Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha ne gjykate konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kerkese të prokurorisë. Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se djali i tij Danilo ishte i pranishëm në aktet e dhunës që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se djali i tij dhe serbë ishin ulur në një lokal, kur u sulmuan me karrige nga një grup shqiptarësh, tifozë të Schalkes. Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por…
Partia Demokratike ka ndryshuar sërish mendje për datën e protestës kombëtare. Burime nga PD bëjnë me dije se grupi nismëtar ka vendosur qe të afrojë me një ditë protestën duke caktuar datën 11 korrik, ditë e enjte ora 20.00. Më herët, PD kishte caktuar datën 12 korrik.
Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm. E Martë 25 Qershor 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 16/30°C – Zonat e ulëta 18/34°C – Zonat bregdetare 21/32°C Kosova për dt. 25 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pavarësisht skualifikimit nga Euro 2024, thotë se duhet të jemi krenarë. Pas ndeshjes së djeshme me Spanjën, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin 1-0, Duka shkruan se duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Evropian. “Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me…
Dashi Një mik kokëfortë duket se nuk e vlerëson ndihmën apo këshillën tuaj edhe pse ju thjesht po përpiqeni t’ia lehtësoni jetën. Ka disa ndryshime që po mendoni se do të ishin të dobishme për familjen, por të afërmit e shtëpisë nuk duket se duan t’i dinë. Dashuria po shfaq nuanca negative në aspektin e besimit tek njëri-tjetri. Financat kërkojnë të mos i shkelni vijat e kuqe! Demi Është e vështirë të gjeni durimin për të qëndruar të qetë me një klient apo koleg të padurueshëm. Në një problem financiar ose juridik do të jetë e rëndësishme të bëni të…
Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, gjë e cila duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai i tij, Ilmi Ismajli. “Ardian, Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim! Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje… Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta…
Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho ka folur pas humbjes ndaj Spanjës që solli dhe eliminimin nga Euro 2024. Strategubrazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kombëtare në duelet ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. “Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund. Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë.…
Shqipëria u eliminua nga Euro 2024, pasi humbi në sfidën ndaj Spanjës. Kryeministri Edi Rama thotë se kombëtarja kuqezi e kreu misionin e saj, ndërsa thekson se “skuadra jonë largohet me kokën lart”. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se “Shqipëria luajti futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të”. “FALEMINDERIT! Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e…
Mesfushori i Spanjës, Mikel Merino foli për KLAN TV pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Spanjë të fituar nga iberikët me rezultatin minimal 0-1. “U ndeshëm me një skuadër shumë të mirë që luajti shumë mirë ndaj Italisë e Kroacisë. E dinim që do të ishte e vështirë, por ne dhamë më të mirën. Duhet të jemi të lumtur pasi fituam 3 nga 3 ndeshje dhe do vazhdojmë përpara. Titulli? Ky është mentaliteti, duam trofeun. Por, duhet të mposhtim skuadra shumë të mira. Do të japim më të mirën pasi kemi besim tek aftësitë tona. Grupi është forca jonë dhe…
Shqipëria u eliminua nga Euro 2024 pas disfatës me Spanjën në Dyseldorf me rezultatin 0-1. Edhe pse lojtarët e Kombëtares provuan, sërish nuk arritën dot të gjenin rrjetën. Pas rënies së fundit të bilbilit, futbollistët shqiptarë u shtrinë në fushë të dëshpëruar për eliminimin.
Italia ka arritur të barazojë në minutën e fundit përballë Kroacisë në Leipzig, duke mbyllur kështu Grupin B. Sfida nisi mirë për të dyja skuadrat, por golat e vetëm erdhën në pjesën e dytë. Luka Modric kaloi në avantazh kroatët në minutën e 55’, ndërsa barazimi erdhi nga Zaccagni në minutën e 90+8’ të takimit. Kështu Italia e mbyll grupin në vendin e dytë me katër pikë, ndërsa Kroacia në vendin e tretë me dy pikë, duke i dhënë fund ëndrrës së saj europiane.