Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në rundin e ri të dialogut, që do të mbahet në Bruksel më 26 qershor, do të diskutohet për gjendjen e këtij procesi dhe në rrugën përpara. “Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha Kurti. Takimi mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është konfirmuar edhe nga vetë blloku. Një ditë më parë, nga…

Read More

Shqipëria u eliminua nga Europiani pas disfatës me Spanjën. Një dedikim për kuqezinjtë ka bërë edhe vajza e trajnerit brazilian Sylvinho, Taty Mendes. Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, ajo tregon mbështetjen për Shqipërinë, teksa në foton e fundit të postuar, Taty shfaqet duke qarë për eliminimin e kuqezinjve. “Po qaj, por mirënjohëse”, shkruan Mendes në foton e saj.

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për dhjetë personat e akuzuar për rastin e laboratorit të kokainës në Frakull. Më konkretisht, bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr.…

Read More

Deputetja e PS-së, Edona Bilali ka ndërrmarë hartimin e një projektligji risi në Kuvend që mbështet pensionistët e vetëpunësuar. Bilali thekson se nisma fillimisht ka ardhur nga vendimi i qeverisë në gusht të vitit 2023, ku u hoq tatimi mbi fitimin, kurse tani sipas deputetes nisma do të jetë me një projektligj ku do mundësohet statusi i veçantë mbi niptin e biznesit të tyre dhe do të hiqet barra fiskale. Ajo bën thirrje dhe është shpresplotë që bashkitë e vendit do ta pranojnë heqjen e kësaj barre për këtë target grup. Deputetja thekson se është impenjuar maksimalisht dhe ka ndarë…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste do të marrë një tjetër fitore në zgjedhjet e 2025-s. Gjatë takimit me strukturat e Njësisë 9, Veliaj tha se PS nuk ka kohë të humbë me hallet e ”non-gratës”. “Për sa kohë ne fokusohemi tek hallet e njerëzve dhe jo tek hallet e Saliut, unë besoj se i kemi bërë një nder të madh vendit. Çdo minutë që humbasim me non-gratat, me këta vulë-humburit, me këta që djegin shtëpinë e tyre, është një minutë që kemi humbur për shtëpitë e njerëzve, për hallet e njerëzve…

Read More

Franca përballet me Poloninë në Dortmund, takim i vlefshëm për Grupin D të këtij europiani. Francezët vijnë në këtë takim, pas barazimin pa gola kundër Holandës dhe fitores minimale 1-0 kundër Austrisë. Ata kanë grumbulluar gjithsej 4 pikë dhe synojnë të marrin një tjetër fitore sot që të mund të kryesojnë grupin. Polonia është pothuajse e eliminuar, ndonëse ende jo zyrtarisht. Polakët kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para. NDESHJA LIVE 4-Minutat e para flasin për francezët. Barcola ndërhyn në zonë nga e majta dhe tenton një top drejt qendre. Largohet nga mbrojtja polake dhe goditja e parë…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Gjasat janë që mund të ndodhë që këtë javë, në të kundërt, është e sigurt që do të ndodhë në javën e parë të fushatës së ardhshme elektorale: Sali Berisha do të thyejë masën e arrestit në shtëpi! Ndoshta këto ditë Berisha do të hyjë në ashensorin e shtëpisë së tij duke shtypur butonin zero. Do të zbresë në hollin e katit të parë të banesës së tij dhe me deputetët e grupit të tij parlamentar si eskortë njerëzore, do të përshkrojë disa qindra metra drejt sallës së kuvendit. Militantë të tij, por dhe shumë tiranas e…

Read More

34-vjeçari Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve, por që më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar. Gjasula foli pasi ekipi i Shqipërisë u kthye këtë pasdite në Tiranë, fill pas eliminimit nga Euro 2024. “Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”. Nota për kombëtaren? ”Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë…

Read More

Emigranti Ilir Dedja u bë i njohur në Shqipëri për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve dhe një skandali në Zimbabve. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbulon se ai njihet me Ahmetajn që prej viteve të shkollës dhe dyshohet se po financon jetesën e partneres së tij në Lugano të Zvicrës. Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në qendër të Tiranës për të nënshkruar një kontratë me vlerë 500 mijë euro për shitjen e aksioneve të kompanisë C.G.C –një kompani…

Read More

Me rritjen e popullatës urbane, krizën klimatike dhe rrezikun ndaj biodiversitetit, një pjesë e madhe e qyteteve përballen me sfida të mëdha në parandalimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Vitet e fundit, tre kryeqytetet, Jerevani, Varshava dhe Tirana, kanë bashkëpunuar intensivisht për të minimizuar mbetjet bashkiake, duke përfshirë mbetjet shtëpiake të rrezikshme që prodhohen dhe shkojnë në landfille. Bashkëpunimi i tyre është mbështetur nga parimet, praktikat më të mira dhe financimi i Bashkimit Evropian. Këto tre qytete karakterizohen nga rritje e fuqishme demografike dhe ekonomike, çka shoqërohet me rritje të vëllimit të mbetjeve bashkiake. Derisa 1% e këtyre mbetjeve klasifikohen…

Read More

Një tjetër sherr është shënuar mes tifozëve në Kampionatin Europian të futbollit, pas sherrit mes serbëve dhe anglezëve në Gelsenkirchen, është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Leipzig. Pas përfundimit dramatik të sfidës Kroaci-Itali, që u mbyll me rezultatin 1-1, katër tifozë italianë kanë mbetur të plagosur pasi u sulmuan nga një grup ultrasish kroatë. Si pasojë e sherrit dy prej tifozëve Axurrë kanë përfunduar në spital. Autoritetet kanë arritur të identifikojnë 11 të dyshuar (kroatë dhe boshnjakë, të moshës nga 21 deri në 44 vjeç) si përgjegjës për sulmin dhe ata janë shoqëruar në komisariat, për t’u liruar më pas.…

Read More

Lulzim Basha flet për skandalin e Onkologjikut, ku mjekët bënin pazar me jetën e pacientëve. Basha shprehet se ky është dëshmia me e fundit e degradimit të një sistemi korruptiv që qeveria e Edi Ramës ka ngritur. Për të shëndetësia jo vetëm që nuk u bë falas, por piramida që ka ngritur Rama nuk kursen as të sëmurët dhe as ata që luftojnë me vdekjen. Postimi i plotë Shëndetësinë, sektorin jetik për jetën e shqiptarëve kjo qeveria e ka kthyer në vatër korrupsioni për të mbushur xhepat e saj. Rasti rrëqethës i Onkologjikut, ku bëhet pazar me jetën e pacientëve,…

Read More