Publicisti Ilir Demalia ka sjellë një poezi profetike, në ditën e vdekjes së poetit Agim Doçi. Ai e përshkruan artistin e ndjerë si njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. “Lamtumirë Agim Doçi! Njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. Agim Doçi ishte një njeri unik ishte AGIM. Agim Doçin o do ta pranoje siç është, ose me mirë mos i afroheshe fare”. Poezi nga Agim Doçi Kisha shumë vite që kisha vdekurErdhën plot njerëz dhe…
Author: tirana
Nga Zëri i Amerikës Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën. Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë. Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende: përfshirë Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën…
Një histori reale është ajo e një burri nga Kalifornia, i cili kaloi dhjetë ditë i bllokuar në male, pasi humbi në një shëtitje dhe ia doli të mbijetojë duke pirë sasi të mëdha uji. Lukas McClish, 34 vjeç, u nis për një ecje në malet Santa Cruz më 11 qershor, por humbi. Familja e tij zyrtarisht e raportoi atë të zhdukur dhe kërkimet nisën menjëherë. McClish u gjet falë një droni në Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods, parku shtetëror më i vjetër i Kalifornisë. “Kishte raporte të shumta të dëshmitarëve që dëgjuan dikë duke bërtitur për ndihmë, por vendndodhja…
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, ka ngritur si shqetësim kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët. Ajo ka kërkuar që të marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e tyre, pasi vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 6 minatorë. ”Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e tyre përsëritet çdo ditë: që luten çdo ditë të kthehen te fëmijët e tyre, nuk ka siguri në punë, nuk ka kontroll të sigurisë, as ndonjë raport, as kur ndodhin këto tragjedi, nuk kemi një…
Ylli i kombëtares, kapiteni Berat Gjimshiti është lojtari i Kombëtares me më shumë minuta këtë sezon, duke vendosur një rekord aktivizimesh. Berati në Serie A me Atalantën ka qenë në fushë në 37 ndeshje me plot 2832 minuta, në Kupën e Italisë në 5 ndeshje (450 minuta), në Ligën e Europës 12 ndeshje (1044 minuta) dhe me 12 ndeshje mes eliminatoreve, miqësoreve dhe Europianit (1036 minuta). Gjimshiti në sezonin 2023-2024, pa përfshirë ndeshjen e sotme, ka qenë në fushë në plot 66 ndeshje.
Sonte Shqipëria do të luajë në “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit fatet e Europianit të futbollit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori. Tifozët kuqezi janë mbledhur në mbështetje të kombëtares për sfidën ndaj Spanjës dhe në qytetin gjerman ku do të luhet ndeshja ka vetëm festë. Një festë që ka përfshirë edhe tifozët spanjollë. Me këngë e valle, tifozët kuqezi kanë bërë për vete kundërshtarët e tyre. Fundja, Europiani është një festë e shqiptarët dinë ta realizojnë këtë më së miri. View this post on Instagram A…
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri këtë të hënë u paraqit në SPAK ku qëndroi rreth 2 orë e gjysmë. Ai u shoqëra nga avokati Maks Haxhia. “Nuk kam asgjë për të thënë”,-tha ai pas daljes nga prokuroria. Mësohet se SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj ish-ministrit të brendshëm. SPAK ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilët familjarët e ish-ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare. Më 4 shkurt të vitit 2022, Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”. Për shkak se Tahiri…
Italinë e pret një mbrëmje e vështirë, qoftë edhe në nivel supersticioz. Të kaltrit do të luajnë kundër Kroacisë për raundin e fundit të sfidave në grupe në Kampionatit Evropian 2024 në një datë të pafat në kuptimin futbollistik për historinë italiane. E para daton në Kupën e Botës 2010. Italia nuk shkoi përtej barazimit ndaj dy kundërshtarëve sigurisht jo të pakalueshëm si Paraguai dhe Zelanda e Re. Duhej një fitore ndaj Sllovakisë së vendit të parë për të qenë e sigurt për të kaluar, por Hamsik dhe shokët e tij triumfuan 3-2. Golat e shënuar nga Di Natale dhe…
Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein-Westfalen (NRW). Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit sot në Düsseldorf, nga homologu i Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul ku u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara. Në prag të ndeshjes së tretë me Spanjës sonte në mbrëmje, Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau. “Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi Balla.
Shqipëria është në kërkim të historisë! Sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të jenë përballë Spanjës, një nga skuadrat më të mira në Botë. “La Roja” e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit B, por nuk do të jetë e thjeshtë aspak. FSHF në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar disa foto të veçanta të tifozëve pak orë para duelit ndaj Spanjës, si për të treguar se si ndaj Italisë dhe Kroacisë, atmosferë do të jetë spektakolare.
Vetëm në maj Shqipërinë e vizituan rreth 1 milionë pushues më së shumti nga Evropa, por në rritje janë dhe turistët nga Amerika, Azia, Afrika, e Lindja e Mesme. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe qershori pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive. Të huajt që hynë në territorin shqiptar u rritën me 38.2% më shumë se një vit më parë. Më së shumti qëllimi i hyrjes së shtetasve është për pushime, dhe më pak për biznes. Ndërsa i lartë vijon të jetë dhe numri i turistëve tranzit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit…
Një person rreth moshës 60-vjeç ka humbur jetën këtë të hënë teksa po lahej në plazhin e Velipojës. Trupi është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë. Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të Drande Markut, pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër. Më herët,…