Author: tirana

Demokratët rezervojnë ende një përgjigje negative ndaj ftesës së mazhorancës për t‘u bërë pjesë e komisioneve parlamentare të dezinformimit si edhe të luftës kundër korrupsionit. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Ervin Salianji, tha në një intervistë për RTSH-në se, me këto nisma, shumica kërkon të shtrijë kontrollin ndaj institucioneve. “PS së pari nuk e shtrin dorën përveç rasteve kur do të vjedhë ndonjë gjë dhe ky është rasti ku PS po kërkon që përmes krijimit të komisioneve, në rastin tjetër të kufizojë lirinë e shprehjes te portale apo media kritike dhe në një rast të kufizojë të drejtat që kanë…

Read More

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare. Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar të renë për motive të dobëta në banesë. Policia ka vënë në pranga shtetasit A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). “ Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu…

Read More

Shtëpia e këngëtarit shqiptar me banim në Itali, Ermal Meta, është grabitur. Këngëtari njoftoi për vjedhjen në rrjetet sociale dhe dha një mesazh për hajdutët. Ai fotografoi një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëroi me melodinë e Antonello Vendittit. “Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.” Ermali së fundmi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të…

Read More

Nestor Jonuzi vlerësohet nga kritika si një nga krijuesit e asaj që quhet “Shkolla e Vlorës” në pikturën shqiptare, e shquar për gamën e madhe të nuancave të ngjyrave dhe ndërthurjen e tyre me hijeshi dhe guxim. Përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Jonuzi ka rrëfyer se si ishte të bëje art në diktaturë.“Unë kam mendimet e mia për atë periudhë me gjithë kufizimet që dihen apo lufta e klasave që ka qenë një tmerr i vërtetë. Arti është dimension tjetër. Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, duhej të ishe i kontrolluar, por nuk ka penguar artistët…

Read More

Babë e bir dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Pas disa muajsh hetime policia greke zbuloi se babë e bir, 53 dhe 28 vjeç, kishin ngritur një biznes familjar të trafikut të drogës dhe bashkëpunonin me dy shtetasit shqiptarë 36 dhe 37 vjeç. Gjatë operacionit u kryen kontrolle në banesat dhe automjetet e autorëve ku u gjetën 25 pako me kokainë dhe 1 tjetër me kanabis, peshore precize, shtatë celularë me të cilët komunikonin me njëri-tjetrin dhe një radio. Gjithashtu është konfiskuar një pistoletë me plumba në karikator që 28-vjeçari e…

Read More

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, mund të kenë bërë një marrëveshje që kjo e fundit të shkojë në burg për të shpëtuar ish-Presidentin. Komentet Ngjela i bëri përmes një lidhje në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku komentoi divorcin mes Metës e Kryemadhit. Ngjela tha gjithashtu se ka ardhur koha që SPAK, që sipas tij drejtohet nga Uashingtoni, të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni. “Gjithçka quhet provë kur pranohet apo nuk pranohet në Gjykatë. Nga një sy profesional si avokat, mbrojtja është një ballomë e bardhë për të zënë pantallonin…

Read More

Mirlind Daku merr ndëshkimin e parë nga klubi i tij në Rusi. Rubin Kazan, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi thuhet në komunikatën zyrtare. “Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë. Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të të Podkastit “Flasim”. Në një rrëfim ndryshe çifti Grishaj-Osmani folën mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion. Në fillim të bisedës Arbana Osmani kujtoi kontaktin e parë të vendosur me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. “Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur. Ishe personazhi im i…

Read More

Ditën e djeshme, vendi ynë, i gjithë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe pjesa më e madhe e Kroacisë janë përballur me mungesën e energjisë. Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj. Problemi ka lindur si pasojë e rritjes shumë të madhe të ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta, ka njoftuar zyrtarisht ministri malazez i Energjisë, Sasha Mujoviq. Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta. Një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane…

Read More

Shqipëria ndodhet në Evropë – më pak se tre orë larg nga Parisi. Sipas Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendi mesdhetar është një destinacion i sigurt për të gjithë turistët, shkruan Thibault Petit në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Le Figaro”. Nëse planifikoni të udhëtoni në Tokën e Shqiponjave, ja disa rregulla që duhet të dini; Nuk ka nevojë për vizë për të shkuar në Shqipëri: edhe nëse ky shtet nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mjafton një pasaportë ose një kartë identiteti e vlefshme franceze nëse jeni një turist. Nëse qëndrimi juaj zgjat…

Read More

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ka shpallur fituesit e pozicionit të dekanit. Pas zgjedhjeve të rëndësishme të zhvilluar ditën e sotme rezultatet janë bërë të ditura mbrëmjen e sotme. -Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit Ekonomik, z. Shpëtim ÇERRI me 71.19 % të votave (sipas formulës). -Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës “, znj. Bederiana SHYTI me 70 % të votave (sipas formulës). -Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, znj. Elisabeta OSMANAJ me 80.1 % të votave (sipas formulës). -Shpallet fitues për…

Read More