s në të gjitha platformat muzikore. “Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër, edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si…

Read More

Presidenti Bajram Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të At Antonio Bellusci, priftit arbëresh të Frasnitas në Arbërinë e Kalabrisë, misionar, intelektual dhe atdhetar i devotshëm. Kreu i Shtetit i përcolli një telegram ngushëllimi ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Donato Oliverio. “Sot, Eparkia e Lungros, komunitetet arbëreshe dhe i gjithë kombi shqiptar janë në zi për humbjen e ikonës albanologe, gazetar, shkrimtar, pedagog dhe etnolog, At Antonio Bellusci, një mbështetës i jashtëzakonshëm në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare”, tha Begaj. Presidenti theksoi kontributin e At Antonios në njohjen e identitetit arbëresh, nxitjen e zhvillimit kulturor të…

Read More

Kjo e premte është edhe dita më e nxehtë dhe për këtë, punonjësit e qarkullimit rrugor Krujë, kanë treguar kujdes. Sipas Ramës, ata kanë ofruar shishe me ujë të ftohtë për qytetarët dhe turistët dhe kreu i qeverisë e vlerëson këtë veprim. ”Sot një prej ditëve më të nxehta. Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve”,-shkruan Rama.

Read More

Ushtarë grekë janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë, në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it. Kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë greke dislokohen në Kosovë, pas dislokimit të parë të ndodhur nga shtatori në dhjetor 2023. “Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë”, thuhet në njoftim.

Read More