Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Pensionet, ish-ministri i PS-së jep alarmin për qytetarët: Sigurohuni te privati sa nuk është vonë

19:29 / June 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 malaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Do ta rekomandoja të mendoje dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve”,-thotë ish-ministri i Financave Arben Malaj, kur u pyet nëse kjo skemë aktuale garanton pensionin për të gjithë të punësuarit e sotëm. Përmes kalkulimit të shifrave, Malaj tregoi problemet e kësaj skeme të pensioneve, që sipas tij është deficitare.

“Skema ka probleme është deficitare. Shqetësimi ynë është që deficiti është shumë i madh. Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ishte sa 70% e investimeve të brendshme të Shqipërisë 1.58 herë më shumë se investimet e huaja. Këto para na reduktojnë para për politika sociale dhe prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm. Sot bota e ka vënë theksin te kohezioni social”.

Duke folur për rritjen e pagës mesatare që pritet të shkojë 9000 euro nga 1 korriku, Malaj tha se ky është një premtim duhet të jetë pjesë e politikave stimuluese. Për ish-ministrin e Financave vetëm me një skemë mbrojtjeje sociale për klasat e mesme dhe shtresat në nevojë mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik.

“Ajo që duhet bërë nga të gjitha forcat politike është që nuk ka në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik të një vendi nëse nuk ka një skemë të mirë në mbrojtje sociale për klasën e mesme dhe shtresat në nevojë. Kur marrim lekë nga rritja e inflacionit qeveria nuk merr taksë. Për të kompensuar duhet të kompensojmë pjesën kritike, duhet një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave shtesë nga inflacioni. Nuk janë të ardhura që ka marrë qeveria, janë të ardhura që janë krijuar në kurriz të konsumatorëve. Kemi konsumatorë që e përballojnë jetën e tyre, kemi konsumatorët që u preket niveli i jetesës, por edhe disa në nivele kritike e mbijetese. Politikat duhet të jenë të qarta e transparente që të mbështesësh këto shtresa në nevojë”,-tha në ”A2cnn”.

Arben Malaj pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.