Author: tirana

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën, thotë se në qendër të bisedimeve me autoritetet shqiptare, ishte rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, si dhe ruajtja e përparimit të bërë në forcimin e gjyqësorit dhe pavarësisë së tij. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Nephew shprehet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por se ka ende mjaft punë për të bërë. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, si dhe komentoi nismën e fundit të shumicës socialiste për një cikël të ri reformash që lidhen…

Read More

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”, tha drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në takimin me strukturat e kësaj force në Njësinë 11. Veliaj tha se PS ka kurajon që t’i shohë njerëzit në sy, pasi është e vetmja forcë që mban fjalën e dhënë. “Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 100 e ca parti. Por, fakti se shumica e ndershme, punëtore, e drejtë, e palodhur e popullit, ka votuar PS, do të thotë se në një menu me 100 oferta, ka zgjedhur ofertën që i ngjan familjes së tij,…

Read More

”Basha duhet të krijojë një parti të re”,-thotë juristi Kreshnik Spahiu. Për të Basha s’duhet të merret më me vulën private të Sali Berishës. ”Basha duhet të krijojë një parti të re politike. Kjo është një lojë më e ndershme më e barabartë dhe i heq çdo lloj alibie Berishës i cili në 2025, kur të humbë zgjedhjet mos të thotë humba, por më kishin vjedhur vulën buxhetin. Vetë Berisha thotë se këta janë organizata kriminale të Edi Ramës”,-tha Spahiu. Po ashtu Kreshnik Spahiu e cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi sesa divorcin. Ai e cilësoi lëvizjen…

Read More

Polonia dhe Austria duan pikët e para në përballjen mes tyre, të vlefshme për Grupin D. Të dyja kombëtaret, vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para dhe duan suksesin në sfidën e sotme. Austriakët u mposhtën minimalisht nga Franca, ndërsa polakët humbën me përmbysje ndaj Holandës me rezultatin 2-1. Pritet një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy kombëtaret. FORMACIONET ZYRTARE: Poloni: Szczesny, Dednarek, Dawidowicz, Kiwior, Frankowski, Piotrowski, Zielinski, Slisz, Zalewski, Buksa, Piatek. Austri: Pentz, Mwene, Trauner, Lienhart, Posch, Grillitsch, Seiwald, Laimer, Baumgartner, Sabitzer, Arnautovic.

Read More

Armeni është vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës. Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme e cila shtoi se mbështet rezolutën e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe është në favor të zgjidhjes me dy shtete të konfliktit palestinezo-izraelit. “Republika e Armenisë ka aderuar në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Për më tepër, Republika e Armenisë është e interesuar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm midis popullit hebre dhe palestinez. Në platforma…

Read More

I nxehti i madh ka prekur Meksikën dhe ka marrë me dhjetëra jetë njerëzish, e mijëra të tjerë kanë probleme shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta. Moti i ngrohtë i nisur atje që në mes të marsit vazhdon deri në tetor, por në muajin maj një sërë qytetesh meksikane thyen rekordet e nxehtësisë. Autoritetet shëndetësore lokale flasin për mbi 155 jetë të humbura në më shumë se re muaj; 30 nga këto raste u shënuan vetëm ne periudhën ndërmjet 13 dhe 18 qershorit.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, ndërsa janë drejt përfundimit punimet e sinjalistikës dhe sigurisë. Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit është drejt përfundimit. “Vijon puna pa ndërprerje në aksin Palasë-Dhërmi, ku punimet janë drejtë përfundimit. Kanë përfunduar punimet e shtresave asfaltike të aksit kryesor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km. Janë drejtë përfundimit punimet e sinjalistikës vertikale, horizontale si dhe të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH.

Read More

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 182 mijë tonë nga 163 mijë tonë vitin e kaluar, njoftoi sot Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. ”Kjo rritje e qëndrueshme pasqyron përkushtimin e palodhur të fermerëve dhe bujqëve shqiptarë për të rritur prodhimin e produkteve “Made in Albania”. Gjithashtu, kjo rritje është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor”. Ministrja Denaj thekson edhe se ky progres na afron gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz të arritjes së 1…

Read More

Ukraina është rikthyer me fitore në Euro 2024 teksa ka mposhtur 2-1 Sllovakinë. Sërish ndeshja nisi keq për ukrainasit, pasi Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 17 me anë të Schranz. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të sllovakëve, të cilët u dorëzuan më pas në të dytën. Shaparenko barazoi rezultatin në minutën e 54, ndërsa Yaremchuk e vulosi rezultatin në 2-1 në minutën e 80. Ukraina ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Rumania dhe Sllovakia. Në ndeshjet e fundit në grup, Ukraina do të luajë me Belgjikën, ndërsa Sllovakia me Rumaninë.

Read More

E djathta radikale dhe liberalët janë në garë për t’u kthyer në grupin e tretë më të madh të Parlamentit Evropian. Grupi pro-evropian Ripërtëritja e Evropës humbi 20 vende në zgjedhje, pjesërisht për shkak të rezultateve të dobëta të partisë së presidentit Macron. Grupi Reformatorët dhe Konservatorët Evropianë, ECR, i drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, fitoi 4. ECR-së iu shtuan anëtarë të rinj nga parti të tjera të reja që nuk ishin rreshtuar përkrah grupit dhe tani e ka kaluar Ripërtëritjen Evropiane, me 83 kundrejt 81 mandateve. Prurjet më madhore janë 6 anëtarë nga rumunia AUR, një parti e kontestuar…

Read More

Shqipëria njeh vetëm humbje në përballjet me Spanjën në të kaluarën, e fundit në miqësoren e 26 Marsit të 2022 ku Kuqezinjtë u mundën 2-1. Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë. Trajneri Luis De La Funte tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin. “Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që…

Read More