Pas EURO 2024 dhe pas pushimeve të verës, ekipi kuqezi do të rikthehen menjëherë në fushë me përfaqësuesen. Ekipi i Sylvinhos synon që të bëjë paraqitje të mira në Nations League, në Ligën B në grupin B1. Me 7 shtator, Broja më shokë sfidojnë Ukrainën, ndërsa me 10 shtator presim Gjeorgjinë. Në tetor është në program takimi me Çekinë në transfertë, ndërsa me 14 tetor përballemi me Gjeorgjinë po jashtë. Në nëntor luhet Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, Rama foli edhe për administratën dhe për pjesën e zezë që është në të, ku edhe pati një mirënjohje për punën që po bën SPAK dhe prokuroritë e zakonshme. ”Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së disa deputetë kanë kërkuar shkarkimin e deputetes së Bashës, Flutura Açka si kryetare e Komisionit të Arsimit dhe Medias, për shkak se sipas tyre nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës. E njëjta kërkesë është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimin i disa këshilltarëve të grupit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. ”E mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse…
Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shefi i qeverisë bëri një renditje shifrash dhe shpalosi objektin e Komisionit Antikorrupsion, që sipas tij përkon me procesin screening në kuadër të integrimit në BE, për të hedhur poshtë akuzat se me ngritjen e tij mazhoranca ka për synim kapjen e drejtësisë. “Padrejtësisht u përfytyrua si përpjekje e Partisë Socialiste për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha dhe psetë…
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Alfred Belerin që e shpall atë fajtor, ka shkaktuar një reaksion zinxhir në institucionet vendore dhe qendrore. Rasti i Belerit është i ndryshëm nga vakancat e krijuara në të shkuarën në bashki të ndryshme pasi ai nuk ka marrë asnjëherë mandatin zyrtarisht, e për pasojë, nuk mund të shkarkohet nga detyra. Nga ana tjetër, Beleri tashmë i dënuar, është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, si e vetmja normë ligjore që e vendos atë në kushtet e papajtueshmërisë së mandatit të të zgjedhurit përball veprës penale të korrupsionit zgjedhor. Vendimmarrja për këtë çështje…
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, do të hapet më 30 qershor. Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut. Lajmi u bë i ditur nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan nga afër punimet e fundit që po realizohen në nyjen e Kasharit. “Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të…
Sara Gezdari futet në histori si e para shqiptare e Britanisë që konkurron ndonjëherë për deputete në parlamentin e vendit, këtë herë nga radhët e konservatorëve të qendrës së djathtë të kryeministrit Rishi Sunak. Ajo jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet. Sara nënë e dy fëmijëvem dhe e bija e Mond Gezdarit, ish-futbollistit të…
Familjarët i dhanë lamtumirën Armand Nelajt, biznesmenit që vdiq në rrethana ende të paqarta teksa notonte dy netë më parë. Shpërthimi i fuqishëm tronditi qytetin mbrëmjen e së hënës (24 qershor 2024) në orën 22:00, kur të gjithë ishin të fokusuar tek ndeshja Shqipëri-Spanjë. Viktima i veshur si polumbar ishte zhytur 100 metër larg portit të Sarandës. Policia fillimisht tha se ka shpërthyer bombola e oksigjenit, por këtë të mërkurë doli me njoftim të ri, ku bombola nuk përmend si shkak. Kjo pasi ka dyshime të forta se biznesmeni mund të jetë vrarë me tritol. “Dyshohet se ka humbur jetën…
Caktohet gjyqtarja që do të gjykojë padinë e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin. Ajo është Fahrije Budo. Padia shqyrtohet në gjykatën e Tiranës. Meta zbuloi se më 20 qershor 2024 se nisi procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Meta deklaroi se do të ndiqte rrugën ligjore për këtë çështje dhe se kishte njoftuar edhe djalin e tij Besarin.
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur në SPAK. Ai është thirrur për tu pyetur mbi dosjen e SPAK-ut sa i takon legalizimeve në këmbim te votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019. ku ne pranga pak kohe me pare u vendos nje ish punonjes i Aluiznit dhe nje ish kryeplak.
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen historike të pagave për mësuesit dhe punonjësit në sistemin arsimor parauniversitar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në komunikimin me median pas mbledhjes së qeverisë, e ka konsideruar këtë vendim historik për motivimin dhe mbështetjen e mësuesve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies. “Dua të ndaj me ju, por mbi të gjitha me mësuesit në sistemin tonë arsimor, një lajm vërtetë të mirë përsa i përket rritjes historike të pagave për mësuesit, e cila fillon nga 1 korriku dhe do të përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë kjo rritja…
Skandali në spitalin Onkologjik është i frikshëm. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Kjo çështje është e ndarë në tre pjesë: Pacientët e prekur nuk kanë marrë shërbimin e duhur por janë drejtuar në klinikat private. Barnat që duhet të ishin ekskluzive të Onkologjikut shiteshin në farmaci të lidhura me mjekët dhe e treta burimi i kobaltit që është bërë si vatër rreziku për jetën e mjekëve dhe pacientëve. Burimi i kobaltit është më shqetësuese. Një mjek ka ngritur zyrtarisht shqetësimin për rrezikun,…